27 Dhjetor 2023, 18:55
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
TETOVË- Një vrasje me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në Çellopek të Tetovës, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Autori i ngjarjes tashmë i arrestuar, Ilmi Islami, 60-vjeç i cili gjithashtu mbeti i plagosur, pasi dyshohet se u vetëlëndua me armë, u dërgua fillimisht në spitalin e Tetovës, më pas në atë të Shkupit.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një vendparkim. Mësohet pas sherrit, Islami ka qëlluar me armë zjarri drejt dy kushërinjve të tij babë e bir, 52 dhe 28-vjeç, ku i plagosur mbeti edhe një person i tretë, i cili u transportua gjithashtu në spitalin e Shkupit.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, i cili tha se vrasja e sotme kishte ndodhur për shkak të çështjeve të pazgjidhura pronësore.
“Për momentin kolegët punojnë në raport me zbardhjen e ngjarjes, bëhet fjale për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë të dhënat e para që i kanë dërguar kolegët tanë nga terreni. Presim që së shpejti të kompletohet gjithë procesi dhe do të kemi më shumë informata të detajuara”, deklaroi Spasovski. Ai theksoi që autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e rastit, për të cilën do të ketë edhe më shumë detaje.
vrasje ne tetove
Bota
27 Dhjetor 2023, 18:59
I.A
Jacques Delors
FRANCË- Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i konsideruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në mosh&eu...
Bota
27 Dhjetor 2023, 18:37
A.TH
Donald Trump
SHBA- Gjykata e Lartë e Michiganit rrëzoi kërkesën për të përjashtuar ish-presidentin Donald Trump nga voti...
Bota
27 Dhjetor 2023, 18:20
A.TH
Yahya Sare’e
SHBA- Luftanijet amerikane në Detin e Kuq janë përballur me rritjen e sulmeve nga grupi Houthi në Jemen gjatë j...
Bota
27 Dhjetor 2023, 18:08
A.TH
Gaza
LIBAN- Tre persona humbën jetën gjatë natës në sektorin lindor të Libanit jugor gjatë një sulmi ajror izraelit...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:54
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurën në disa pjesë të Rripit të Gaz&e...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:50
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli ka kthyer trupat e 80 palestinezëve në Gaza, pasi kishte kryer procesin e identifikimin nëse ishin apo jo&...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:26
r.ll
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e kishin ...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:10
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Prej pesë vjetësh, për herëtë parë nuk ka pasur asnjë kalim këtë Krishtlindje në...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:13
I.A
Gaza
GAZA- Ndërsa luftimet vazhdojnë në Gazë, izraelitët dhe palestinezët po mendojnë për hapat që do t&e...
Bota
27 Dhjetor 2023, 17:01
r.ll
Ilmi Ismaili
TETOVË- Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë pranga 60-vjeçarin, Ilmi Ismaili i cili dyshohet se pas sherrit...