Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Marina amerikane nuk ka thënë saktësisht se çfarë armësh po përdorin anijet e saj kundër sulmeve Houthi, por analistët mendojnë se një luftanije amerikane ka në dispozicion një sërë sistemesh armësh.
SHBA- Luftanijet amerikane në Detin e Kuq janë përballur me rritjen e sulmeve nga grupi Houthi në Jemen gjatë javëve të fundit. 17 dronë dhe raketa janë hedhur përgjatë 10 orëve vetëm ditën e djeshme. Yahya Sare'e, një zëdhënës i forcave Houthi, tha në X, se sulmet e fundit ishin në mbështetje dhe solidaritet të vazhdueshëm me popullin palestinez. Grupi kishte thënë më parë se kishte në shënjestër anijet e drejtuara për në Izrael pas pushtimit të Gazës nga forcat izraelite.
“Houthi, të mbështetur nga Irani kryen të paktën 100 sulme kundër 14 anijeve të ndryshme tregtare në Detin e Kuq gjatë muajit të kaluar”, tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan javën e kaluar.
Sulmet e shtynë Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, të njoftojë formimin e një koalicioni prej të paktën 10 vendesh për t'u fokusuar në sigurinë në Detin e Kuq. Koalicioni përfshin anijet anëtare të disponueshme pranë Detit të Kuq për t'iu përgjigjur sulmeve. Qëllimi i nismës ishte të pengonte sulmet e ardhshme të Houthit, por militantët megjithatë kanë vazhduar të sulmojnë anijet që operojnë pranë Jemenit. Deti i Kuq është shtëpia e një prej rrugëve më të rëndësishme të tregtisë detare në botë dhe sulmet kanë pasur jehonë të gjerë. Të paktën 44 vende janë të lidhura me anijet e sulmuara nga Houthi dhe sulmet kanë ndërprerë tregtinë më të gjerë ndërkombëtare.
“17 dronët dhe raketat e lëshuara nga Houthis të martën u rrëzuan me armë të bartura nga shkatërruesi i raketave të drejtuara USS Laboon dhe nga avionët luftarakë F/A-18 që fluturonin nga aeroplanmbajtësja USS Eisenhower, tha Komanda Qendrore e SHBA”.
Marina amerikane nuk ka thënë saktësisht se çfarë armësh po përdorin anijet e saj kundër sulmeve Houthi, por analistët mendojnë se një luftanije amerikane ka në dispozicion një sërë sistemesh armësh.
Gaza LIBAN- Tre persona humbën jetën gjatë natës në sektorin lindor të Libanit jugor gjatë një sulmi ajror izraelit...
foto ilustruese GAZË- Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurën në disa pjesë të Rripit të Gaz&e...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli ka kthyer trupat e 80 palestinezëve në Gaza, pasi kishte kryer procesin e identifikimin nëse ishin apo jo&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e kishin ...
foto ilustruese BRITANI- Prej pesë vjetësh, për herëtë parë nuk ka pasur asnjë kalim këtë Krishtlindje në...
Gaza GAZA- Ndërsa luftimet vazhdojnë në Gazë, izraelitët dhe palestinezët po mendojnë për hapat që do t&e...
Ilmi Ismaili TETOVË- Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë pranga 60-vjeçarin, Ilmi Ismaili i cili dyshohet se pas sherrit...
Kulla Eiffel FRANCË- Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan vazhdon me deklaratat e tij kundër Izraelit dhe liderit të këtij shteti, Benjamin Netanyahu...
Oliver Ivanoviç KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë ...