Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti, gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat pesimiste të presidentit serb, Vuçiç.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Ohër, aty ku do të mbahet takimi i dytë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarët e BE-së. Ai është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet.
“Jam i interesuar për një marrëveshje, po shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe besimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. S’mund të ketë kapitullim të Serbisë në Ohër, pasi që kjo ka ndodhur tashmë në Kumanovë më 9 korrik, 1999”, ka thënë Kryeministri Kurti për televizionin Alsat.
Kurti, gjithashtu ka komentuar edhe deklaratat pesimiste të presidentit serb, Vuçiç.
“Dëgjova deklaratat se çdo marrëveshje në Ohër është e refuzuar apriori. Nuk mendoj se kjo është një qasje konstruktive. Unë nuk them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar një mosmarrëveshje, por nuk mund të them që edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje e njëmendtë. E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por sigurisht që nuk mund t’ia garantoj marrëveshjen palës tjetër”, theksoi Albin Kurti.
Takimi në Ohër
Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
Volodymyr Zelenskyy RUSI- Presidenti ukrainas reagon për herë të parë për lëshimin e një urdhri arresti për Vl...
Foto ilustruese UKRAINË- Mediat ndërkombëtare 'ziejnë' për urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkomb&eu...
Radoje Zvicer MALI I ZI- Pesë persona, pjesë të grupit kriminal Kavaçi, të kryesuar nga Radoje Zvicer janë vënë ...
Sergei Markov RUSI- Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për d&e...
Ford SHBA- Firma e prodhimit të makinave “Ford” ka njoftuar se po tërheq nga qarkullimi mbi 1.2 milionë mjete në Shtetet e ...
James Cleverly BRITANI- Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin e Gjykatës Nd&eu...
Vladimir Putin RUSI- Vendimi i ICC-së për të lëshuar një urdhër-arresti për Vladimir Putin është një...
Dario Nardela ITALI- Dario Nardela, kryebashkiaku i Firences nga radhët e Partisë Demokratike, mëngjesin e sotëm, me disa pjesëtar...
Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin RUSI- Përveç presidentit rus Vladimir Putin, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë...
Josep Borrell dhe Vladimir Putin SHBA- Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e...