LIVE UPDATES
Bota

Kurti para studentëve në Itali: Kosova shembull i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor

Ceremonia në të cilën diplomuan 82 studentë nga 32 shtete u mbajt në ndërtesën historike Scuola Grande San Giovanni Evangelista në Venecia të Italisë.

23 Shtator 2024, 22:01 Nga E. D
Kurti para studentëve në Itali: Kosova shembull i demokracisë dhe
Albin Kurti

ITALI- Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të programit evropian të masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA), ku ishte i ftuar si folës kyç. Ceremonia në të cilën diplomuan 82 studentë nga 32 shtete u mbajt në ndërtesën historike Scuola Grande San Giovanni Evangelista në Venecia të Italisë. Studentë të programit (EMA) për 20 vjet kanë vizituar Kosovën në fund të semestrit të tyre të parë për të parë nga afër realitetin e punës në terren për të drejtat e njeriut dhe gamën e gjerë të aktorëve që u kërkohet të rindërtojnë shoqërinë pas luftës.

Gjatë këtyre vizitave studimore, studentët e programit janë mirëpritur për takim dhe diskutim nga kryeministri Kurti. Në adresimin e tij, ai u shpreh i nderuar me ftesën për të qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 27-të të programit. Ai tha se ky vit akademik përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm dhe që ndërlidhen njëra me tjetrën. Së pari, në dhjetor të vitit 2023 u shënua 75-vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që përbën dokumentin themeltar të të drejtave të njeriut, dhe së dyti këtë vit u shënua vizita e 20-të studentore e programit EMA në Kosovë për të marrë mësime të dorës së parë rreth promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit të shoqërisë në terma praktikë.

“Republika e Kosovës sot, ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, përfaqëson një udhëtim të jashtëzakonshëm nga thellësia e represionit, aparteidit dhe gjenocidit deri në atë që jemi bërë tani: një fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, tha Kurti.

Gjithashtu Kurti shtoi se të Drejtat e Njeriut janë shpikja më e madhe e shekullit të 20-të dhe besnikëria jonë ndaj të drejtave të njeriut do ta përcaktojë fatin e shekullit 21, dhe se përmes tyre ne bëhemi ata që jemi, pra qenie njerëzore. Po ashtu ai u bëri thirrje të sapodiplomuarve që të vazhdojnë të bëjnë pyetje, të jenë kureshtarë dhe të angazhohen pa ndalë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Kryeministri Kurti në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala.

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet