26 Tetor 2023, 14:57
Nga r.ll
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre. Ai nuk dha ndonjë deklaratë para gazetarëve.
Takime të ngjashme, aktualisht, po zhvillon presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.
Kurti dhe Vuçiç po priten veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Stano tha se ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, tani për tani, nuk është planifikuar. Por, disa burime diplomatike në Bruksel thanë se takimi i tyre i përbashkët do të varet nga takimi me udhëheqësit evropianë.
Përfaqësuesit e këtyre të fundit janë pjesë e “pesëshes së madhe” që vizitoi Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor dhe u paraqiti një plan për normalizimin e marrëdhënieve.
Stano konfirmoi se plani përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, nga Serbia kërkon të konfirmojë mbështetjen e saj për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.
Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”./REL/
albin kurti
Bota
26 Tetor 2023, 14:44
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ngritur edhe një herë akuza të reja ndaj SHBA-së dhe Per...
Bota
26 Tetor 2023, 14:31
f.i
Lulzim Hetemi
KOSOVË- Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi tha se me kryeministrin Albin Kurti ka “kontakte të shpeshta” dhe...
Bota
26 Tetor 2023, 14:25
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Teksa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor, një zyrtar iHamasit ka zbuluar detaje nga sulm...
Bota
26 Tetor 2023, 14:24
a.l
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillim...
Bota
26 Tetor 2023, 14:24
A.B
Foto ilustruese
Familjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e paguajnë më shtrenjtë energjinë që konsumojn&...
Bota
26 Tetor 2023, 14:22
a.l
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nisi takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të n...
Bota
26 Tetor 2023, 14:10
a.l
Edi Rama dhe Lulzim Hetemi
KOSOVË- Prej gati gjysmë viti, kryetari i komunës së Leposaviç, Lulzim Hetemi ndodhet i ngujuar n&eu...
Bota
26 Tetor 2023, 14:14
Marko Kovaç
MALI I ZI- Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosov&eum...
Bota
26 Tetor 2023, 14:09
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas ka deklaruar se 7,028 palestinezë janë vrar...
Bota
26 Tetor 2023, 14:01
a.l
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehet se Izraeli duhet të ushtrojë të drejtën e t...