Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përkundrazi, gjatë muajve të ngujimit të tij në zyrë, veriu i Kosovës është përballur me tensione që shkuan deri në dhunë e më pas arritën deri te një sulm nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
KOSOVË- Prej gati gjysmë viti, kryetari i komunës së Leposaviç, Lulzim Hetemi ndodhet i ngujuar në zyrën e tij dhe gjatë kësaj kohe Veriu i vendit po 'zien' nga 'trazirat'. Për sigurinë e tij dhe të vendit për shkak të tensioneve e protestave të dhunshme, Hetemi hyri në komunë me ndihmë të Policisë e kërkesë të BE-së.
Prej javësh pala serbe bëri thirrje për tërheqjen e tij dhe dy të zgjedhurve të tjerë në komunat me shumicë serbe në Veri, por pas takimesh të njëpasnjëshme me negociatorët duket se nuk është arritur asnjë zgjidhje e përbashkët për uljen e tensioneve dhe procesin e dialogut.
Përkundrazi, gjatë muajve të ngujimit të tij në zyrë, veriu i Kosovës është përballur me tensione që shkuan deri në dhunë e më pas arritën deri te një sulm nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
Por nga të gjitha zhvillimet në vend, akuzat, deklaratat për gati gjysmë viti, Hetemi mban mend veçanërisht disa fjalë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili herë pas here e ka përmendur atë. Hetemi tha të mërkurën se nuk do të dorëzohet dhe se do të vijojë të qëndrojë aty. Ramën e quajti “kryeministër kukull”.
“Në fillim me të thënë të vërtetën fort jam shqetësuar. Mendojsha për çka jam unë këtu. Këtu dy rrugë janë, ja me ecë e me e lënë këtë territor qysh tha Rama tokë e shkretë, tokë e askujt – por mua s’ma ka marrë mendja me e lënë. Sa i përket fjalëve, çka me thënë…”, tha ai në një intervistë për RTK-në.
“Ose duhet me ecë, me shku në jug e me e lënë tokë të askujt qysh tha.. se kryeministër i Shqipërisë ka emër të madh, por z. Rama që ka thënë, dhe që është marrë dy-tri herë me mua shaka duke bë, po dihet.. po i del fytyra edhe atij që është një kryeministër kukull aty në shtetin amë, në Shqipëri”, shtoi Hetemi.
Rama ka ironizuar jo pak herë me ngujimin e Hetemit brenda objektit të komunës. Kur fliste për të, i referohej me Oso Kuka, emrin e kapitenit të rojeve të kufirit osmano-malazez në shekullin XIX, i cili mbahet në mend kryesisht për historinë e tij të vetëflijimit. Në një luftim me ushtarë malazezë, Oso Kuka e kishte vrarë veten, duke u bërë më pas personazh edhe i shumë veprave letrare shqipe.
“Ç’do të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka”, shprehej Rama për Euroneës Albania.
Në një rast tjetër, ai përsëri thoshte se janë dy opsione, për ta bëjë zgjidhjen, ose për të luftuar “me të gjithë botën për Oson”.
“Duam ta arrijmë marrëveshjen dhe ta mbarojmë këtë fazë të historisë me atë që Albini vetë e quan njohje ‘de facto’, apo duam të luftojmë me të gjithë botën për Oson. Këtu ndahet kjo, nuk ka tjetër. O për Oso Kukën atje që të mos dorëzohet, duke ndenjur brenda – se u bë dy muaj atje që s’del dot as të marrë ajër në dritare, i vetvendosur, i vetburgosur, me Policinë që e ruan dhe për atë plesht të digjet i gjithë jorgani – ose ne të bëjmë gjërat që na takojnë dhe ta lartësojmëmë tutje kombin shqiptar”, shprehej Rama në një intervistë në Klan Kosova.
Hetemi tha se vetëm po e vuan “të keqen që e kanë shkaktuar qeveritë tjera”.
“Këtu është i burgosur, i ngujuar qysh thojke Edi Rama, shumë interesant…”, tha ai duke qeshur.
Por Hetemi e ka veçuar deklaratën e Ramës se “veriu është tokë e askujt”, qëndrim të cilin edhe pas reagimeve të ashpra që i ka marrë, Rama e ka mbrojtur edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
“Pse nuk është tokë e askujt kur aty lulëzojnë grupe kriminale?! Kur nuk e di ç’do të ndodhë nesër?!”, tha Rama, duke përsëritur “domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”.
Hetemi tha se situata “është e qetë”, dhe kërkoi që “institucionet të bisedojnë që KFOR-i të largohet prej oborrit të komunës”, pasi tha se ndihet i sigurt me praninë e policëve të Kosovës.
Marko Kovaç MALI I ZI- Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosov&eum...
foto ilustruese IZRAEL- Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas ka deklaruar se 7,028 palestinezë janë vrar...
Charles Michel BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehet se Izraeli duhet të ushtrojë të drejtën e t...
Drug Dealer BRAZIL- Quhet "Calixcoca" dhe ja gjithçka që duhet të dini për këtë vaksinë për kokain&eum...
SHBA SHBA- Protestat e pro-palestinezëve në SHBA vazhdojnë, ndërsa ditët e fundit në rrjet është duke qarkulluar nj...
Yair Lapi IZRAEL- Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapi ka kritikuar ashpër trajtimin e krizës nga qeveria e Benj...
Konstantinos Mitsotakis GREQI- Paraditen e së premtes do të bëhet në Derviçan zbulimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis. ...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur në një organizim të FSK-s&e...
Protesta BRUKSEL- Një numër i shqiptarëve që jetojnë në Bruksel, dje kanë protestuar para ndërtesës s&eum...
Luiz Inacio Lula da Silva BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Lula da Silva thotë se përshkallëzimi në Gaza nuk ishte një lu...