26 Tetor 2023, 14:14
Nga DOSJA
Marko Kovaç
MALI I ZI- Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiç, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999, konfirmoi Ministria malazeze për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, kushtet ligjore për ekstradim janë plotësuar, por ministri Kovaç e refuzoi ekstradimin e tij, pasi mendon se është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime i ka bërë Vukotiqi, të cilat janë pjesë e veprave penale, por thuhet se pas 24 vjetësh, gjoja është paraqitur një dëshmitar i cili e ka njohur atë nga fotografia e tij në një album”, tha Ministria.
Vukotiç u arrestua më 25 shtator dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit ekstradues. Ai kërkohej nga Interpoli përmes UNMIK-ut, Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.
Kosova nuk ka lidhje direkte me Interpolin, por komunikon me të përmes UNMIK-ut. Pas arrestimit të tij, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviç, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.
"Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi," tha Knezheviç.
Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t'u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje. Knezheviç tha se në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi - Zhivko Vuksanoviq dhe Momçillo Bulatoviq - u arrestuan për krime të dyshuara lufte pas dy dekadash e gjysmë.
Ai i vlerësoi arrestimet e këtyre personave si “terror ndaj popullit serb që po tenton të përhapet në Mal të Zi”. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës. Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Dhjetë ditë pas Vukotiçit, në Mal të Zi u arrestua edhe shtetasi i Kosovës me inicialet IB, 48 vjeç, i dyshuar për krime lufte në Kosovë./REL
marko kovaç mali i zi
Bota
26 Tetor 2023, 14:09
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas ka deklaruar se 7,028 palestinezë janë vrar...
Bota
26 Tetor 2023, 14:01
a.l
Charles Michel
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehet se Izraeli duhet të ushtrojë të drejtën e t...
Bota
26 Tetor 2023, 13:45
a.l
Drug Dealer
BRAZIL- Quhet "Calixcoca" dhe ja gjithçka që duhet të dini për këtë vaksinë për kokain&eum...
Bota
26 Tetor 2023, 13:36
a.l
SHBA
SHBA- Protestat e pro-palestinezëve në SHBA vazhdojnë, ndërsa ditët e fundit në rrjet është duke qarkulluar nj...
Bota
26 Tetor 2023, 13:33
a.l
Yair Lapi
IZRAEL- Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapi ka kritikuar ashpër trajtimin e krizës nga qeveria e Benj...
Bota
26 Tetor 2023, 13:12
a.l
Konstantinos Mitsotakis
GREQI- Paraditen e së premtes do të bëhet në Derviçan zbulimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis. ...
Bota
26 Tetor 2023, 12:52
a.l
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur në një organizim të FSK-s&e...
Bota
26 Tetor 2023, 12:48
a.l
Protesta
BRUKSEL- Një numër i shqiptarëve që jetojnë në Bruksel, dje kanë protestuar para ndërtesës s&eum...
Bota
26 Tetor 2023, 12:26
a.l
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Lula da Silva thotë se përshkallëzimi në Gaza nuk ishte një lu...
Bota
26 Tetor 2023, 12:07
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Papa Françesku kanë zhvilluar sot një bisedë telefonik...