LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Synimi ynë është që brenda 9 vjetësh të jemi pjesë e BE-së

Kreu qeveritar tha se viti i ri në kuptimin evropian të fjalës për Kosovën filloi pikërisht sot, më 15 dhjetor, kur edhe si shef qeverie e dorëzoi në Pragë aplikimin për anëtarësim në BE.

15 Dhjetor 2022, 22:58 Nga I.A
Kurti: Synimi ynë është që brenda 9 vjetësh të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për shpejtësinë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian në vitet në vijim. Kreu qeveritar tha se viti i ri në kuptimin evropian të fjalës për Kosovën filloi pikërisht sot, më 15 dhjetor, kur edhe si shef qeverie e dorëzoi në Pragë aplikimin për anëtarësim në BE.

Kurti nga Praga, në një interviste me korrespodenten e RTK-së Gjeraqina Tuhina, ka treguar se Kosova synon që mesataren e anëtarësimit në BE ta ketë 9 vite.

“Prej 27 shteteve të BE-së, 6 sosh janë themeluese e 21 të tjera kanë pasur intervale të ndryshme kohore derisa u anëtarësuan, por mesatarja  e tyre është 9 vjet. Andaj, edhe ne synojmë që ta kemi këtë mesatare si objektiv, duke e ditur që kemi shumë punë edhe në shtëpinë tonë edhe në fqinjësinë tonë. Sepse, pa i rregulluar marrëdhëniet ndërfqinjësore nuk mund të llogarisim në anëtarësim të suksesshëm”, tha i pari i ekzekutivit.

Por, kjo siç tha ai, nuk vlen vetëm për Kosovën, por vlen për të gjitha gjashtë shtetet që ende ngelen të paintegruara.

“Me procesin e Berlinit të rimarrë nga kancelari Scholz, i cili qysh në fillim kurorëzoi 3 marrëveshje që duhet  të ratifikohen në 6 parlamente, dhe pas agresionit rus në Ukrainë, unë jam i bindur se ndodhemi në një vetëdije të llojit të ri në shkallë evropiane, që do të përshpejtojë inkuadrimin e Bashkimit Evropian në Ballkan, për anëtarësimin e Ballkanit në Bashkim Evropian”, tha ai.

Ai tha se tre mijë kilometra do të shkurtohet kufiri i jashtëm i BE-së, atëherë kur inkuadrohet Ballkani në BE.

“Nuk vlen veç për Kosovën, por thuajse secila familje në Ballkanin Perëndimor e ka një anëtar në Evropën perëndimore dhe ndërkohë që ne duam të bashkohemi në familjen evropiane, ne bashkohemi edhe me familjet tona”, tha Kurti në këtë intervistë nga Praga.

Kryeministri ka treguar pse ka kaq shumë optimizëm për rrugën e shpejtë evropiane të Kosovës.

“Për shkak se Kosova ka dy vjet që është më ndryshe. Në mesin e 14 shteteve të Evropës lindore që ende nuk janë në BE, është viti i dytë që Kosova është e dyta në listë sa i përket sundimit të ligjit sipas projektit botëror të drejtësisë dhe të dytët në rang global sa i përket përmirësimit në sundim të ligjit. Raporti i Progresit është më i miri ndonjëherë. Në luftë kundër korrupsionit kemi 17 vende avancim përpara, njëjtë si për lirinë e mediave. Karakteristikat ekonomike të rritjes tregojnë për progres, e kjo po vlerësohet nga Brukseli”, tha ai.

I pyetur nëse është e gatshme Kosova të bëjë hap para në dialog që të marrë përgjigje pozitive të Brukselit, kreu qeveritar tha se janë të  përkushtuar, konstruktiv, aktiv e kreativ në dialog, por për marrëveshje, tha ai,  nevojiten të dyja palët.

“Përderisa Kosova ka bërë hapa para, Serbia ka bërë hapa prapa. Ata dërgojnë letra e kërkesa për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë, në anën tjetër ata bëjnë thirrje për barrikadim të veriut që paraqet veprim të paligjshëm në Kosovë dhe pengues para së gjithash për vetë serbët. Një lloj histerie që e përfshiu Beogradin zyrtar, pasi që u emërua Nenad Rashiq ministër në Qeverinë e Kosovës, nuk e tregon fuqinë e tyre, por pafuqinë e tyre”, vijoi ai.

Por, shtoi se shtetet mos njohëse nuk po e presin dialogun Kosovë- Serbi, por po e presin stabilitetin e mëtutjeshëm të progresit e zhvillimit në Kosovë.

“Ne po e rregullojmë imazhin  Kosovës, po i rregullojmë karakteristikat e brendshme të Kosovës dhe mendoj që me punë sistematike do të na vijë dita edhe kur këto 5 shtete do t’i bashkohen 22 të tjerave. Po që se kemi mirëbesim dhe qëllim për marrëveshje Kosovë-Serbi për normalizim të plotë të marrëdhënieve, unë jam i bindur se kjo arrihet për disa muaj. Por, nuk nevojitet të kërkohet nga Kosova më shumë për shkak se nevojitet të kërkohet nga Serbia shumë më shumë sepse qartazi është duke u paraqitur si shteti ballkanik me më së shumti fuqi destabilizuese. Ata po kërkojnë të dëgjohen të parët e më së shumti në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Kurti.

Ai, sërish foli për gishtin e fajësisë që shefi i diplomacisë evropiane i kishte drejtuar me 21 nëntor kur kishte dështuar fillimisht marrëveshja në Bruksel. Qëndrimin e Borellit e quajti qëndrim të padrejtë dhe gjuhën jo adekuate.

“Me 21 nëntor, kishim një propozim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell, e cila nuk përfshinte fare çështjen  propozimit evropian të përkrahur nga Franca, Gjermania e SHBA, por merrej veç me çështjen e targave. Si i tillë nuk ishte i pranueshëm e sigurisht ndaj meje u përdor një qëndrim i padrejtë dhe gjithashtu një gjuhë jo adekuate. Kjo ishte më 21 nëntor, por me 24 nëntor bëhet një deklaratë krejt tjetër të cilën unë do ta pranoja më 21 nëntor, por nuk ishte në tavolinë”, përfundoi Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë