LIVE UPDATES
Bota

Kush do e drejtojë perandorinë e biznesit pas vdekjes së Silvio Berlusconit? Pasuria e tij kap vlerën e rreth 6 miliardë euro

Gjatë jetës së tij, Berlusconi grumbulloi një perandori të madhe që përfshinte median, pasuritë e paluajtshme, financat, kinemanë dhe sportin - si dhe një parti të fuqishme politike që është pjesë e qeverisë aktuale të Italisë.

14 Qershor 2023, 17:05 Nga DOSJA
Kush do e drejtojë perandorinë e biznesit pas vdekjes së Silvio
Silvio Berlusconi

ITALI- Italia është duke mbajtur një ditë zie kombëtare, për humbjen e Silvio Berlusconit. Të gjithë flamujt italianë dhe evropianë në ndërtesat publike janë ulur në gjysmështizë. Sheshi jashtë katedrales u mbush me mijëra njerëz që tundnin flamujt italianë të Forza Italia dhe flamujt e AC Milan, duke duartrokitur dhe brohoritur: "Silvio do të jetë gjithmonë presidenti ynë".

Mediat italiane shkruajnë se ky lloj nderimi është i paprecedentë për një ish-kryeministër. Një funeral shtetëror është një privilegj që zakonisht rezervohet për papët, heronjtë e luftës dhe ministrat në shërbim.

Milano është një qytet i lidhur thellësisht me Silvio Berlusconin, këtu ai lindi dhe ku filloi karrierën e tij. Gjatë jetës së tij, Berlusconi grumbulloi një perandori të madhe që përfshinte median, pasuritë e paluajtshme, financat, kinemanë dhe sportin - si dhe një parti të fuqishme politike që është pjesë e qeverisë aktuale të Italisë.

Ai ishte një nga njerëzit më të pasur të Italisë. Sipas Forbes, asetet e tij të biznesit kapin vlerën e rreth 6 miliardë euro (5.15 miliardë paund).

Por ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush duhet të drejtojë perandorinë e tij të biznesit pas vdekjes së tij, dhe ka gjithashtu pyetje të mëdha mbi të ardhmen e partisë Forza Italia që ai krijoi. Berlusconi ka dy fëmijë nga martesa e parë, dhe tre nga e dyta. Të gjithë ata kanë aksione në Fininvest. E ardhmja e interesave të tij të biznesit ka të ngjarë të varet nga mënyra se si ai ka zgjedhur të shpërndajë 61% të aksioneve që kishte në Fininvest.

A do të ketë pjesë të barabarta për të gjithë, apo më shumë për dy fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, të cilët kanë mbajtur role drejtuese në perandori që nga fillimi i viteve 1990?

Pasuri të tjera me vlerë janë padyshim vilat e shumta luksoze të Berlusconit. Ato mund të jenë të ndërlikuara për t'u kaluar tek pasardhësit e tij në mënyrë të barabartë.

Vila e tij San Martino në Arcore, në veri-lindje të Milanos, mbulon 3.500 m2 dhe daton në shekullin e 18-të. Ai gjithashtu ka shtëpi në Liqenin Maggiore, në Romë, Kanë, Karaibe dhe vende të tjera. Më e veçanta është Villa Certosa, një rezidencë në Sardenjë që ai bleu në vitet 1970.

Ai priti liderët botërorë atje, nga Vladimir Putin te George W. Bush. Rezidenca ka 126 dhoma. Vlera e tij vlerësohet në 259 milionë euro.

Pyetja kryesore është nëse ai unitet familjar mund të ruhet tani që Berlusconi vdiq, dhe çfarë ndikimi mund të ketë në të ardhmen e perandorisë së tij të biznesit.

Vdekja e tij mund të jetë katastrofike për të ardhmen e partisë së tij politike. A mund të mbijetojë Forza Italia pa krijuesin e saj karizmatik - apo mund të shpërbëhet brenda disa muajsh?

Ai ishte lideri i fundit populist, dhe çuditërisht, partia që ai krijoi u formua tërësisht rreth personalitetit të tij.

Krahu i tij i djathtë, ministri i jashtëm Antonio Tajani, ka mohuar kategorikisht se e ardhmja e saj është në rrezik: "Është e paimagjinueshme që partia të zhduket".

Por pjesa e votave të Forza Italia tashmë kishte rënë në 8% në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit të kaluar. Shumë italianë që e mbështetën partinë, e bënë këtë sepse ishin besnikë të Berlusconit dhe do të jetë e ndërlikuar të caktohet një pasardhës që ata do të duan.

Në realitet, anëtarët e partisë ndoshta do të shikojnë nga familja Berlusconi për të marrë një vendim. A do të duan të vazhdojnë të investojnë në krijimin politik të babait të tyre dy fëmijët më të mëdhenjtë, Marina dhe Pier Silvio, apo do të mbyllin buxhetin financiar?

Pa mbështetjen e tyre financiare, Forza Italia nuk ka asnjë shans për të mbijetuar. Berlusconi financoi shumë partinë e tij - thuhet se i injektoi asaj gati 100 milionë euro.

Ka disa spekulime se Marina mund ta pasojë atë si drejtues, por tani për tani kjo mbetet një thashethem. Një tjetër e panjohur është partnerja e Berlusconit, Marta Fascina, e cila është 53 vite më e re. Ajo është deputete në partinë e tij dhe ka thënë disa herë se “pasioni i saj është politika dhe është rritur me mitin e Silvio Berlusconit”.

Vajza e madhe e Berlusconit thuhet se bllokoi planin e tij, për t'u martuar me të vitin e kaluar. Paqëndrueshmëria politike vihet re pas ditës së zisë kombëtare të së mërkurës.

Në një vend kaq të njohur për krizat e rregullta politike, një kolaps i qeverisë i shkaktuar nga shpërbërja e një prej partnerëve të koalicionit, nuk duket një skenar aq i pamundur. Deri më tani, fëmijët e Berlusconit i janë shmangur vëmendjes. Por vdekja e tij mund t'i detyrojë ata të marin frenat e perandorisë së tij.

Berlusconi kishte probleme shëndetësore prej vitesh, kështu që ka të ngjarë që ai dhe fëmijët e tij ta kenë menduar mirë këtë. Ata mund të zgjedhin një tranzicion të lehtë të paralajmëruar nga motra e tyre më e madhe Marina, në vend që të hyjnë në një betejë pasardhëse që mund të shkojë keq.

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit