All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?

Tensionet në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po zhvillojnë protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Kërkesat e serbëve të veriut të Kosovës, të cilët bojkotuan zgjedhjet lokale të 23 prillit, u mbështetën nga Beogradi zyrtar.

5 Korrik 2023, 13:57 Nga k.m.
Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Mosarritja e uljes së tensioneve në veri të Kosovës vazhdon të mbajnë peng raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët perëndimorë, BE-në dhe SHBA-në. Autoritetet e Kosovës janë shprehur të gatshme t’iu përgjigjen kërkesave të këtyre partnerëve, si dhe kanë dhënë propozimet se si të arrihet dalja nga kriza. Por, deri më tash, nuk është arritur ndonjë rezultat.

Tensionet në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po zhvillojnë protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Kërkesat e serbëve të veriut të Kosovës, të cilët bojkotuan zgjedhjet lokale të 23 prillit, u mbështetën nga Beogradi zyrtar.

Tensionet përshkallëzuan më 29 maj, kur pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u përleshën me protestuesit serbë. Për pasojë pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Serbia ngriti gatishmërinë ushtarake në nivel të lartë dhe dërgoi njësitë e saj në afërsi të kufirit me Kosovën. Bashkimi Evropian u bëri thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të ulin tensionet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 qershor, ua prezantoi ambasadorëve të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) një propozim prej pesë pikash për uljen e tensioneve në veri. Të njëjtin propozim ia kishte dërguar edhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por propozimi nuk gjeti mbështetjen e BE-së. Më 22 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, patën takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Po atë ditë, BE-ja, sërish i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të ulë tensionet në veri. Kryeministri Kurti, më 5 korrik, komentoi lidhur me kërkesat që BE-ja ia parashtroi atij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Për këto tri pika, unë praktikisht u kam thënë që në masë të konsiderueshme Qeveria ka shprehur gatishmërinë, sepse për zgjedhjet e parakohshme ne jemi dakord”,-tha Kurti.

Ai shtoi se duhet të bëhen përgatitje që të ketë një fushatë fer e të hapur “në mënyrë që të mos ketë kërcënime dhe në fund bojkot sërish, e dalje të ulët”. Më 29 qershor, kryeministri Kurti bëri publik propozimin tjetër prej tetë pikash, të cilin tha se ia kishte dërguar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ky propozim, sipas Kurtit, ndër të tjera, nënkupton faktin se Kosova është e gatshme ta bëjë reduktimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri, si dhe përreth tyre. Por, siç thuhet, kjo mund të bëhej “vetëm nëse reduktohet dhuna në atë pjesë”.

Propozimi përfshin edhe zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), përmes peticionit për tërheqje të kryetarëve aktualë, i cili duhet të përkrahet nga të paktën 20 për qind e elektoratit në atë pjesë të vendit.

Gjithashtu, propozimi thotë që duhet bërë dorëzimi i autoritetit nga kryetarët aktualë te kryetarët e rinj, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Kurti tha se për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri, duhet të sigurohet ambient i sigurt, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme. Në këtë kontekst ai kërkoi edhe largimin e elementëve kriminalë nga veriu i Kosovës. Këto deklarata janë parë nga autoritetet e Beogradit si kërcënim për serbët në veri të Kosovës.

Më herët, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, kishte kërkuar tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, amnistinë për të gjithë serbët e arrestuar në dy-tre vjetët e fundit - qoftë për pjesëmarrje në barrikada apo në protesta të ndryshme kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës, si dhe “fillimin” e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njohësi i proceseve politike, Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se kërkesat e BE-së ndaj palëve, nuk janë të pazgjidhshme, në rast se palët nuk e kanë për qëllim konfliktin e hapur.

“Tani jemi në një situatë ku asnjëra palë nuk po arrin të vendosë ta bëjë hapin e parë për t’u tërhequr. Mendoj që pala përfituese do të jetë ajo që do ta bëjë hapin e parë për t’u tërhequr, pasi që do t’ia lërë të gjithë përgjegjësinë, por edhe fajin, palës tjetër nëse nuk vepron njëjtë”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se tetë pikat e propozuar nga Kurti për uljen e tensioneve, mund të shihen edhe si kushte për kushtet e BE-së, por, sipas tij, disa nga pikat kanë bazë të qëndrueshme. Ognjen Gogiç, politolog në Beograd, vlerëson se jo vetëm propozimi i Kurtit, por edhe kërkesat që vijnë nga Beogradi ose Lista Serbe, janë kushte ndaj kërkesave të palëve, Prishtinës dhe BE-së.

Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian për t’i bindur palët për të ulur tensionet në veri të Kosovës është e gabuar. Sipas tij, BE-ja u ka drejtuar palëve pako me shumë kërkesa dhe palët i rreken çështjes që u konvenon ose jo.

“Mendoj se gabimi qëndron në negocim, për faktin se menjëherë flitet se zgjidhja përfundimtare politike e kësaj krize janë zgjedhjet. Është dashur që kushti për shtensionim të jetë në kuptimin e tërheqjes së të gjithëve. Pra, të tërhiqen njësitë speciale të policisë nga objektet (komunale në veri) dhe të tërhiqen serbët që po protestojnë. Vetëm kur të qetësohen tensionet, atëherë të bisedohet për hapat e mëtejmë”, thotë Gogiç.

Ai thekson se edhe propozimi prej tetë pikash i Kurtit është pako me kushte, të cilat nuk e zgjidhin situatën, për shkak se siç thotë ai, e pengojnë njëra-tjetrën. Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për uljen e tensioneve në veri, BE-ja nisi së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Masat ndëshkuese, BE-ja ia komunikoi Kosovës më 28 qershor. Kryeministri Kurti i cilësoi këto masa si “të padrejta”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë, më 4 korrik, nuk i komentoi masat ndëshkuese që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës.

Por, ai bëri të ditur se BE-ja i ka gati masat edhe për Serbinë dhe se “ato do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosin që Serbia nuk i bindet BE-së”.

“Dëshira ime është që të mos ketë sanksione për Kosovën dhe Serbinë, por që t’i kemi të dyja palët duke u takuar në Bruksel dhe të negociojnë se si të zbatohet marrëveshja e muajit shkurt [Marrëveshja e Ohrit]”, tha Lajçak, i cili paralajmëroi se më 5 korrik do të vizitojë Beogradin.

Në takim me Lajçakun, kryeministri Kurti tha se “ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim”. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 27 shkurt, në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër, të dy palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Profesor Paçarizi vlerëson se mungesa e vullnetit nga palët për të bërë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri, gjenezën e ka te mungesa e gatishmërisë së tyre për të marrë përgjegjësitë që u takojnë në rast të një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se ngecja kryesore është te mungesa e vullnetit të mirë për ta shtendosur situatën dhe për të shkuar drejt dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare. Kjo për faktin se Serbia do të detyrohet ta njohë de-facto pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Kosova do të duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se këtu ka ngecur ‘sharra në gozhdë’”, thotë Paçarizi.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu Gogiç, i cili shpreh mendimin se e gjithë kriza në veri është pasojë e mungesës së vullnetit të palëve për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Për këtë arsye ka shpërthyer kriza, sipas mendimit tim. Prishtina dëshiron të shmangë formimin e Asociacionit, në rast se nuk ka garanci se më pas do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Beogradi frikësohet se zbatimi i marrëveshjes do të ndikonte që pesë vendet e BE-së (që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) ta njohin Kosovën”, thotë Gogiç.

Autoritetet e Kosovës, së fundmi, kanë ripërsëritur gatishmërinë për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Presidentja Vjosa Osmani, më 4 korrik, pas takimit në Prishtinë me kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për uljen e tensioneve “duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit”.

Kryeministri Kurti, në takim me homologët nga Holanda dhe Luksemburgu, theksoi se Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë.

Por, ai theksoi se për këtë kërkohet që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit.

Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë një vizite në Bruksel, më 4 korrik, ku u takua me zyrtarët e BE-së, deklaroi se për sa i përket shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, “topi është në oborrin e Prishtinës”. Ajo theksoi se “para së gjithash, është e domosdoshme të ndërpriten ngacmimet dhe persekutimet e serbëve në Kosovë”. Në anën tjetër, presidenti serb Vuçiç, më 2 korrik, tha për një media në Serbi se pret një “ofensivë të re” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se kjo “ofensivë” do të përkojë me ofensivën e forcave ukrainase në luftën kundër Rusisë./REL

tensionet në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit