LIVE UPDATES
Bota

Atentati i dytë/ "Ishte një ujk i vetmuar!" Kush është personi që dyshohet se u përpoq të vriste ish-presidentin Trump?

Ai shihej nga vullnetarët që shkonin në Kiev si një lloj nuske për ushtrinë e Ukrainës, thotë Christian Lutz, një gjerman që drejton një organizatë ndihme të quajtur Phoenix dhe që u takua me Routhin disa herë në vitin 2022.

17 Shtator 2024, 07:44 Nga M.B
Atentati i dytë/ "Ishte një ujk i vetmuar!" Kush
Ryan Wesley Routh në një miting në Kiev. Prill, 2022.

SHBA- Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Ryan Wesley Routh ishte shpesh në Kiev. Fliste me kalimtarë në rrugën e famshme të qytetit “Khreschatyk”, iu drejtohej atyre në anglisht, shkëmbente numrat e telefonit dhe kërkonte ndihmë për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës. Ai shihej nga vullnetarët që shkonin në Kiev si një lloj nuske për ushtrinë e Ukrainës, thotë Christian Lutz, një gjerman që drejton një organizatë ndihme të quajtur Phoenix dhe që u takua me Routhin disa herë në vitin 2022.

“Burri rekrutues me një flamur amerikan rreth qafës së tij - kështu i referoheshin të gjithë”, thotë Lutz për Radion Evropa e Lirë.

“Ai dukej se ishte një ujk i vetmuar. Nuk kishte kolegë apo miq me vete”, shton ai.

Routh, 58 vjeç, tani dyshohet për përpjekje të mundshme për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tani kandidat i Partisë Republikane për president. Routh u arrestua nga policia në Floridë më 15 shtator, pasi agjentët e Shërbimit Sekret e panë duke drejtuar një pushkë në drejtim të Trumpit, derisa ai luante golf në një klub në Uest Pallm Biç. Routh u arrestua pasi u largua nga vendi i ngjarjes dhe agjentët gjetën një pushkë “AK-47”, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro në vendin e ngjarjes, u tha gazetarëve sherifi i Qarkut Pallm Biç, Ric Bradshaw. Ndërkohë që nuk ka ende prova që i lidhin përpjekjet e Routhit në Ukrainë me incidentin në Floridë, arrestimi i tij ka habitur njerëzit që i kanë kryqëzuar rrugët me të në Ukrainë.

“Çfarë është duke ndodhur? Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, tha Lutz kur dëgjoi lajmin për arrestimin e Routhit.

Disa nga njësitë luftarake vullnetare më të njohura në Ukrainë u distancuan shpejt nga Routhi, duke lëshuar deklarata që i mohonin të gjitha lidhjet me të.

“Routh nuk ka shërbyer kurrë në Legjionin Ndërkombëtar të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Ai nuk ka asnjë lidhje me njësinë”, tha Legjioni Ndërkombëtar - një njësi e përbërë nga vullnetarë të huaj - në një postim në Telegram.

“Thashethemet që qarkullojnë në media të caktuara, nuk janë të vërteta”, tha grupi.

Në prill të vitit 2022, Routh u shfaq në një tubim në Kiev në mbështetje të batalionit Azov - një njësi ushtarake e diskutueshme, por e nderuar nga shumë në Ukrainë për aftësitë e saj luftarake. Pas disa javësh qëndrese në qytetin port të Mariupolit kundër rrethimit rus, anëtarët e batalionit u dorëzuan dhe shumë prej tyre u zunë robër nga Rusia. Familjarët, ndërkohë, organizuan mitingje, në përpjekje për të bërë presion për lirimin e të afërmve të tyre.

Sipas një videoje të Associated Press nga vendi i ngjarjes, Routh u pa i veshur me një jelek blu, me një flamur të SHBA-së në shpinë dhe me një pankartë ku shkruante: “Ne nuk mund të tolerojmë korrupsionin dhe të keqen edhe për 50+ vjet të tjerë. Jepni fund Rusisë për fëmijët tanë”. Routh u shfaq edhe në një video të publikuar në maj të vitit 2022 nga një llogari në Twitter, e drejtuar nga të afërmit e anëtarëve të Azovit.

“Duam të deklarojmë zyrtarisht se Ryan Wesley Routh nuk ka asnjë lidhje me Azovin dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me Azovin”, tha grupi në një postim në X më 16 shtator.

“Demonstrata paqësore në të cilën mori pjesë ai, ishte e hapur dhe çdokush mund t’i bashkohej. Ai u kap rastësisht në videon e filmuar nga protestuesit”, u tha në atë postim.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë me telefon nga Gjermania, Lutz thotë se është takuar me Routhin në udhëtimin e tij të parë në Kiev, në qershor të vitit 2022.

“Dukej shumë komunikues, ekstrovert dhe i përqendruar në detyrën e tij për t’i futur të huajt në ushtrinë ukrainase”, thotë Lutz.

“Njëherë po udhëtonim nëpër Kiev, kur ai doli me idenë për të kërkuar një fabrikë për ndërtimin e dronëve, një fabrikë për prodhimin e dronëve”, thotë ai.

Lutz tregon se, më vonë, e bllokoi atë në mediat sociale, sepse, siç thotë, ai po e bombardonte me mesazhe. Këmbëngulja dhe prania publike i sollën Routhit vëmendjen e disa gazetarëve, përfshirë ata të revistës Newsweek, e cila botoi një intervistë të shkurtër me të në publikimin rumun.

“Ky konflikt është padyshim bardh e zi. Kjo ka të bëjë me të mirën kundër së keqes”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas gazetës Greensboro News & Record, një burrë që gazeta e identifikoi si Routh dhe që kishte të njëjtën moshë, u arrestua nga policia në vitin 2002, pasi u barrikadua brenda një ndërtese me një armë automatike. Ai më vonë u transferua nga Karolina e Veriut në Havaje, sipas disa raporteve në SHBA. Llogaritë e tij në mediat sociale, X dhe Facebook, janë mbyllur që nga 16 shtatori, por postimet e arkivuara tregojnë për një përzierje interesash për politikën e SHBA-së, si dhe për luftën në Ukrainë.

Në një seri postimesh në X në vitin 2023, Routh pretendonte se po rekrutonte ushtarë afganë që ishin të gatshëm të shërbenin në Tajvan ose Haiti. Në rrjetin LinkedIn, një profil nën emrin e Routhit përputhet me shumë nga detajet e tij biografike dhe aty thuhet se ai është i vetëpunësuar në një kompani në Havaje, e quajtur Camp Box Honolulu. Në një postim në mars të vitit 2023, i njëjti profil në LinkedIn nxori dy fotografi, pa datë. Në njërën duket Routh përpara ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington dhe në tjetrën ai është në Sheshin e Pavarësisë në Kiev. Fotografitë mbajnë mbishkrimin: “Në DC dhe në Kiev për të siguruar ushtarë për luftë”.

Routh, gjithashtu, duket se ka botuar vetë një libër në Amazon, të quajtur “Lufta e pafitueshme e Ukrainës” - një gjetje kjo e raportuar për herë të parë nga Associated Press. Në hyrjen e botuar në ueb-faqen e Amazonit, ku libri mbetet në shitje, Routh shkroi se përse ai mendon se mbrojtja e Ukrainës është e rëndësishme.

“Unë supozoj se duhet të jem i qartë, se në rrugën aktuale Ukraina nuk do të fitojë, dhe është e domosdoshme për botën që ajo të fitojë. Kjo është arsyeja përse ky libër është aq i rëndësishëm, që të gjithë ne të kuptojmë se humbja nuk është opsion dhe çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, shkroi Routh./ REL

shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen