LIVE UPDATES
Bota

Kush ka të drejtë të kandidojë për President? Ja çfarë thotë Kushtetuta amerikane

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidatja tjetër republikane, Nikki Haley është objekti i fundit i akuzave që kanë të bëjnë me kriteret që përcakton Kushtetuta se kush mund të kandidojë për president.

10 Shkurt 2024, 20:59 Nga r.ll
Kush ka të drejtë të kandidojë për President? Ja
foto ilustruese

SHBA- Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse ata i plotësojnë kushtet për të kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara, është një nga strategjitë kryesore të fushatës së zotit Donald Trump.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidatja tjetër republikane, Nikki Haley është objekti i fundit i akuzave që kanë të bëjnë me kriteret që përcakton Kushtetuta se kush mund të kandidojë për president.

“Ajo nuk ka të drejtë të jetë presidente. Këtë e di shumë mirë”, tha ish Presidenti Trump për zonjën Nikki Haley ndërsa bënte fushatë në Ajova.

Ai i është rikthyer një taktike të njohur të fushatës, duke ngritur dyshime nëse rivalët kanë të drejtë ligjore të kandidojnë për president. Këto taktika përfshijnë si keqinterpretimin e ligjit, ose hedhin dyshime mbi vendlindjen e kandidatëve.

Në janar, zoti Trump shpërndau në internet një artikull që pretendonte në mënyrë të rreme se rivalja Haley nuk kualifikohej sepse prindërit e saj indianë nuk ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj.

Zonja Haley ka lindur në Karolinën e Jugut. Kushtetuta amerikane është e qartë se kush mund të bëhet President, shpjegojnë ekspertët.

“Kushtetuta kërkon që kandidati të jetë mbi 35 vjeç dhe të jetë i lindur brenda vendit. Të gjithë ata që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara janë qytetarë me të drejtë kandidimi, pavarësisht nga statusi i imigrimit, apo shtetësisë së prindërve të tyre”, thotë Allan Richtman, Profesor i Historisë në Universitetin Amerikan.

Zonja Haley nuk është e para që është vënë në shënjestër nga zoti Trump. Ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalët republikanë të zotit Trump gjatë garës brenda partisë, në vitin 2016, Ted Cruz dhe Marco Rubio, ishin po ashtu objekt i këtyre akuzave dhe iu desh t'i përgënjeshtronin ato.

“Unë e di të sigurt se ku kam lindur dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinin këtë”, thotë Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara.

Ka një arsye pse vetëm ata që kanë lindur në SHBA kanë të drejtë të kandidojnë për President.

“Kjo shmang dyshimin se presidenti mund të jetë besnik ndaj ndonjë vendi tjetër, ose të ketë prirje që të veprojë kundër interesave amerikane”, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Çikagos, Mark Hansen.

Ky kusht nuk pritet të hiqet nga kushtetuta.

“Ndryshimi kushtetues kërkon miratimin me dy të tretat e votave të të dy dhomave të Kongresit dhe më pas miratimin nga tre të katërtat e shteteve. Nuk kam parë asnjë kërkesë për të hequr, ose zbutur kushtin e nënshtetësisë sipas Kushtetutës”, thotë historiani Allan Lichtman nga Universiteti Amerikan.

Çdo qytetar i lindur në SHBA ka mundësi për të sfiduar akuzat se nuk kualifikohet për postin e Presidentit.

“Kundërshtimi mund të bëhet duke treguar certifikatën e lindjes. Pretendimet se ku kanë lindur fëmijët zakonisht mbështeten në një formë racizmi dhe ksenofobie dhe për këtë nuk duhet të ketë vend në politikën amerikane”, thotë Ravi Perry, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Howard.

Nikki Haley ka të drejtë të jetë presidente dhe i ka hedhur poshtë teoritë kundër, duke përfshirë edhe talljen me emrin e saj indian Nimarata, nga ana e zotit Trump.

“Unë nuk shqetësohem nëse është personale apo çfarë do të thotë ai me këtë”, thotë zonja Haley.

Ndërsa luftërat politike bëhen më të zjarrta, analistët inkurajojnë votuesit të mos bien pre e akuzave që kanë të bëjnë me vendin e lindjes së kandidatit dhe dezinformatave të tjera që lidhen me zgjedhjet presidenciale, duke njohur Kushtetutën dhe duke kontrolluar pretendimet e diskutueshme që qarkullojnë, në mënyrë që të marrin vendime të mbështetura në informacione të sakta, kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj