6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ashtu siç u raportua nga mediat në Kosovë edhe Kryeziu deklaroi se kërcënimet janë të lidhura me Beogradin.
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për lajmet që ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte organizuar të premten atentat në Shkup. Ashtu siç u raportua nga mediat në Kosovë edhe Kryeziu deklaroi se kërcënimet janë të lidhura me Beogradin.
“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, tha ai për mediat.
Kryeziu shtoi se nervozizmi në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.
“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, pohoi ai.
Ndërkohë edhe Kurti vetë tha ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup edhe pasi ka mësuar për kërcënimet ndaj tij. Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore të cilët u kujdesën për mbledhjen ku mori pjesë.
Një reagim ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ku zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mohuar lajmet se ka pasur ndonjë tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut. Tony Angellovski ka thënë se siguria gjatë vizitës së Kurtit ka qenë e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.
Ditën e sotme RTK raportoi se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka bërë përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup.
foto e një ujku pranë zonës së Cernobilit SHBA- Ujqërit mutantë që enden rrugëve të shkreta të &Cced...
peshk klloun JAPONI- Rezulton se peshqit klloun numërojnë vijat në trupin e njëri-tjetrit për të dalluar miqtë e ty...
Albin Kurti SHKUP- Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar lajmet...
foto ilustruese RAFAH- Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa të shtunën, sulmet ajrore dhe granatimet izraelite që synonin q...
christoph heusgen GJERMANI- Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s nuk mund të përjashtohet, ka t...
foto nga ngjarja BRAZIL- Ky është momenti tronditës kur një student zjarrfikëseje ra nga 6 metra lartësi nga një zi...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Perëndimi nuk kërkon l...
Pamje prej procesit të amputimit të gishtërinjve të një të dënuari në Iran. Fotografi ilustruese nga arkivi. IRAN- ...
Hind Rajab GAZA- Një vajzë gjashtë vjeçare që u zhduk në qytetin e Gazës muajin e kaluar është gjetu...
Pamje prej festës për Vitin e Ri Hënor në Indonezi. AZI- Njerëzit në gjithë Azinë e kanë mirëpritur t&eum...