10 Shkurt 2024, 17:52
Nga r.ll
joe biden
SHBA- Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të zotit Joe Biden, pas një lapsusi verbal të presidentit amerikan që ka thelluar shqetësimet mes votuesve amerikanë për moshën e tij. Fushata e kandidates Nikki Haley ripublikoi një reklamë me video duke vënë në objektiv moshën e thyer të kandidatëve për president.
Pyetje: Çfarë mendoni, a duhen të testohen politikanët mbi aftësitë e tyre mendore? “Unë besoj se po”, thotë një votuese.
Zyrtarë të fushatës së zonjës Haley thanë se: “Bidenit i mungon kapaciteti mendor për të shërbyer në mënyrë efektive si president”. Jason Miller, këshilltar i fushatës së zotit Trump, tha: “Bideni nuk do të jetë më i mprehtë (mendërisht) në nëntor”. Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se: “Joe Biden jo vetëm që shfaq shenja të plakjes, por ai rrezikon sigurinë tonë kombëtare”.
“Kujtesa ime është në rregull....hidhini një sy punës time që kur jam bërë president”, tha zoti Biden.
Të enjten gazetarët ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e presidentit pas një raporti të prokurorit të posaçëm lidhur me dyshimet për mbajtjen në mënyrë të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Në raport përmenden edhe problemet e presidentit me kujtesën.
Gjatë konferencës së shtypit të enjten, ndërsa zoti Biden foli për përpjekjet për të siguruar ndihma për popullin e Gazës, ai përmendi gabimisht emrin e presidentit egjiptian si “president i Meksikës”.
“Fillimisht presidenti i Meksikës, Sissi nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar”, tha ai.
Është hera e tretë gjatë javëve të fundit që zoti Biden i ngatërron emrat e udhëheqësve botërorë.
Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gabimet e zotit Biden po shtojnë kritikat në mesin e republikanëve që thonë se presidenti nuk është i aftë për të udhëhequr. Kjo ka rritur ankthin e demokratëve për moshën e tij si dhe shkaktuar reagime nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti gjatë tre viteve të fundit ka përmirësuar ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe vendin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Gjendja mendore dhe fizike e presidentit Biden kritikohet sa herë që ai bën gafa, i merret goja apo po rrëzohet nga biçikleta. Por për të qenë udhëheqës duhen shumë gjëra të tjera, më të rëndësishme.
“Qeverisja kërkon menaxhimin, ndërtimin e ekipit dhe formimin e koalicioneve. Nuk ka asnjë shenjë që Biden të ketë ngritur pikëpyetje në këto fronte”, thotë William Howell, profesor i politikave amerikane në Universitetin e Çikagos.
Sipas një sondazhi të rrjetit “NBC News” të publikuar këtë javë, 76% e votuesve thonë se kanë shqetësime të mëdha ose të moderuara lidhur me shëndetin mendor dhe fizik të zotit Biden. Vetëm 48% e të anketuarve shprehin shqetësime për zotin Trump.
Në fillim të shkurtit, ish-presidenti iu referua gabimisht rivales së tij Nikki Haley si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi./VOA
joe biden republikanet ne shba
Bota
10 Shkurt 2024, 17:45
r.ll
olaf scholz dhe joe biden
SHBA- Senati amerikan do të shqyrtojë një paketë ndihme urgjente për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin d...
Bota
10 Shkurt 2024, 17:31
S.B
breshka-aligator
SHBA- Një breshkë e rrezikshme me një nofull mjaft të fortë sa mund të kafshojë dhe kockat ës...
Bota
10 Shkurt 2024, 17:32
r.ll
foto ilustruese
TURQI- Një sulm i armatosur raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në një miting parazgjedhor të kandidatit për...
Bota
10 Shkurt 2024, 17:21
r.ll
imran khan
PAKISTAN- Kandidatët e pavarur të lidhur me partinë e liderit politik pakistanez të burgosur Imran Khan fituan shumicën...
Bota
10 Shkurt 2024, 17:04
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar për lajmet që ndaj k...
Bota
10 Shkurt 2024, 17:09
S.B
foto e një ujku pranë zonës së Cernobilit
SHBA- Ujqërit mutantë që enden rrugëve të shkreta të &Cced...
Bota
10 Shkurt 2024, 16:25
S.B
peshk klloun
JAPONI- Rezulton se peshqit klloun numërojnë vijat në trupin e njëri-tjetrit për të dalluar miqtë e ty...
Bota
10 Shkurt 2024, 16:07
r.ll
Albin Kurti
SHKUP- Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar lajmet...
Bota
10 Shkurt 2024, 15:22
r.ll
foto ilustruese
RAFAH- Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa të shtunën, sulmet ajrore dhe granatimet izraelite që synonin q...
Bota
10 Shkurt 2024, 15:17
r.ll
christoph heusgen
GJERMANI- Një sulm rus në ndonjërën prej vendeve anëtare të NATO-s nuk mund të përjashtohet, ka t...