LIVE UPDATES
Bota

Kushte të vështira për armenët e bllokuar në Nagorno-Karabak

Pjesa më e madhe e rajonit, e banuar ekskluzivisht nga armenë, kaloi nën kontrollin e Azerbajxhanit pas luftës një-mujore në vitin 2020. Që nga ajo kohë, Azerbajxhani ka ndërprerë herë pas here lëvizjen e lirë përgjatë Korridorit Lachin. Por që nga 12 dhjetori, një grup civilësh nga Azerbajxhani, që e përshkruajnë veten “eko-aktivistë”, bllokuan rrugën duke penguar edhe paqeruajtësit rusë.

16 Shkurt 2023, 21:14 Nga k.m.
Kushte të vështira për armenët e bllokuar në
Foto ilustruese

Për mbi shtatë javë, rreth 120 mijë armenë në Nagorno-Karabak nuk kanë qasje tek bota e jashtme. Që nga 12 dhjetori, rruga e vetme për të hyrë dhe për të dalë në rajon, e njohur si Korridori Lachin, është mbyllur. Hasmik Muradyan u largua së bashku më fëmijën e saj në moshë të vogël nga rajoni Hadrut i Nagorno-Karabakut, për shkak të luftës së vitit 2020.

“Herën e fundit që kam blerë diçka, ishte me kupona: vajin, miellin, orizin, sheqerin. E pjek bukën në furrën e druve, pasi nuk kemi më gaz”, thotë Muradyan.

Pjesa më e madhe e rajonit, e banuar ekskluzivisht nga armenë, kaloi nën kontrollin e Azerbajxhanit pas luftës një-mujore në vitin 2020. Që nga ajo kohë, Azerbajxhani ka ndërprerë herë pas here lëvizjen e lirë përgjatë Korridorit Lachin. Por që nga 12 dhjetori, një grup civilësh nga Azerbajxhani, që e përshkruajnë veten “eko-aktivistë”, bllokuan rrugën duke penguar edhe paqeruajtësit rusë.

Në bisedimet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev këmbënguli se rruga vazhdon të jetë e hapur. Por, Sekretari Blinken i bëri thirrje Presidentit Aliyev të rihapë Korridorin Lachin duke theksuar rrezikun e një krize humanitare në këtë zonë. Departamenti i Shtetit thotë se situata ka fashitur shpresat për një paqe të qëndrueshme mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Për momentin, situata në Korridorin Lachin është bërë një pengesë për procesin e paqes. Kjo është arsyeja që krahas shqetësimit për situatën humanitare, po bëjmë përpjekje për rihapjen e menjëhershme të këtij korridori”, thotë Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Më 19 janar, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku i bëhet thirrje Azerbajxhanit të rihapë menjëherë Korridorin Lachin.

Por sidoqoftë bllokada vazhdon. Shkollat dhe kopshtet qëndrojnë të mbyllura që më 18 dhjetor, pasi nuk ka më gaz për ngrohjen e mjediseve.

“Nuk i mbanim dot fëmijët këtu pasi dhomat janë të ftohta”, thotë Anahit Danielyan, drejtorja e kopshtit të fëmijëve “Askeran”.

Kryqi i Kuq po punon për të transferuar pacientët e sëmurë rëndë nga Nagorno-Karabaku drejt Armenisë. Ndërkaq ka mungesa në ushqime dhe medikamente.

“Jemi shtruar dy herë në spital brenda një muaji. Drita nuk ka. Gaz nuk ka. Është shumë e vështirë. Qumështi pluhur për bebet nuk gjendet më në farmaci”, thotë Muradyan. 120 mijë banorët në rajon që kanë nevojë për furnizime me mallra bazë, pyesin veten se kur do t’i jepet fund kësaj bllokade./VOA

konflikti nagorno-karabak

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2023, 21:00 k.m.

Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Foto ilustruese MOSKË- Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën. Zyrtar&eu...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen