Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dorëheqjet do të hynin në fuqi në mënyrë automatike pasi VMRO-ja të votonte pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë kusht për vijimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ministrat e BDI-së i dorëzuan kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e nënshkruara.
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut, ministrat nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që janë pjesë e koalicionit qeverisës dorëzuan letrat e dorëheqjeve të tyre me kusht që opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE që të votojë ndryshimet kushtetuese.
Dorëheqjet do të hynin në fuqi në mënyrë automatike pasi VMRO-ja të votonte pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë kusht për vijimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ministrat e BDI-së i dorëzuan kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e nënshkruara.
Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate në pushtet thotë se tani i takon drejtuesit opozitar Hristijan Mickovski të dëshmojë nëse është për vijimin e rrugës europiane të vendit, apo jo.
Pavarësisht dorëheqjeve nga ministrat e BDI, VMRO-ja e opozitës thotë se "ky hap është një manovër politike për shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik".
Kjo parti këmbëngul që dorëheqjet e ministrave të BDI-së të jenë të parevokueshme. Po ashtu kërkon që të mbahen zgjedhje të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur.
VMRO-ja ka ndryshuar qëndrimin e theksuar në muajin qershor sa i takon ndryshimeve kushtetuese kur vuri si kusht largimin e BDI-së nga qeveria. Tani ajo shprehet kundër ndryshimeve të Kushtetutës.
Nga ana tjetër, analistët në Shkup vlerësojnë se VMRO-DPMNE-ja do t'i bënte ndryshimet e Kushtetutës në rast se vjen në pushtet në zgjedhjet e radhës dhe se refuzimin tani e bën për të fituar pikë politike tek elektorati maqedonas, i cilli sipas sondazheve kundështon futjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.
Ndryshimet kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës. Ky është një kusht që Bashkimi Evropian i ka vënë Maqedonisë së Veriut për të vazhduar fazën e dytë të bisedimeve për anëtarësim, pas një kompromisi që Shkupi dhe Sofja arritën vitin e kaluar.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka caktuar datën 18 gusht për hapjen e debatit mbi këto ndryshime, por pa votat e opozitës maqedonase nuk arrihet dot numri i nevojshëm prej dy të tretave për t’i dhënë dritën jeshile këtyre ndryshimeve.
Shumica parlamentare dhe partitë shqiptare të opozitës të cilat janë shprehur se do të mbështesin ndryshimet, nuk arrijnë numrin e duhur prej 80 votash në parlament. Të gjitha së bashku, ato kanë 75 ligjvënës.
Disa analistë flasin për komunikimin e shtuar së fundmi të qeverisë me disa deputetë të VMRO-së për t'i bindur ata që të votojnë pro ndryshimeve. Maqedonia e Veriut ka afat deri në nëntor që të miratojë ndryshimet e kushtetutës, për të vazhduar bisedimet për integrm në BE./VOA
Aksident në Kosovë KOSOVË- Një aksident i rëndë është raportuar në Istog të Kosovës Sipas mediave ko...
Policia serbe SERBI- Policia serbe ka gjetur 300 migrantë dhe një sasi të madhe të armëve në një zonë pyjore pran&e...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritu...
Nigeri NIGERI- Çmimi i uraniumit është rritur pak që nga grushti ushtarak i javës së kaluar në Niger, nd&eu...
GJNP Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) me seli në Hagë ka shprehur “shqetësim të thellë” pasi Rusia ka l&e...
Virusi GREQI- Pas zjarreve, në Greqi ka nisur përhapja e një virusi vdekjeprurës i Nilit Perëndimor, ku sipas Organizatës Ko...
Mykhailo Podolyak UKRAINË- Një këshilltar i lartë i presidentit Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podoylak ka paralajmëruar...
Bashkimi Evropian Zyrtarët e BE-së janë gati të diskutojnë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rastet...
Sergei Shoigu RUSI- Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu thotë se Rusia është e gatshme të ndihmojë në përmirësi...
Deti i Zi RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se Ukraina ka tentuar të sulmojë anijet ruse në Detin e Zi. Tre drone detare ...