LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton ligje që ndalojnë punën e institucioneve shtetërore të Bosnjës brenda entitetit

Me miratimin e projektligjit për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore parashihet ndalimi i punës dhe veprimeve të Gjykatës së Bosnje- Hercegovinës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje - Hercegovinës në Republikën Sërpska.

27 Shkurt 2025, 22:58 Nga E. D
Kuvendi i Republikës Sërpska miraton ligje që ndalojnë
foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi të enjten ligje që ndalojnë në mënyrë antikushtetuese veprimtarinë e institucioneve gjyqësore dhe hetimore të Bosnje-Hercegovinës në këtë entitet.

Me miratimin e projektligjit për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore parashihet ndalimi i punës dhe veprimeve të Gjykatës së Bosnje- Hercegovinës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje - Hercegovinës në Republikën Sërpska.

Heqja e njëanshme e kompetencave shtetërore të Bosnjës në një pjesë të territorit të saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, Prokuroria dhe SIPA, janë formuar mbi bazën e ligjeve të miratuara nga Asambleja Parlamentare e Bosnjës dhe janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit.

Për t’u shfuqizuar, sipas Kushtetutës, duhet të vendosë edhe Parlamenti i Bosnjës.

Megjithatë, ministrja e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Republikës Sërpska, Senka Jujiq, në arsyetimin e këtij propozimi, pohoi se, sipas Kushtetutës së Bosnje - Hercegovinës, “të gjitha funksionet dhe kompetencat qeveritare që nuk janë shprehimisht të përcaktuara si kompetenca të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, u përkasin entiteteve”.

Për këto ligje votuan 49 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Në votim morën pjesë 52 nga 83 deputetët e Kuvendit të Republikës Sërpska.

Miratimi i ligjeve ndodhi një ditë pas vendimit gjyqësor ndaj presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, të cilin Gjykata e Bosnje - Hercegovinës e dënoi me një vit burgim dhe ia ndaloi veprimtarinë në funksionet publike për gjashtë vjet.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Srpska, Millosh Llukiq, u lirua nga akuzat.

Ata ishin akuzuar për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkomëbtar, Christian Schmidt.

Para shpalljes së vendimit, udhëheqësia e Republikës Sërpska, pati kërcënuar me “vendime radikale” dhe me tërheqje nga të gjitha institucionet e Bosnjës, nëse Dodik do të dënohej.

Ligjet u miratuan një natë më parë nga Qeveria e Republikës Sërpska dhe më pas u dërguan në Kuvendin e entitetit.

Me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal të Republikës Sërpska, “mosrespektimi ose moszbatimi i vendimeve të institucioneve ose organeve të Republikës Srpska”, konsiderohet vepër penale.

Në rast të shkeljeve parashihen dënime me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe masa ndaluese për ushtrimin e profesionit.

Para seancës parlamentare, presidenti i entitetit, Millorad Dodik, deklaroi se Republika Sërpska “do të kundërshtojë veprimtarinë e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje - Hercegovinës”.

Ministri i Drejtësisë i Republikës Sërpska, Millosh Bukejloviq, tha se ndryshimet janë bërë “për shkak të nevojës për mbrojtjen e rendit institucional” dhe synojnë “forcimin e mekanizmit të përgjegjësisë” për personat që ushtrojnë funksione publike në Republikën Sërpska dhe në nivelin e Bosnje - Hercegovinës.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, i cili parashikon krijimin e një organi që do të emëronte gjyqtarë, prokurorë dhe funksionarë të tjerë gjyqësorë në këtë entitet.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ekziston një Këshill i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial shtetëror, i cili emëron funksionarët gjyqësorë në të gjithë vendin, përveç gjyqtarëve kushtetues.

Mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës Sërpska e mori edhe Ligji për Regjistrin e Veçantë dhe Transparencën e Punës së Organizatave Jofitimprurëse.

Ky ligj parashikon krijimin e një Regjistri të Veçantë të organizatave jofitimprurëse të themeluara në Republikën Srpska, të cilat marrin mbështetje financiare, ose ndihmë tjetër nga subjektet e huaja, si dhe përfshirjen e tyre në aktivitete politike, duke i klasifikuar ato si 'agjentë të jashtëm'.

Ndonëse partia në pushtet pretendon se këto vendime janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Sërpska, partitë opozitare theksuan se bëhet fjalë për ligje që përfaqësojnë “dëshirat e një njeriu [Dodikut]”, me pasoja të mundshme “të paparashikueshme dhe të rrezikshme” për qytetarët e këtij entiteti serb.

“Ajo që po bëni sot është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, Kushtetutës së Bosnje - Hercegovinës dhe Kushtetutës së Republikës Sërpska”, tha deputeti Ognjen Bodiroga.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, u bëri thirrje deputetëve të votojnë për ligjet, duke thënë se “situata është jashtëzakonisht e favorshme për të rikthyer subjektivitetin e Republikës Sërpska, të garantuar nga Kushtetuta e Bosnje - Hercegovinës”.

Dodik theksoi se Republika Sërpska “është përgatitur për këtë hap prej vitesh”, duke nënvizuar posaçërisht forcimin e “kapaciteteve policore”.

Dodik kishte paralajmëruar edhe në fund të janarit projektligjin për Regjistrin e Veçantë dhe Transparencën e Punës së Organizatave Jofitimprurëse, i njohur në publik edhe si ligji për “agjentët e huaj”.

Një propozim i tillë u tërhoq nga procedura e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska në maj të vitit të kaluar, pas presionit të madh nga opinioni publik vendas, si ai ndërkombëtar./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj