Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit. Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, që parashikon që kjo pagë të rritet në 264 euro bruto. Në seancën plenare të 13 korrikut, 61 deputetë votuan për dhe nuk kishte vota kundër dhe abstenime. Seanca është bojkotuar nga partitë opozitare.
Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit. Paga minimale në Kosovë sillet nga 130 deri në 170 euro.
Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat. Projektligji që kaloi në lexim të dytë nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin që marrin veteranët e luftës, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton që veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë gjë, ata kanë protestuar disa herë.
Pas votimit në Kuvend, ushtruesi i detyrës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kritikuar këtë vendim të deputetëve.
“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t'i ndërmarrim”, shkroi ai në Facebook.
Në Kosovë, mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik marrin pagë mesatare bruto 604 euro, ndërsa paga mesatare bruto në sektorin privat është 473 euro.
Marrë nga REL
Harta Ndërsa temperaturat pritet të arrijnë në 48 gradë Celsius në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës, Agjencia...
Foto Ilustruese GREQI- I nxehti afrikan ka përfshurë të gjithë Evropën. Greqia në mënyrë që të qytetar&eu...
Protesta ANGLI- Udhëheqësit e sindikatave të shëndetësisë kanë reaguar me tërbim ndaj një paralajmërimi n...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se furnizimet perëndimore me armë në Ukrainë nuk d...
Takimi ne Finlande FINLANDË- Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi bisedime me udhëheqësit nordikë në pallatin presidencial t&eum...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Situata në Kuvendin e Kosovës është shtensionuar. Deputetët e PDK-së e kanë liruar f...
Sherri ne Kuvend KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës. BE-ja e ka quajtur zhgënyese të ...
Foto ilustruese SUDAN- Trupat e të paktën 87 personave që dyshohet se janë vrarë nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëron se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do t&eum...
Boris Johnson SHBA- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të mos heqin dorë nga beteja e ashp...