LIVE UPDATES
Bota

OKB: 87 trupa janë gjetur në varre masive në Sudan

OKB-ja tha më 13 korrik se njerëz që i përkasin grupit etnik masalit ishin në mesin e atyre që u varrosën në një varr masiv pranë El-Geneinas.

13 Korrik 2023, 19:05 Nga I.A
OKB: 87 trupa janë gjetur në varre masive në Sudan
Foto ilustruese

SUDAN- Trupat e të paktën 87 personave që dyshohet se janë vrarë nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan janë gjetur në një varr masiv, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). OKB-ja tha më 13 korrik se njerëz që i përkasin grupit etnik masalit ishin në mesin e atyre që u varrosën në një varr masiv pranë El-Geneinas.

Luftimet e ashpra midis RSF-së dhe forcave të armatosura të Sudanit kanë vazhduar që nga prilli. Por, RSF-ja dhe forcat e tyre aleate kanë mohuar përfshirjen në luftimet e fundit në Darfurin perëndimor.

Mijëra kanë vdekur dhe miliona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si rezultat i luftimeve midis ushtrisë së rregullt të Sudanit, të udhëhequr nga Abdel Fattah al-Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga ish-zëvendësi i al-Burhan, Mohamed Hamdan Daglo, i njohur si “Hemedti”. OKB-ja tha se të paktën 37 trupa u varrosën në rajonin e Darfurit perëndimor më 20 qershor dhe 50 të tjerë në të njëjtin vend të nesërmen. Mes të varrosurve kishte edhe gra dhe fëmijë.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se ishte “i tmerruar nga trajtimi i pashpirt dhe pa respekt ndaj të vdekurve, së bashku me familjet dhe komunitetet e tyre”. Ai bëri thirrje për një hetim mbi vdekjet e tyre dhe tha se RSF-ja ishte e detyruar t'i trajtonte të vdekurit “me dinjitet”.

Më parë këtë javë, RSF-ja hodhi poshtë pretendimet e Human Rights Watch se ata kishin vrarë 28 anëtarë të komunitetit masalit dhe kishin plagosur dhjetëra civilë përpara se ta shkatërronin qytetin Misterei në maj. Një këshilltar i udhëheqjes së RSF-së, Mustafa Mohamed Ibrahim, i tha BBC-së se përplasjet në atë zonë ishin pjesë e një lufte civile të vazhdueshme midis grupeve arabe dhe masalite.

Muajin e kaluar, guvernatori i Darfurit perëndimor u vra menjëherë pasi akuzoi RSF-në për kryerjen e një gjenocidi kundër popullit masalit. Populli masalit dikur jetonte nën një sulltanat në Darfurin perëndimor. Pjesa më e madhe e tij ishte inkuadruar në Sudan më shumë se 100 vjet më parë.

Ata janë kryesisht myslimanë dhe kanë akuzuar qeveritë e njëpasnjëshme sudaneze për promovimin e “arabizmit”, duke i anashkaluar ata për shërbimet bazë, si në fushën e arsimit dhe shëndetësisë. Ekzistojnë shqetësime se sulmet nga RSF-ja dhe policitë arabe kundër komunitetit masalit mund të sjellin situatë të ngjashme si në vrasjet e Darfurit të vitit 2003, kur 300.000 njerëz u vranë nga forcat Janjaweed, që më vonë u shndërruan në RSF. OKB-ja tha se konflikti ka marrë një “dimension etnik”.

Marrë nga REL

okb mohamed hamdan daglo

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës