Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
La Repubblica shkruan se drafti i firmosur të hënën në Romë nuk i ka pëlqyer Matteo Salvinit të partisë La Lega që është pjesë e koalicionit qeverisës.

ITALI- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për të sjellë refugjatët në vendin tonë ka përçarë qeverinë italiane. La Repubblica shkruan se drafti i firmosur të hënën në Romë nuk i ka pëlqyer Matteo Salvinit të partisë La Lega që është pjesë e koalicionit qeverisës.
“Çështja është kjo: rruga diplomatike është në rregull, marrëveshja e Melonit me Shqipërinë është e shkëlqyer. Por Italia duhet të jetë Itali. Duhet marrje e përgjegjësisë. Salvini, kur u bë Ministër i Brendshëm, ndaloi emigracionin e paligjshëm. Ndoshta kjo ka bërë që të tjerët të jenë më të kujdesshëm në këto çështje. Akordi me Tiranën “është një lëvizje e mirë e Melonit. Më në fund një vend në kontinentin evropian, që drejtohet nga një socialist, sepse Rama është socialist, po ndihmon Italinë. Nga pikëpamja thelbësore marrëveshja është perfekte, nga pikëpamja strukturore do të ishte e nevojshme që Bashkimi Evropian të bënte siç bëri Shqipëria. Dhe kjo do të thotë që BE duhet të vihet në dispozicion për të ndihmuar Italinë. Nëse një socialist si Rama e bën këtë, ka vende të tjera që mund të japin një dorë më shumë. Nuk e kanë bërë më parë, nuk po e bëjnë tani”, thotë zëvendëssekretari i La Lega, Andrea Crippa i cili ka konfirmuar përplasjet në qeveri.
Ka edhe një detaj tjetër që po shkakton debate në Itali. Kjo pasi marrëveshja me Shqipërinë nuk do të kalojë në Parlament. Meloni e nuk e ka konsideruar si një marrëveshje ndërkombëtare, por si amendim të një traktati.
“Ky është një traktat bashkëpunimi i forcimit të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë për çështjen e imigracionit, i cili tashmë është parashikuar nga marrëveshjet e mëparshme ndërkombëtare të nënshkruara i pari në 1995 dhe tjetri në 2017”, thotë ministri për marrëdhëniet me parlamentin Luca Ciriani.
Opozita e ka reaguar ashpër duke kërkuar që drafti të shkojë në parlament.
“Në Itali marrëveshjet ndërkombëtare kalojnë nga Parlamenti dhe për ne është e papranueshme që kjo të mos kalojë në Parlament. Nuk e bëjnë sepse e dinë që bie ndesh me nenin 10 të Kushtetutës”, thotë Partia Demokratike. Po ashtu dhe Giuseppe Conte e ka kritikuar marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët.
Protesta SPANJË- Spanjollët kundërshtojnë planin e kryeministrit Pedro Sanchez për të amnistuar qindra njerëz që mo...
Papa Françesku VATIKAN- Kisha Katolike aprovon disa liri dhe të drejta për homoseksualët. Sipas këtij vendimi, do të lejohe...
Rishi Sunak ANGLI- Kryeministri britanik Rishi Sunak e konsideroi provokim dhe mungesë respekti organizimin e një marshimi pro palestinez, të...
Prishjet TIRANË- Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë probleme sa i përket lëkundjeve sizmike. Tërmete nuk mund ...
Spirit of Discovery FRANCË- Një udhëtim ëndrrash u shndërrua në një makth për 1000 pasagjerët në bordin e...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni ITALI- Dokumente të reja që detajojnë planin e Italisë për të dërguar azilkërkues n&eum...
Policia GJERMANI- Policia e Hamburgut bëri me dije këtë të mërkurë se arrestoi katër të mitur, pasi hynë n&eum...
Ahmed Siam Abu Hamza GAZA- Një nga komandantët e Hamasit, Ahmed Siam Abu Hamza, thuhet se po mban peng rreth 1000 civilë pranë qytetit ...
Eli Cohen BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen akuzoi këtë të mërkurë Iranin si mbështetës e fina...
Sudan SUDAN- Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni sudanez i Dafurit Perëndimor mes frikës së spastrimit et...