LIVE UPDATES
Bota

Lajçak jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme do të arrihet një marrëveshje me rëndësi Kosovë-Serbi

Lajçak e dha këtë lajm nga Ohri ku është duke marrë pjesë në Forumin e Prespës ku dhe foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

17 Qershor 2022, 12:31 Nga d.a
Lajçak jep lajmin e mirë: Javën e ardhshme do të arrihet
Lajcak, Kurti dhe Vucic

MAQEDONIA E VERIUT- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se javën e ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje e rëndësishme ndërjmet dy palëve.

Lajçak e dha këtë lajm në një intervistë për Euronews nga Ohri ku është duke marrë pjesë në Forumin e Prespës ku dhe foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut po mbahet Forumi për Dialog, me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit ka si temë “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.

Intervista e plotë:

Çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit – A shihni ndonjë shpresë për Maqedoninë e Veriut në Samitit e BE-së në qershor?

Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia e Veriut do t’i nisë negociatat e antarësimit dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë qershor. Ju e dini që Bashkimi Europian i merr vendimet në bazë të konsensusit ndaj ne po punojmë fort që Presidenca Franceze apo edhe vetë presidenti Macron dhe liderët europianë si presidenti Charle Michele, por edhe shumë të tjerë po mundohen t’i ndihmojë të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët që do t’i lejonte edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë të nisin negociatat këtë qershor.

Ju vetë personalisht e besoni se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të nisin negociatat e anëtarësimit?

Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ato i kanë plotësuar të gjitha kushtet. Dhe sigurisht ato janë gati. Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Europian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun por të gjithë e dinë këtë dhe ne po punojmë vërtetë fort për ta pasur këtë bashkim.

Qeveria në Shkup ka përsëritur shpesh që këto mosmarrëveshje po e vrasin besueshmërinë e BE-së në rajon, a ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Nuk mund të jemi krenar për shpejtësinë me të cilën po lëvizin gjërat për sa i përket integrimit në BE. Ky është fakt. Dhe BE ja dha premtimin rajonit 19 vite më parë që ai do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian dhe në këto 19 vite vetëm Kroacia është bërë një anëtare me drejta të plota.

Dhe vetëm 2 prej 6 vendeve po negociojnë ndërsa 4 të tjerët vazhdojnë ende të presin. Ndaj këtu nuk ka vend për dyshim, ne duhet të mundohemi më shumë. Të dyja palët. Kur rajoni sjell rezultate atëherë edhe BE duhet të japë rezultate. Dhe për sa i përket çështjes së besueshmërisë, BE vazhdon të mbetet opsioni i vetëm dhe opsioni më pozitiv për të ardhmen të rajonit të Ballkanit . Nuk ka një ardhme të mirë për Ballkanin se ajo europiane dhe unë në fakt do të sugjeroja që ne ta kritikonim njëri tjetrin më pak dhe të bashkëpunonim më shumë dhe të garantojmë që kjo të ndodhi.

Po përsa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës – a keni parë progres?

Po në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara – që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar – ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit.

Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës.

Kemi parë disa sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën – a mund të ndodhi këtë vit?

Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë.

Në Mars u shënua 11 vjetori i fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Gjatë këtyre viteve janë arritur një sërë marrëveshjesh për shumë çështje, por zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet një sfidë e vështirë. Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në vitin 2020, përmes marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish Presidentit Donald Trump. Por, duke parë situatën në botë, eksperti Rohaç mendon se takime të ngjashme vështirë se mund të përsëriten.

miroslav laçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen