17 Shtator 2023, 09:29
Nga a.l
Ambulanca
PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet, ku një e moshuar 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë. Ka qenë shërbyesja e cila e ka gjetur të moshuarën pa ndjenja dhe me shenja dhune në trup. Policia ka ngritur dyshimet se e moshuara është goditur për vdekje me shkop druri nga bashkëshorti i saj. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 82-vjeçarin, i cili ishte proceduar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Përmet/ Informacion paraprak.
Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
permet
Aktualitet
17 Shtator 2023, 08:28
a.l
Gëzim Avdi (Kalia)
LEZHË- Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video shqetësuese ku shihej se një 31-vje&cc...
Aktualitet
17 Shtator 2023, 08:14
a.l
Athina e vitit 1850
Gazeta greke 'Protothema.gr' ka publikuar sot një shkrim të gazetarit francez Edmond Abou, kërkimi i të cilit zbulo...
Aktualitet
17 Shtator 2023, 07:14
a.l
Foto ilustruese
Shqipëria
Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku m&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 21:37
f.i
foto ilustruese
KAVAJË- Një aksident kandodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në Kavajë. Mësohet se një ...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 21:01
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Raporti i Drejtorisë Hetimore të Antimafias i dalë për 6 mujorin e dytë të vitit 2022 ka dal&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 20:37
f.i
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Hetimet për zjarrin në pallatin 10-katësh në kryeqytet nuk janë zgjeruar. Fillimisht fokus...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 20:20
f.i
Arlind Qori
TIRANË- Arlind Qori ka komentuar shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Me anë të një pos...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 17:54
f.i
TIRANË- Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të A...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 17:42
f.i
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” që çoi në qeli 10 ...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 17:20
f.i
foto ilustruese
DELVINË- Është shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga. Zoga është liru...