LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç bojkoton samitin e BE-së në Tiranë: Kosova është e shenjtë për Serbinë, mund të më vrisni por atë nuk e dorëzoj

Vuçiç shtoi gjithashtu se kur t'i drejtohen Serbisë për ta fajësuar, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, referuar marrëveshjeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

1 Dhjetor 2022, 20:01 Nga I.A
Vuçiç bojkoton samitin e BE-së në Tiranë: Kosova
Aleksander Vuçiç

SERBI- Serbia ka vendosur që të bojkotojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. Mediat serbe shkruajnë se ka qenë vetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ai që ka bërë me dije që nuk do të udhëtojë më datë 6 drejt Tiranës, por që gjithashtu ka dhënë urdhër që të mos jetë prezent asnjë përfaqësues nga Serbia. Në një intervistë për TVPink, Vuçiç ja shpjeguar se arsyeja e bojkotit është mosreagimi i Bashkimit Evropian pas emërimit të Nenad Rashiç (Kryetari i Partisë Demokratike Progresive) si ministër në Qeverinë e Kosovës. Vendimi për emërimin e Rashiç erdhi pas dorëheqjes së ish-ministrit të Listës Serbe, Goran Rakiç. 

Vuçiç shtoi gjithashtu se kur t'i drejtohen Serbisë për ta fajësuar, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, referuar marrëveshjeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit, sipas tij, duhet të kishte marrë dënim nga BE-ja, pasi nuk u është përmbajtur marrëveshjeve por nuk ka ndodhur. 

"Kanë zgjedhur llumrat më të këqij serb, nga fundi i kovës, Rashiqin dhe Radu Trajkoviqin, nuk ka më keq, që nuk kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe agjencive perëndimore. Mendojnë se do të na trembin me këtë, s’ka problem, mund ta shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua, por për mua Kosova dhe Mertohija janë vendet më të shenjta serbe, për mua Serbia është vendi më i shenjtë. Më mirë se iki unë, se t’jua dorëzoj, e s’jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë, dhe ju ejani bukur, udhëtoni me avion, flisni marrëzi, të gjithë ju nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor. Ju bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni pa të dhe si. Unë nuk do t'ju lejoj t'i poshtëroni ata. Ju e keni bërë atë herë të panumërta dhe unë gjithmonë llogaris, ndoshta kemi gabuar, ndoshta duhet t'i lëmë të shkojnë edhe një herë. Ai ka marrë diçka që ndoshta unë mund ta kuptoj, ndoshta askush tjetër. Dhe kështu sillen çdo herë, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes së Brukselit, por edhe normat e së drejtës publike ndërkombëtare dhe të gjitha parimet dhe normat demokratike. Dhe nuk u intereson, prandaj kjo është në përputhje me interesat e një fuqie evropiane dhe me interesat që dikush duhet t'i zbatojë, kundër serbëve," tha Vuçiç. 

Kush është Nenad Rashiç?

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiç është emëruar sot ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi Rashiç për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.  Rashiç ka zëvendësuar Goran Rakiç, gati një muaj pas dorëheqjes së tij. Dorëheqja pasoi mospajtimet e përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës me vendimin e qeverisë qendrore për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Aktualisht në institucionet e Kosovës në veri nuk ka punonjës serbë, ndërsa Lista Serbe mbushi vendet e lëna bosh në parlamentin e Kosovës. 

Kur do të mbahet Samiti?

Të martën Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Axhenda e samitit do të vijojë me takime dypalëshe ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

aleksander vuçiç samiti i 6 dhjetorit nenad rashiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj