LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Koalicioni pro Familjes: Policia të jetë më e vëmendshme me kërkesat për urdhër mbrojtje

Koalicioni i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.

1 Dhjetor 2022, 17:06 Nga I.A
Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, Koalicioni pro Familjes:
Vrasja e Hamide Magashit në Prishtinë

TIRANË- “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë nga bashkëshorti i saj. Me anë të një postimi në Facebook, Koalicioni ndan dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për dy viktimat e fundit të krimit në familje në Kosovë duke rikujtuar edhe rastin e Sadije Godenit, mësuese e shkollës "Dardania" në Prishtinë, e cila u vra nga bashkëshorti.

Koalicioni i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.

Deklarata e plotë:

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” ndien  dhimbje dhe shqetësim të thellë për krimin në familje në Kosovë, ku brenda një jave janë vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre.  Ngjarja e një ditë më parë e ndodhur në oborrin e QKUK-së, para Spitalit të Gjinekologjisë në Prishtinë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshorten e tij 35-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, dhe ajo e ndodhur 6 ditë më parë në Prishtinë, ku burri vrau bashkëshorten, Sadije Godenin, mësuese e shkollës "Dardania" në Prishtinë, ku punonte prej 28 vitesh si mësuese e gjeografisë, tregojnë edhe një herë se krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha. 

“Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së 35-vjeçares, së cilës iu pre ëndrra në mes për t’u bërë nënë, dhe familjes së mësueses së gjeografisë, që do t’u mungojë jo vetëm familjes, por edhe nxënësve. "Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” dënon me forcë dhunën dhe krimin brenda familjes dhe u kërkon autoriteteve policore të shtetit të Kosovës që të marrin masa të menjëhershme për parandalimin e këtyre lloj ngjarjeve që tronditën shoqërinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër Koalicioni shpreh shqetësimin edhe për funksionimin e Policisë së Prishtinës, e cila sipas të dhënave që janë publikuar në media, ka qenë në dijeni të grindjeve të 35-vjeçares me bashkëshortin e saj, e cila ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Për këtë arsye “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i kërkon punonjësve të policisë në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë më të vëmendshëm në kërkesat për urdhër mbrojtje në familje, për të bërë të mundur parandalimin e dhunës ndaj grave dhe krimit në familje.

E ndërsa jemi në ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, Fushatës Globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës” i bën një apel të gjithë shoqërisë, që secili të kujdeset për familjen e tij. Ruani familjen tuaj si një nga gjërat më të shtrenjta, t’i bashkëshort duaje bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tu,  ti bir, apo bijë respektoje nënën dhe babain tënd. Duajeni familjen. Familja duhet të jetë për të gjithë një strehë, mbrojtje dhe dashuri. Vlerësojeni shenjtërinë e jetës dhe mos e trajtoni me lehtësi. Ndërsa besojmë se si shoqëri kemi shumë për të bërë, lutemi që ngjarje të tilla të mos përsëritën më në familjet shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin

sadije godeni koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës hamide magashi burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet