LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden – Macron, mes shqetësimeve evropiane për ligjin amerikan mbi zbutjen e inflacionit

Bisedimet pritet të përqendroheshin kryesisht në përpjekjet për të qëndruar të bashkuar në përgjigjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për të koordinuar qasjen e tyre ndaj Kinës që është bërë më autoritare.

1 Dhjetor 2022, 16:35 Nga k.m.
Takimi Biden – Macron, mes shqetësimeve evropiane për ligjin
Joe Biden dhe Emmanuel Macron

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po takohen në këto momente në Shtëpinë e Bardhë. Për të nderuar Presidentin Macron, Presidenti Biden shtron sonte darkën e parë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për një udhëheqës të huaj.

“Nëse shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë, shikoni se çfarë po ndodh në rajonin e Indo-Paqësorit dhe tensionet me Kinën, Franca është me të vërtetë në qendër të të gjitha këtyre gjërave”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke shtuar se “për gjithë këto arësye Presidenti Biden mendoi se ishte gjëja më e përshtatshme, që Franca të ishte vendi i parë që nderohej me një darkë shtetërore”.

Bisedimet pritet të përqendroheshin kryesisht në përpjekjet për të qëndruar të bashkuar në përgjigjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për të koordinuar qasjen e tyre ndaj Kinës që është bërë më autoritare.

Të dy udhëheqësit po festojnë miqësinë e gjatë SHBA-Francë, por takimi nuk është pa mosmarrëveshje.

Presidenti francez nuk po e fsheh pakënaqësinë e tij me ligjet e presidentit Biden për mjedisin, që Macron tha se do të kenë ndikim negativ tek kompanitë evropiane. Përpara takimit, Macron tha se ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë janë po ashtu thellësisht të shqetësuar për ligjin amerikan që mbështet teknologjinë që nuk dëmton ambientin, të prodhuar nga Amerika.

Por, përpara takimit të së enjtes, Macron e bëri të qartë se ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë mbeten thellësisht të shqetësuar me dy ligje të reja amerikane.

“Veçanërisht Ligji për Zbutjen e Inflacionit dhe Ligji i Mikroprocesorëve”, janë vendime që përçajnë Perëndimin, sepse krijojnë dallime mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Kjo duket sikur krijon përshtypjen se nuk duhen më investime në anën tjetër të Atlantikut. Veprimet amerikane mund të funksionojnë vetëm nëse ka një koordinim mes nesh, nëse vendosim së bashku. Kjo është vendimtare”, tha presidenti francez të mërkurën, gjatë një fjalimi në ambasadën franceze në Uashington.

Ligjet e kritikuara nga presidenti francez, synojnë të favorizojnë teknologjitë amerikane që nuk dëmtojnë mjedisin, duke përfshirë automjetet elektrike.

Ky nuk ishte i vetmi rast që Macron kritikon ligjet amerikane. Para fjalimit në ambasadën franceze, udhëheqësi francez kritikoi Ligjin për Reduktimin e Inflacionit dhe atë të Mikroprocesorëve edhe gjatë një dreke me ligjvënësit amerikanë të të dyja partive. Presidenti francez e bëri të qartë se përpjekjet e presidentit Biden për të frenuar ndryshimet mjedisore duhen duartrokitur, por subvencionet që do jepen në kuadër të ligjeve amerikane do të ishin një pengesë e madhe për kompanitë evropiane.

Bashkimi Evropian gjithashtu ka shprehur shqetësimin se kreditë tatimore në ligjin për mjedisin, përfshirë ato që synojnë nxitjen e amerikanëve për të blerë automjete elektrike, do të diskriminojnë prodhuesit evropianë dhe përbëjnë shkelje të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Macron kritikoi edhe një marrëveshje të arritur në samitin e fundit për mjedisin në Egjipt, në të cilin SHBA dhe vendet e tjera të pasura ranë dakord të paguajnë për dëmet që ndryshimet klimatike po u shkaktojnë vendeve të varfra. Marrëveshja përfshin pak detaje se si do bëhet pagesa dhe Macron tha se nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden kanë kundërshtuar se legjislacioni ndihmon SHBA-në për të përmbushur qëllimet globale për të frenuar ndryshimet mjedisore. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, deklaroi të mërkurën se legjislacioni do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për kompanitë franceze dhe të tjerët në Evropë./VOA

joe biden emmanuel macron

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet