LIVE UPDATES
Bota

Escobar: SHBA, e përkushtuar ndaj zgjidhjes së problemeve dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor

Escobar tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në institucionet euro-atlantike dhe se nga këndvështrimi amerikan, rajoni “ofron mundësi të jashtëzakonshme".

1 Dhjetor 2022, 18:32 Nga I.A
Escobar: SHBA, e përkushtuar ndaj zgjidhjes së problemeve dhe
Gabriel Escobar

SHBA- Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të enjten në Uashignton se sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor janë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe integrimi euro-atlantik, por se mundësitë që ofron rajoni janë shumë më të rëndësishme sesa rreziqet. Duke folur në një diskutim në Këshillin e Atlantikut, zoti Escobar tha se situata e krijuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, u ka dhënë shtysë përpjekjeve të perëndimit për zgjidhjen e problemeve të mbetura. Zoti Escobar tha se shpreson që të shohë përparim vitin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të planit franko-gjerman dhe theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në institucionet euro-atlantike dhe se nga këndvështrimi amerikan, rajoni “ofron mundësi të jashtëzakonshme".

“Sfida për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë është se jo të gjitha vendet e rajonit kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Kjo ka qenë pengesë për gjetjen e zgjedhjeve dhe marrëdhënieve të qëndrueshme mes atyre vendeve në mënyrë që Evropa të jetë e plotë”, tha zoti Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan tha se në sytë e Amerikës vendet e rajonit janë tashmë pjesë e familjes euroatlantike.

“Ata thjesht nuk janë pjesë e strukturave formale që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, kështu që pyetja është se si mund ta përshpejtojmë anëtarësimin e tyre në ato institucione formale, duke pranuar se ata janë evropianë, sepse i përkasin shoqërisë sonë, u përkasin strukturave tona”, tha ai.

Lufta në Ukrainë, nxitje për rritjen e angazhimit perëndimor në Ballkan

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, i ka shtuar përpjekjet e Perëndimit për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, tha zoti Escobar.

“Tek aleatët tanë evropianë, është rritur ndjenja e urgjencës për të zgjidhur disa nga problemet dhe përshpejtuar disa nga proceset që do ta çojnë rajonin në drejtimin e duhur. Dhe kështu, në këtë drejtim, kriza në Ukrainë ka ndikuar tek përqendrimi tek realitetet e asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sipas zyrtarit më të lartë të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, rruga më e mirë për të luftuar përpjekjet e Rusisë për ndikim në rajon, është dhënia e një alternative demokratrike.

“Ne po forcojmë lidhjet në komunitetin e vendeve demokratike, që janë edhe disa nga vendet më të pasura. Duke bërë një gjë të tillë ato vende (të rajonit) e kuptojnë që nuk kanë pse të mbështeten tek Rusia”, tha ai.

Zoti Escobar tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për demokraci dhe luftë kundër korrupsionit në rajon, përfshirë sanksionet nga Uashingtoni:

“Korrupsioni është problemi më i madh për rajonin. Nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është me të vërtetë vetëm një maskë për këtë (korrupsionin). Është shumë e qartë se të gjitha partitë më nacionaliste në rajon janë edhe më të korruptuarat”, tha ai.

Ai tha se vetëm veprimet nga jashtë nuk janë të mjaftueshme për t’i vënë para përgjegjësisë aktorët e korruptuar.

“Udhëheqësit duhet duhet të ndërmarrin veprime, ata duhet t'i largojnë këta njerëz nga pozitat e përgjegjësisë, duhet t'i heqin këta njerëz nga listat e partive dhe kjo vlen për të gjitha vendet në rajon”, tha ai duke shtuar se pjesa tjetër më afatgjatë është “t'u bëjmë presion udhëheqësve (të vendeve) liderëve që të bëjnë reformat e shtetit të së drejtës që kërkohen për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian”.

Duke folur për Kosovën dhe Serbinë, ai vlerësoi marrëveshjen e javës së kaluar për targat e makinave, duke e quajtur të rëndësishme për uljen e tensioneve.

“Ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë që në vend që të merremi me këto çështje individuale që krijojnë tension të menjëhershëm, që të gjitha duhet të përqendrohen tek dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

Zoti Escobar theksoi rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara për dialogun.

“Ky dialog i lehtësuar nga BE-ja ka një përfshirje shumë të fortë të palës amerikane. Pra, ne punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë evropianë në krijimin e zgjidhjeve që shpresojmë se do të funksionojnë për të dyja palët, që do të punojnë në një mënyrë evropiane që do të integrojë të dyja palët, që do të krijojë mundësi që ata të ecin përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe për të krijuar mundësi ekonomike edhe për rajonin”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për përkushtimin e Uashingtonit ndaj Kosovës.

“Përkushtimi ynë për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. Dhe nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t'i braktisim ata. Pra, nëse kemi dallime taktike në qasjen se si ta bëjmë vendin të ecë përpara në këtë rrugë transatlantike, njerëzit duhet t'i shohin ato si dallime taktike dhe jo një ndryshim në qëndrimin amerikan ndaj vendit”, tha ai.

Zyrtari amerikan foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se marrëveshja për të duhet të zbatohet dhe se të dyja palët duhet të mendojnë për banorët e Veriut dhe perspektivën e tyre.

Zoti Escobar tha se plani franko-gjerman, ofron mundësi të jashtëzakonshme për krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme mes dy vendeve, por nuk pranoi të parashikonte nëse një marrëveshje mund të arrihet deri pranverën e ardhshme.

“A mund të realizohet ose jo deri në pranverën e ardhshme varet nga ritmi i negociatave dhe ritmi i takimeve, i cili nuk varet nga SHBA, por varet nga evropianët.Por unë mendoj se mund të fillojmë të shohim skeletin e një marrëveshjeje të dalë vitin e ardhshëm. Dhe unë do të doja ta shihja një gjë të tillë”, tha ai.

Zoti Escobar vlerësoi Maqedoninë e Veriut si model për rajonin, lidhur me reformat dhe zgjidhjet shumëetnike. Duke folur për Shqipërinë, ai tha se me gjithë problemet, historia modern ka treguar se ajo mund të ndërmarrë vendime të vështira politike dhe se shpreson që kjo prirje të vazhdojë. Ai shprehu shqetësimin për gjendjen në Mal të Zi dhe bëri thirrje për zgjedhje sa më të shpejta të parakohëshme, thirrje që tha se ia ka përcjellë udhëheqësve të vendit.

Marrë nga VOA

gabriel escobar

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!