LIVE UPDATES
Bota

Largime nga Rusia, çmimi i biletave shkon... deri në 9 mijë dollarë

Të frikësuar se mos thirren për të luftuar në Ukrainë, një numër i madh rusësh nxituan të rezervojnë bileta një-drejtimshe për të ikur nga vendi. Paniku erdhi pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për luftën në Ukrainë, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

22 Shtator 2022, 16:07 Nga k.m.
Largime nga Rusia, çmimi i biletave shkon... deri në 9 mijë
Foto ilustruese

Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi për mobilizim i presidentit Vladimir Putin u përcoll me protesta e arrestime në 38 qytete ruse dhe interesim të madh të qytetarëve për për t’u larguar nga Rusia.

Të frikësuar se mos thirren për të luftuar në Ukrainë, një numër i madh rusësh nxituan të rezervojnë bileta një-drejtimshe për të ikur nga vendi. Paniku erdhi pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për luftën në Ukrainë, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

300 mijë rekrutë pritet t’i bashkohen ushtrisë ruse. Menjëherë pas vendimit qytetarët nisën të marrin thirrjet, tha një avokat i të drejtave të njeriut. Protestat shpërthyen në 38 qytete ruse ndërsa policia arrestoi rreth 1 mijë e 400 persona.

Çmimet e biletave të fluturimit arritën kulmin. Qytetarët frikësohen se Moska mund të ndalojë fluturimet jashtë vendit.

Të dhënat e platformës Google tregojnë një rritje të kërkimeve për “Aviasales”, faqja më e njohur ruse për rezervimin e biletave të udhëtimit.

“Air Serbia”, kompania e vetme evropiane përveç asaj turke “Turkish Airlines” që kryen udhëtime nga Rusia pavarësisht embargos të vendosur nga Bashkimi Evropian, shiti me shpejtësi biltetat për ditët e ardhshme, ndëra çmimet për fluturime nga Moska në Stamboll, ose Dubai kanë arritur deri në mbi 9 mijë dollarë, për një biletë një-drejtimshe të klasit ekonomik.

"Çdo njeri normal është i shqetësuar. Lufta është e tmerrshme. Është normale të frikësohesh nga lufta dhe vdekja”, tha Sergey, një rus që u largua drejt Beogradit. Rusët mund të hyjnë në Serbi pa vizë. Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për të dënuar agresionin rus kundër Ukrainës.

Ndërkohë, më shumë se 100 pasagjerë rusë mbërritën në Stamboll të enjten. Njëri prej tyre tha se vendimi i Kremlinit e shtyu të largohet nga vendi. 

“Mobilizimi i pjesshëm është një nga arsyet pse jam këtu. Një vendim i gabuar që mund të shkaktojë probleme për shumë qytetarë rusë”, tha Alexi.

Ai udhëtoi i vetëm me një çantë dore në një fluturim të hershëm të kompanisë Turkish Airlines.

“Jam i shqetësuar. Nuk e besoja se hapi i radhës do të jetë mobizilimi dhe mendoj se jo shumë rusë duan të luftojnë, të mobilizohen dhe të shkojnë në ushtri”, tha ai.

Një qytetar tjetër rus arriti në Turqi me gruan dhe vajzën.

“Mobilizimi ishte i pashmangshëm sepse kishte mungesa në njerëz. Nuk jam i shqetësuar, sepse jam 59 vjeçar ndërsa djali im jeton jashtë vendit”, tha Vasiliy.

Kremlini nuk pranoi të komentonte nëse kufijtë do të mbyllen për ata që i nënshtrohen urdhrit të mobilizimit, ndërsa u kërkoi banorëve të jenë të duruar deri në sqarimin e ligjit. Ministri rus i Mbrojtjes tha se ushtria po thërret njerëz me përvojë dhe specialistë. Por ka pak qartësi se kush futet në këto kategori. Personat me aftësi mjekësore duket se janë më të kërkuarit pasi një numër i madh mjekësh në Moskë kanë morrë urdhra mobilizimi./VOA

rusia lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet