LIVE UPDATES
Bota

​Lavrov përmend Kosovën në OKB, ambasadori shqiptar: Të është bërë fiksim

Gjatë fjalës së tij në OKB, Lavrov tha ndër të tjera se institucionet në Prishtinë, duke nënkuptuar për autoritetet e Republikës, nuk mund të përfaqësojnë interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ashtu si Kievi nuk mund të përfaqësojë rusët në Donbas e Krime.

25 Prill 2023, 21:09 Nga a.l
​Lavrov përmend Kosovën në OKB, ambasadori shqiptar: Të
Ferit Hoxha

KOSOVË-  Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka përmendur Kosovën gjatë diskutimeve për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Ai ka marrë përgjigje nga ambasadori i Shqipërisë në këtë institucion, Ferit Hoxha, që i ka thënë zyrtarit rus se Kosova i është bërë obsesion.

Gjatë fjalës së tij në OKB, Lavrov tha ndër të tjera se institucionet në Prishtinë, duke nënkuptuar për autoritetet e Republikës, nuk mund të përfaqësojnë interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ashtu si Kievi nuk mund të përfaqësojë rusët në Donbas e Krime.

Prishtina nuk mund të pretendojë se përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës të cilëve iu premtua autonomia nga Bashkimi Evropian, ashtu si Berlini dhe Parisi premtuan status të veçantë për Donbasin, rezultatet e këtyre premtimeve janë të njohura, këtë e deklaroi me elokuencë Sekretari ynë i Përgjithshëm gjatë samitit të dytë për demokracinë më 29 mars”, deklaroi Lavrov.

Mirëpo, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, u shpreh se Rusia nuk mund të përmend Kosovën, shtet që njihet më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, për të justifikuar veprimet e tyre.

Sipas Hoxhës, drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo çështje është e mbyllur.

Në veçanti, është bërë një obsesion rus t’i referohet Republikës së Kosovës, një vend i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, për të justifikuar veprimet e saj të paligjshme në Gjeorgji në vitin 2008, në Ukrainë që nga viti 2014, gjë që siç e dimë të gjithë po vazhdon deri në këto momente. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e njëjta GJND ka kërkuar që Rusia të ndalojë luftën e saj, prandaj nuk ka asgjë që tingëllon më e zbrazët sesa përpjekja e dëshpëruar për të justifikuar të pajustifikueshmen, dhe përpjekja e saj për t’u fshehur pas të papranueshmes”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se Rusia duhet t’i japë fund luftës së saj, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Siç e dimë, ‘dielli nuk mund të fshihet me gisht’ dhe sot edhe një herë, nuk dëgjuam asgjë për çështjen kyçe sipas cilit nen të Kartës së OKB-së Rusia ka sulmuar fqinjin e saj dhe ka aneksuar me forcë pjesë të territorit të saj. Nëse duam ta mbajmë OKB-në si gurthemeli të botës shumëpalëshe, duhet të tregojmë respekt për njëri-tjetrin, jo përbuzje, duhet të tregojmë solidaritet, jo kërcënime, duhet të zgjedhim diplomacinë dhe të nxisim dialogun, jo të bëjmë luftë, ne duhet të punojmë së bashku, t’u përmbahemi angazhimeve tona dhe kemi nevojë për drejtësi përmes përgjegjësisë për krimet e kryera, dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, deklaroi Hoxha. /KP/ 

sergei lavrov ferit hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj