LIVE UPDATES
Bota

Greqia abstenoi për aplikimin e Kosovës në KiE/ Ish-kryediplomati grek: Nuk duhet lëkundur qëndrimi i Greqisë

Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

25 Prill 2023, 20:21 Nga a.l
Greqia abstenoi për aplikimin e Kosovës në KiE/ Ish-kryediplomati
George Katrougalos

KOSOVË- Komiteti i Ministrave ia ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në njoftimin e lëshuar nga ky komitet thuhet se për të pranuar aplikimin për anëtarësim merren për bazë edhe arritjet e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë. 

33 shtet votuan pro këtij vendimi, 7 kundër, 5 abstenuan dhe vetëm 1 nuk votoi fare. Ndër shtetet që abstenuan është edhe Greqia, veç Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovakisë e Ukrainës.

Për këtë veprim ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE). Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

“Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike, edhe pse ndryshon, pa sqarim, qëndrimin e palëkundur grek. Në të njëjtën kohë, kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet ta ketë në rajon”, ka thënë Katrougalos, që aktualisht është edhe deputet në parlamentin grek me partinë SYRIZA. 

Ai theksoi se abstenimi i Greqisë, duke u diferencuar nga shtetet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania e Qiproja, nuk kontribuon në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Vendi ynë gjithmonë duhet të promovojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapat dhe zgjidhjet e pajtuara reciprokisht. Vendimi i qeverisë për ta diferencuar veten në votimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk kontribuon në këtë qëllim”, shtoi ish-ministri i Jashtëm grek.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE), ku u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Katrougalos tha se Ballkani ka ende potencial shpërthyes, por që kjo nuk kufizohet vetëm në Ballkan.

Në rastin e Kosovës, ka njëfarë drite. Duket se pas deklaratës së fundit të presidenti serb që riekzaminon propozimet për normalizim, ndoshta dy palët mund të arrijnë një kompromis të zbatueshëm. Sepse është e dukshme se zgjidhja e vetme e mundshme është përmes dialogut, respektimit të tjerëve dhe kompromisit. Siç kanë treguar Greqia dhe Maqedonia me marrëveshjen e Prespës. I ashtuquajturi plan ‘franko-gjerman’ i cili thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të një forme, nëse jo të vetëvendosjes, së paku të vetëshprehjes, së pakicës serbe, mendoj se mund të jetë një prej mënyrave të mundshme të kompromisit. Jo e vetmja. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht konventën kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave. Serbia është pjesë e saj, autoritetet e Kosovës duhet të përqafojnë në tërësi dhe të respektojnë provizionet e saj”, tha George Katrougalos.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

kosova ne kie george katrougalos

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën