LIVE UPDATES
Bota

“Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë

Larg prej fushëbetejave në Ukrainë, një tjetër front i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka tentuar t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, së fundi i krahasoi protestat në Serbi kundër mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit me ato të Sheshit Maidan në Kiev më 2014 – të cilat hapën rrugën për ardhjen e liderëve properëndimorë në pushtet në Ukrainë.

29 Dhjetor 2023, 08:29 Nga a.l
“Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë
Aleksandër Vuçiç

Editorial i gazetës franceze “Le Monde”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, fitues i zgjedhjeve të shoqëruara me parregullsi, ka refuzuar t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë prej ambicieve të tij që ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar kësisoj që t’i shtyjë gjasat e vendit të tij për integrim në BE

Larg prej fushëbetejave në Ukrainë, një tjetër front i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka tentuar t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, së fundi i krahasoi protestat në Serbi kundër mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit me ato të Sheshit Maidan në Kiev më 2014 – të cilat hapën rrugën për ardhjen e liderëve properëndimorë në pushtet në Ukrainë.

Qëkur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qindra demonstrues i sfiduan përditë forcat e sigurisë për të protestuar kundër parregullsive të vëzhguara zgjedhore. Përderisa rezultatet zyrtare flasin për një fitore me 46.72 për qind të votave për Partinë Progresiste nacionaliste të presidentit, Aleksandar Vuçiq, vetëm 23.58 për qind e votave shkuan për koalicionin proevropian “Serbia Kundër Dhunës”, shtatë prej liderëve të të cilit janë në grevë urie.Advertisement

Vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës denoncuan parregullsi serioze, përfshirë “blerjen e votave” dhe “mbushjen e kutive të votimit”. Megjithëkëtë, presidenti serb ka insistuar se zgjedhjet “ishin më të drejtat në historinë e fundit të Serbisë” teksa ka akuzuar “shtetet e fuqishme të huaja” se synojnë “ta destabilizojnë vendin”.

Ky kontekst helmues e reflekton strategjinë e tensioneve të Vuçiqit, duke i konfirmuar dyshimet në rritje për orientimin evropian të Serbisë. Duke qenë në pushtet prej pothuajse 10 vjetësh, presidenti ka shpërfaqur admirimin e tij për ish-diktatorin Slobodan Milosheviq, i cili vdiq para se të përfundonte gjykimi i tij për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Vuçiqi nuk hoqi dorë nga ambicia e tij për ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën – pavarësinë e së cilës nuk e pranoi kurrë që prej shpalljes së saj më 2008 – siç mund të demonstrojë edhe operacioni i zmbrapsur i komandove serbë, i ndërmarrë në shtator.

Së fundmi, ani se është president i një shteti që është kandidat për anëtarësim në BE (prej së cilës ka pranuar fonde), ai ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë dhe ka ndaluar së zbatuari reformat e kërkuara nga blloku.

Evropianët qysh moti besonin se marrëdhëniet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, në fund të fundit do të triumfojnë mbi retorikën nacionaliste të Vuçiçit. Ata tani e kanë çdo arsye për ta parë lojën e tij të dyfishtë me kujdes. Franca, në veçanti, është shumë e lidhur me ambicien për ta ankoruar Ballkanin – dhe rrjedhimisht edhe Serbinë – në bllok. Kjo dilemë nuk është asgjë tjetër veçse e drejtpërdrejtë, ngase sa më e largët të duket të jetë hyrja e Serbisë në BE, aq më tepër do të përfitojnë nga kjo situatë Rusia e Kina për t’i avancuar interesat e tyre.

Megjithëkëtë, shembulli i vendosur nga Hungaria e Viktor Orbanit, e që ka synuar të veprojë sikurse Kali i Trojës i Rusisë përbrenda BE-së, duhet t’i shtyjë vendet anëtare të kërkojnë pajtueshmëri të plotë dhe të pakthyeshme me sundimin e ligjit, për ta parandaluar Beogradin që një ditë ta përsërisë taktikën e njëjtë. Evropianët e dinë nga historia e tyre se rreziqet e një krize në Ballkan mund të mbartin pasoja shkatërruese, larg përtej vetë rajonit. Kundruall sfondit të përkeqësimit të tensioneve nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, ata duhet të jenë vigjilentë përballë teprimeve të presidentit serb.

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet