LIVE UPDATES
Bota

Lehtësim dhe reagime pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë

Shkëmbimi historik i të burgosurve me Rusinë ishte fryt i bisedimeve të vështira dhe sekrete dhe një telefonate vendimtare nga presidenti Joe Biden, një orë përpara se ai t’i tregonte botës se kishte hequr dorë nga gara për tu rizgjedhur.

2 Gusht 2024, 22:43 Nga E. D
Lehtësim dhe reagime pas shkëmbimit të të burgosurve me
fotot ilustruese

RUSI- Shkëmbimi historik i të burgosurve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u prit me reagime të ndryshme, në të dy anën e Atlantikut. Materiali në vijim sjell detaje nga procesi i ndërlikuar i arritjes së marrëveshjes dhe reagimet për atë që shënoi shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që nga Lufta e Ftohtë.

Shkëmbimi historik i të burgosurve me Rusinë ishte fryt i bisedimeve të vështira dhe sekrete dhe një telefonate vendimtare nga presidenti Joe Biden, një orë përpara se ai t’i tregonte botës se kishte hequr dorë nga gara për tu rizgjedhur.

Përpjekja për lirimin e gazetarëve Evan Gershkoviç dhe Alsu Kurmasheva dhe 14 amerikanëve të tjerë, përfshinte bisedime të nivelit të lartë me Rusinë në një kohë kur marrëdhëniet Lindje-Perëndim janë në konflikt të hapur për luftën në Ukrainë.

“Natyra e jashtëzakonshme e angazhimit diplomatik tregon se edhe pse fuqitë perëndimore dhe Rusia kanë mosmarrëveshje, ka ende hapësirë për bashkëpunim diplomatik. Është një fije shprese. Pyetja është nëse vendet perëndimore do të përdorin ndikimin e tyre diplomatik, presionin dhe kapitalin diplomatik për të kërkuar lirimin e disidentëve të tjerë”, thotë Viktor Peskin nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Ndërkaq, profesori i Universitetit ‘Columbia’ në Nju Jork, Timothy Frye vë theksin tek dallimi mes të burgosurve të shkëmbyer.

“Është e rëndësishme të theksohet asimetria morale në llojin e të burgosurve që janë liruar. Të burgosurit që u liruan nga Rusia, janë kryesisht gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe protestues kundër luftës. Nga ana ruse, janë hakerat kibernetikë, agjentët që angazhohen për vrasje dhe në një rast, një i burgosur që ishte dënuar për vrasje në Gjermani dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm”, thotë Profesori Frye.

Zytarë amerikanë e kanë pranuar se kjo nënkuptonte gjithashtu mbështetje të fuqishme tek aleatët evropianë që hezitonin t'i dorëzoheshin kërkesave të Moskës.

Kushti më i madh i Rusisë ishte lirimi i Vadim Krasikovit, rusit të burgosur në Gjermani për vrasjen e një ish-komandanti rebel çeçen në Berlin në vitin 2019.

“Ishte një vendim shumë i vështirë. Nga këndvështrimi ynë, dhurata e lirisë dhe e jetës së të burgosurve në Rusi dhe Bjellorusi ishte më e rëndësishme. Ne e kemi shqyrtuar seriozisht faktin që po lirojmë një të dënuar për vrasje, por e bëmë këtë që këta 15 persona të kenë një jetë në liri, një perspektivë të mirë për të ardhmen e tyre”, tha ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë, sidomos i gazetarëve të liruar, ka gëzuar qytetarët amerikanë.

“Unë mendoj se kishte ardhur koha. Gazetari Gershkovich nuk duhej të ishte arrestuar në radhë të parë. Kjo ishte thjesht politike. Putini e bën këtë gjatë gjithë kohës”, thotë Jack Marrow, banor i Filadelfias.

“Gazetarët nuk duhet të jenë kurrë në burg”, thotë Irene Foley gjithashtu nga Filadelfia.

Banori i Moskës Aleksandri është gjithashtu i gëzuar për lirimin e të burgosurve politikë rusë, por ai shton:

“Këta ishin vetëm figurat më të famshme që u liruan, ndërsa ata që janë më pak të njohur janë ende në burg. Është skandaloze që kaq shumë njerëz janë në burg”.

Një tjetër moskovit, Sergei, vlerësoi kthimin e të burgosurve rusë duke thënë se ata nuk duhet të kalojnë dënime të gjata jashtë vendit.

“Është mirë që ka barazi, disa njerëz janë në burg atje dhe disa njerëz janë këtu, në mënyrë që ne të mund t'i kthejmë njerëzit tanë me lehtësi”, tha ai.

Për të arritur deri te lirimi i të burgosurve një momentet më dramatike ndodhi kur e tërë Amerika ishte i përqëndruar tek lajmi nëse Presidenti Biden po tërhiqej nga gara zgjedhore. Pikërisht në ditën kur ai njoftoi largimin nga gara, zoti Biden ka telefonuar homologun e tij slloven i cili më pas liroi dy nga rusët, të cilët ishin dënuar nga një gjykatë për spiunazh. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo e çoi Moskën drejt pajtimit për këmbimin e të burgosurve./VOA

rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj