2 Gusht 2024, 22:01
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka dërguar një notë proteste autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të mbrëmshëm në aeroportin e Shkupit. Ku në këtë incident, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat presidentes Vjosa Osmani dhe e shtyu atë. Gjithashtu në njoftimin e ministrisë, kërkohet që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident,” thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thekson se presidentja Osmani u ballafaqua me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. Në përpjekje për të sqaruar situatën, Gërvalla ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë menjëherë pas incidentit dhe ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin maqedonas, Arben Fetai.
Gjatë takimit, ata diskutuan rreth incidentit dhe nevojës për veprime të shpejta institucionale. Së fundmi, Gërvalla pranoi një telefonatë nga homologu i saj maqedonas, Timço Mucunski, ku u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës lidhur me këtë ngjarje. Pala maqedonase një ditë më parë tha se ka nisur hetimin e këtij rasti. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se pasi Osmani kaloi kontrollin kufitar, erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, polic me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes.
vjosa osmani donika gërvalla
Bota
2 Gusht 2024, 21:29
E. D
Emmanuel Macron dhe Amelie Oudea-Castera
FRANCË- Pas puthjes pasionante me Emmanuel Macron Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera &e...
Bota
2 Gusht 2024, 21:13
E. D
Hunter Biden
SHBA- Një gjykatës në Kaliforni i ka dhënë imunitet Hallie Biden për të dëshmuar kundër Hunter Bi...
Bota
2 Gusht 2024, 20:09
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pretenduar se pas fushatës kundër tij qëndron nj&eu...
Bota
2 Gusht 2024, 20:20
S.B
Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka fituar mjaft vota nga delegatët demokratë për të fitu...
Bota
2 Gusht 2024, 19:52
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, nd&eum...
Bota
2 Gusht 2024, 19:35
E. D
Donald Trump
SHBA- Kandidati i Partisë Republikane për president në SHBA, Donald Trump, ka bërë edhe një herë një ...
Bota
2 Gusht 2024, 19:28
E. D
vjosa osmani
MAQEDONI E VERIUT- Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur përmes një reagimi zyrtar indinjatën e saj p&e...
Bota
2 Gusht 2024, 18:46
S.B
Meghan dhe Harry
SHBA- Pasuria neto e Meghan Markle ka parë një rritje të konsiderueshme që kur ajo dhe Princi Harry u tërhoq...
Bota
2 Gusht 2024, 18:18
E. D
pamje nga vendngjarja
KROACI- Vatrat e zjarrit në Kroaci po bëhen gjithnjë e më masive, duke djegur bimësi dhe pyje. Në ...
Bota
2 Gusht 2024, 18:04
E. D
donald trump dhe kamala harris
SHBA- Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura,...