LIVE UPDATES
Bota

Përballja elektorale kalon “online”, si po i përdorin Trump dhe Harris mediat sociale në garën presidenciale

Komenti që bëri për ligjvënëset demokrate kandidati republikan për nënpresident u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, me imazhe të shumta me mace dhe video që e kritikojnë atë.

2 Gusht 2024, 18:04 Nga E. D
Përballja elektorale kalon “online”, si po i përdorin
donald trump dhe kamala harris

SHBA- Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura, edhe rrjetet sociale po reagojnë në mënyra të ngjashme, si me imazhe të arrave të kokosit dhe të zonjave të dashuruara pas maceve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, shpjegon se si lidhen këto me zgjedhjet për president në Shtetet e Bashkuara. Çfarë kanë të përbashkët arrat e kokosit, gratë që nuk kanë fëmijë dhe këngëtarja angleze e muzikës pop Charli XCX?

Janë të gjitha pjesë e debatit në internet kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Me pak më shumë se tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve, votuesit hasin burime të mediave sociale plot me imazhe dhe retorikë keqdashëse.

“Ne drejtohemi në praktikë në këtë vend nga demokratët nëpërmjet oligarkëve tanë të korporatave, nga një grup zonjash të dashuruara pas maceve që nuk kanë fëmijë, të cilat janë të dëshpëruara për jetën e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë, dhe kështu duan ta bëjnë të dëshpëruar edhe pjesën tjetër të vendit”, tha J.D. Vance, kandidat republikan për nënpresident.

Komenti që bëri për ligjvënëset demokrate kandidati republikan për nënpresident u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, me imazhe të shumta me mace dhe video që e kritikojnë atë.

Zotin Vance e kanë kritikuar që nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, dhe deri tek aktorja e Hollivudit, Jennifer Aniston.

Ai vetë thotë se komenti u mor jashtë kontekstit dhe se politikat e demokratëve janë kundër familjes.

Ndërkohë, ekipi elektoral i Nënpresidentes Kamala Harris po vë në dukje një fjalim të saj vitin e kaluar, kur citonte këshillat e nënës së saj:

“A mendon se sapo ke rënë nga një pemë kokosi? Ekziston në kontekstin e gjithçkaje në të cilën jeton dhe të gjërave përpara teje”, tha Nënpresidentja Harris.

Fillimisht e postuar si shpoti nga Komiteti Kombëtar Republikan, citati tashmë është transformuar në mediat sociale nga mbështetësit e zonjës Harris me imazhe me arra kokosi.

Futja rishtazi në garë e zonjës Harris ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në internet, duke marrë ndër të tjera edhe mbështetjen e yllit të muzikës pop Charli XCX, e cila deklaroi në rrjetin X se Kamala Harris është personi i duhur.

Në përgjigje, ekipi elektoral i zonjës Harris adoptoi ngjyrat jeshile të albumit dhe gërmat e vogla të tij, për faqen kryesore të fushatës elektorale në rrjetin X.

Ndërkohë, kantautorët ripërpunuan këngën e artistes së muzikës pop me referenca për pemën e kokosit. Rrjetet sociale janë përfshirë kështu me ritëm të shpejtë në një sezon elektoral që ka qenë plot surpriza./ VOA

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet