LIVE UPDATES
Bota

“Liberalizimi s’ka kuptim pa Karton të Gjelbër”/ Institucionet në kërkim të zgjidhjes

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.

26 Mars 2024, 18:36 Nga M.B

“Liberalizimi s’ka kuptim pa Karton të Gjelbër”/

KOSOVA- Lulzim Veseli ndau 100 euro për të paguar sigurimin e makinës për tre muaj, rrugës së tij nga Kosova për në Gjermani.

“Maltretim dhe i kushtueshëm”, thotë ai, teksa rrëfen për udhëtimin me makinë në fillim të shkurtit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër. Kartoni i Gjelbër është certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve dhe njihet nga autoritetet e 47 vendeve të Këshillit të Byrove Evropiane. Në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës, kur dalin jashtë, duhet të paguajnë shuma të ndryshme - varësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në vendin e huaj. Situata është e tillë prej vitesh, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të gjetur zgjidhje.

Por, ajo është risjellë në fokus pas liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari i këtij viti, dhe rritjes së numrit të qytetarëve që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës. Përveçse pranojnë kostot financiare që shkakton mungesa e Kartonit të Gjelbër, institucionet përgjegjëse nuk japin shumë informacione se çfarë është duke u bërë për të siguruar këtë sigurim të automjeteve. Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje - partisë në pushtet, e ngriti çështjen e mungesës së Kartonit të Gjelbër si temë në një mbledhje të Komisionit parlamentar të Kosovës për buxhet, punë dhe transfere, që u mbajt këtë muaj.

Ai tha se shkas ishte rritja e numrit të udhëtareve nga Kosova drejt vendeve të BE-së, pas liberalizimit të vizave. Kartoni i Gjelbër është “barrë për qytetarët e Kosovës”, tha Rrahmani. Ai nuk specifikoi se sa është rritur numri i udhëtarëve, por për këtë dukuri REL-i raportoi më 9 mars. Në të njëjtën mbledhje të Komisionit për buxhet mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Institucioni i tij mbikëqyr dhe rregullon tregun e kompanive të sigurimeve në Kosovë, përfshirë edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, e cila ka rol kryesor në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Duke kujtuar faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, Ismaili tha se janë propozuar tashmë “dy-tri alternativa të tjera” për sigurimin e Kartonit të Gjelbër, që, siç tha, kanë shënuar përparim. Por, ai nuk specifikoi më shumë.

“Për shkak se janë kryesisht takime bilaterale, ndoshta nuk është e drejtë të shpalos shumë se me cilët partnerë”, tha Ismaili.

Radio Evropa e Lirë pyeti direkt BQK-në se për cilat alternativa bëhet fjalë, por mori këtë përgjigje:

“Kjo çështje është duke u trajtuar së bashku me institucionet përkatëse dhe është ndër objektivat e Planit Strategjik të BQK-së”.

As Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) nuk dha ndonjë përgjigje konkrete, pos që “mbetet në kontakt” me Këshillin e Byrove Evropiane, me seli në Bruksel.

“Mosanëtarësimi i Kosovës në OKB është pengesa që e pamundëson pranimin e BKS-së në Këshillin e Byrove Evropiane”, tha kjo byro për REL-in.

Për këtë temë, REL-iu iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Këshillit të Byrove Evropiane, por prej këtyre dy institucioneve nuk mori asnjë përgjigje. Radio Evropa e Lirë pyeti disa kompani në Kosovë që shesin polica të sigurimit për shtetet e BE-së dhe çmimet sillen nga 65 euro për një muaj deri në 100 euro për tre muaj. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, thotë se lëvizja pa viza nuk ka kuptim kur shoqërohet me pengesa dhe vështirësi gjatë hyrje-daljeve në shtetet evropiane. Për sigurimin e Kartonit të Gjelbër, ai rekomandon që procedura të nisë përmes një shteti tjetër.

“Të fillojnë negociatat me njërin nga shtetet fqinje dhe të marrim pëlqimin nga Këshilli i Byrove Evropiane. Kjo të jetë si fazë kalimtare, derisa të krijohen kushtet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane, sepse pagesat kanë kosto të lartë për qytetarët e vendit”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Kur është shqyrtuar mundësia përmes një shteti tjetër në vitin 2022, Kosova është dashur të plotësojë disa kushte. Një ndër to ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete. Këtë e ka arritur, duke pasur marrëveshje të tilla me katër shtete të rajonit: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Kusht tjetër për Kartonin e Gjelbër ka qenë, po ashtu, ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara nën nivelin prej 5% - gjë të cilën Kosova, sipas BKS-së, e ka plotësuar.

Derisa çështja mbetet pa u zgjidhur, ajo prek edhe vozitësit që hyjnë me automjete me targa të huaja në Kosovë. Ata duhet të paguajnë 15 euro për një qëndrim prej 15 ditësh. Këto tarifa janë më të larta për autobusë dhe për kamionë me peshë mbi një ton. Në të kaluarën, Qeveria e Kosovës ka ndarë disa herë mjete nga buxheti i saj për të mbuluar sigurimin kufitar për diasporën. E, Lulzim Veseli thotë se po të kishte mundësi vendimmarrjeje, çështjen e Kartonit të Gjelbër nuk do ta largonte nga fokusi.

“Unë kam dëshirë të shëtis në vendet e BE-së - ani tash pa viza”, thotë banori i Prishtinës./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje