LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Pesticidi i dëmshëm përdoret për prodhimet bujqësore, eksportet kthehen në kufi

Së fundmi, më 19 shkurt të këtij viti, ky Sistem alarmi për ushqimet ka bërë të ditur se është regjistruar sasi e lartë e pesticideve në prodhimet bujqësore të Maqedonisë së Veriut të dedikuara për tregun kroat.

26 Mars 2024, 18:18 Nga M.B
Maqedonia e Veriut/ Pesticidi i dëmshëm përdoret për
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Nga kufiri kroat vetëm brenda këtij viti janë kthyer tri dërgesa, ndërsa vitin e kaluar një, me produkte ushqimore bujqësore të Maqedonisë së Veriut kjo pasi në bazë të dhënave të Sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, në to është gjetur sasi e lartë e pesticideve të dëmshme për shëndetin. Së fundmi, më 19 shkurt të këtij viti, ky Sistem alarmi për ushqimet ka bërë të ditur se është regjistruar sasi e lartë e pesticideve në prodhimet bujqësore të Maqedonisë së Veriut të dedikuara për tregun kroat.

Bëhet fjalë për sallatë të përzier, në të cilën është gjetur pesticidi chlorpyrifos që rrezikon shëndetin e njeriut.
 Sasia e chlorpyrifos që është zbuluar në dërgesën e kontestuar nga ana e autoriteteve kroate ka qenë 0.55 mikrogramë në një kilogram, ndërsa, sipas standardeve evropiane, sasia e këtij pesticidi duhet të jetë zero. Prania e këtij pesticidi ka bërë që autoritetet kroate t’i ndalojnë këto produkte bujqësore, sallatën e përzier, që në kufi.

“Sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, kishte informacion se në një ngarkesë të nisur nga vendi ynë, u zbuluan mbetje të chlorpyrifos, një pesticid që është i ndaluar si këtu, ashtu edhe në BE. Prandaj, dërgesa është ndaluar në kufi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolçe Babovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Babovski nënvizon se nuk mund të thotë se si është gjendur ky pesticid në sallatat e përziera të dedikuara për tregun kroat.

“Inspektorati i Bujqësisë është përgjegjës për kontrollet e tyre dhe duhet të tregojnë nëse i kanë realizuar me rregull inspektimet. Ne nuk i bëjmë ato kontrolle”, shton Babovski.

Ndërkohë, nga Inspektoratit Shtetëror i Bujqësisë thonë se përderisa legjislacioni maqedonas nuk është në përputhje me atë të vendeve të Bashkimit Evropian për sa i përket prodhimit të produkteve bujqësore të dedikuara për tregun e jashtëm, është evidente se do të shfaqet prania e pesticideve të caktuara. Pesticidi i diskutueshëm chlorpyrifos është ndaluar në Bashkimin Evropian që nga prilli i vitit 2020, por në Maqedoninë e Veriut, sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë periudha kalimtare për shfrytëzimin e stoqeve të tij ende vazhdon, edhe pse sipas ligjeve evropiane, ajo periudhë ka përfunduar.

“Pas marrjes së informacionit për ndalimin e përdorimit të chlorpyrifos në BE, në përputhje me legjislacionin kombëtar, lëshohet një periudhë kalimtare për konsumin e stoqeve të këtyre pesticideve në një kohëzgjatje prej 18 muajsh (12 muaj për shitje dhe 6 të tjerë për përdorim) për ato sasi që janë në vendin tonë. Procedura për asgjësimin e tyre përbën një problem të madh, si për vendin tonë, ashtu edhe për vendet e tjera”, kanë theksuar nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Por, nga drejtoria e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i sigurojnë qytetarët e vendit se produktet që shiten në tregun maqedonas u nënshtrohen kontrolleve të rregullta dhe janë të sigurta.

“Gjatë vitit të kaluar kemi realizuar 57 mijë inspektime dhe në rastet e caktuara produktet e caktuara menjëherë janë larguar nga raftet e dyqaneve”, bën të ditur Nikolçe Babovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kjo agjenci bën të ditur se janë shqiptuar gjithsej 369 masa inspektuese. Kurse, gjatë vitit të kaluar janë asgjësuar gjithsej 147 mijë e 415 kilogramë ushqime, të cilat janë vlerësuar si të pasigurta./ REL

peticide

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet