LIVE UPDATES
Bota

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12 ditore me Izraelin

Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran.

6 Korrik 2025, 10:26 Nga N.F
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei shfaqet për herë të
Khamenei

IRAN- Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite.

Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën e njerëzve teksa po hynte në një xhami pranë rezidencës së tij në Teheran. Khamenei mori pjesë në shënimin e festës së Ashurës, një ditë e rëndësishme në Islam për përkujtimin. Megjithatë, TV shtetërore raportoi se ai nuk mbajti ndonjë fjalim në atë ngjarje.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje folën për "qëndresën" ndaj sulmeve dhe theksuan se Irani "nuk do të dorëzohet kurrë", duke përsëritur deklarata të mëhershme të Khameneit, sipas televizioni shtetëror.

Khamenei, 86 vjeç, dikur gjithmonë fytyrë e pranishme e republikës islamike, u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku gjatë luftës që Izraeli nisi më 13 qershor, pasi thuhej se ai ndodhej në listën e shënjestrave të Izraelit.

Daljet e tij të vetme – dy deklarata me video, e dyta më sa duhet e xhiruar në një bunker – nuk arritën ta qetësonin kombin. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se të paktën dy herë kishte parandaluar sulme izraelite kundër Khameneit.

Trump, në një mesazh gjatë sulmeve të ashpra izraelite, kishte theksuar se SHBA-ja ishte në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, por nuk kishte synim ta vriste atë. Ushtria amerikane gjithashtu kreu sulme ajrore kundër objekteve bërthamore iraniane, duke pretenduar se kishte shkatërruar plotësisht ato, pavarësisht mbetet e vështirë verifikimi i hollësishëm i dëmeve.

Mungesa e udhëheqësit suprem në publik u bë temë thashethemesh në rrjetet sociale në Iran dhe herë pas here edhe subjekt talljesh. Pavarësisht humbjeve që ka pësuar Irani – veçanërisht në programin bërthamor dhe udhëheqjen ushtarake – Khamenei deklaroi në një mesazh të regjistruar më 26 qershor se Irani kishte fituar konfliktin kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e tij është përsëritur edhe nga zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe mediat. Ndërkohë, Tucker Carlson, ish-prezantues i Fox News dhe figurë e njohur mediatike e djathtë në SHBA, më 5 korrik deklaroi se kishte zhvilluar një intervistë me presidentin iranian, Masud Pezeshkian, e cila do të publikohej “brenda një ose dy ditësh”.

Në një video-mesazh në X, Carlson tha se intervista ishte zhvilluar në distancë dhe përmes një përkthyesi. Ai shtoi se i kishte ofruar një intervistë edhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ende nuk kishte marrë përgjigje. Netanyahu pritet të takohet në Uashington me Trump më 7 korrik./ REL

khamenei iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj