LIVE UPDATES
Bota

Kushte çnjerëzore, ish-gazetari i Radios Evropa e Lirë rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

Pas një kontrolli të banesës së tij nga disa agjentë të KGB-së, Karnei u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

6 Korrik 2025, 07:43 Nga N.F
Kushte çnjerëzore, ish-gazetari i Radios Evropa e Lirë
Karnei

BJELLORUSI- Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis për në dyqan pas një fundjave “të lumtur” në fshat me miqtë dhe bashkëshorten e tij, Ina. Por, nuk arriti larg.

Sapo doli nga banesa, pa një hije në shkallë — dhe u përball menjëherë me një oficer të KGB-së, siç vazhdon të quhet shërbimi kryesor i sigurisë në Bjellorusi, edhe 35 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

“Doli që kishte pritë afër gropës së plehrave”, tha Karnei për Radion Evropa e Lirë në një intervistë.

“Ma tregoi një copë letër para fytyrës dhe tha: ‘Kthehemi brenda. Kam disa pyetje dhe do të bëjmë kontroll’”.

Pas një kontrolli të banesës së tij nga disa agjentë të KGB-së, Karnei u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

“Mbaj mend edhe çfarë këmishe kishte veshur”, kujton Ina.

“Mendova se duhet ta ruaj këtë moment në kujtesë, sepse nuk e dinim sa kohë do të mungonte Ihar. Më pas hetuesi më njoftoi se po mbahej për 10 ditë”.

Në fakt, Karnei u mbajt në paraburgim dhe burg për gati dy vjet — në kushte ekstreme, shpesh në qeli të mbipopulluara apo izolim të plotë — derisa u lirua muajin e kaluar dhe u dërgua në Lituani, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e 14 të burgosurve politikë të regjimit autoritar të Aleksandar Lukashenkos.

Karnei, i cili ka punuar me Radion Evropa e Lirë për mbi 20 vjet, është vetëm një nga mijëra bjellorusë të arrestuar për akuza politike që, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, janë të sajuara nga regjimi i Lukashenkos, i cili prej 31 vjetësh sundon pa toleruar kundërshtime.

"Kushtet çnjerëzore"

Mundimet e Karneit filluan në qendrën famëkeqe të paraburgimit Akrestsina në Minsk.

“Kushtet atje janë thjesht çnjerëzore”, tha ai. U vendos në një qeli më pak se 6 metra katrorë, me 10 persona të tjerë.

“Qëndronim si në një autobus të stërmbushur. Kjo zgjaste 5, 10, 12 ditë — pa fund”. Gardianët i zgjonin dy herë natën: në orën 2 dhe 4 të mëngjesit.

“Është e vështirë fizikisht të ngrihesh, sepse trupat janë ngjeshur si pjesët e një pazlli”.

Tualeti ishte i hapur, përpara gjithë të burgosurve. Ushqimi jepej me nxitim mes një kaosi me 1.500 persona që kalonin në mensë për më pak se një orë.

“Ky është mjeti kryesor i mbijetesës”, tha ai, duke ngritur një lugë të vjetër alumini që kishte ruajtur nga burgu. “Nëse e humbet, mbetesh pa ngrënë. E mbaje gjithë kohën në xhep”.

Në gusht 2023, Karnei mësoi se akuzat ndaj tij kishin të bënin me lidhjet me Shoqatën e Gazetarëve Bjellorusë, e shpallur më herët si organizatë ekstremiste nga KGB-ja.

Në mars 2024 u dënua me tre vjet burg për pjesëmarrje në një grup ekstremist, dhe në dhjetor dënimi iu shtua edhe për 10 muaj të tjerë. Një nga “provat kryesore” ishte një kërkesë që ai kishte shkruar në vitin 1997 për t’u anëtarësuar në Shoqatën e Gazetarëve.

“Zotërinj, kanë kaluar 25 vjet, gjithçka ishte në rregull për shumë vite — askush nuk e kontestonte këtë shoqatë”, tha ai.

Megjithatë, gjatë gjykimit dhe qëndrimit në burg, fokusi i autoriteteve nuk ishte te shoqata e gazetarëve, por te puna e tij me Radion Evropa e Lirë — me Shërbimin e Bjellorusisë, i njohur si “Svaboda” (Liria).

“Svaboda përmendej vazhdimisht. Ishte një faktor i vështirë për mua”, tha ai, duke sugjeruar se regjimi e akuzonte padrejtësisht për “bashkëpunim me të huajt”.

Pas Akrestsinës, Karnei u dërgua në një burg në qytetin lindor Shklou. Të dënuarit për “krime politike” nuk kishin të drejtë për vizita, kontakt me familjen, përdorim të bibliotekës, fushave sportive apo pajisjeve të ushtrimeve — ndryshe nga të dënuarit për krime të dhunshme.

“Nëse je besimtar, nuk lejohet as të shkosh në kishë”, tha ai, ndërsa “vrasësit apo mashtruesit” e kishin këtë të drejtë.

Të burgosurit antiregjim detyroheshin të vendosnin dorën në zemër gjatë himnit kombëtar në fillim e fund të ditës — përndryshe kërcënoheshin me izolim. Më pas, Ihar u transferua në një burg të rreptë në qytetin juglindor Mazyr.

“Kushtet ishin aq të këqija, sa që Shklou dukej si Las Vegasi në krahasim”, tha Karnei.

Por, atmosfera në Shklou ishte shumë më shtypëse. Për “shkelje të vogla” sanksionet ishin të ashpra: izolim i menjëhershëm apo qeli me kufizime të rënda.

Ai u përball me keqtrajtim të veçantë nga një zëvendësdrejtor burgu, të cilin e njihte nga gjykimi, ku kishte qenë një nga 22 dëshmitarët e Prokurorisë.

Ihar dhe Ina Karnei, bashkë me katër vajzat e tyre, janë në mesin e shumë bjellorusëve që u larguan nga vendi pas zgjedhjeve të vitit 2020. Më shumë se 65.000 vetë janë arrestuar që nga ajo kohë, dhe shumë prej tyre kanë raportuar dhunë dhe tortura nga autoritetet.

Në janar, disa muaj para lirimit, Karnei u detyrua të paraqitej në një video propagandistike të regjimit, të transmetuar në televizionin shtetëror, në të cilën akuzoheshin gazetarët e Radios Evropa e Lirë për përpjekje “për të djegur Bjellorusinë”.

“Në xhirime, më janë ngrirë pothuajse hundët”, tha ai. “Dhe, të gjithëve u duhet të jetë e qartë se këto video janë të realizuara nën presion”.

E ardhmja e paqartë për të tjerët

Lukashenko e shpalli veten fitues për herë të shtatë në zgjedhjet presidenciale të janarit 2025 — të cilat janë dënuar si farsë nga opozita dhe qeveritë perëndimore.

Megjithëse disa të burgosur politikë janë liruar kohët e fundit, sipas organizatës për të drejtat e njeriut Vyasna, më 1 korrik 2025 në burgjet e Bjellorusisë vazhdonin të mbaheshin 1.175 persona për arsye politike.

Njëri prej tyre është gazetari i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, i arrestuar para më shumë se pesë vjetësh. Përveç paraqitjes në një video propagandistike në janar, nuk ka pasur asnjë informacion për të për gati dy vjet./ REL

burg ne bjellorusi rel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet