LIVE UPDATES
Bota

Ligji i imigracionit nëGjermani, qeveria dëshiron të lehtësojë ardhjen e fuqisë punëtore të kualifikuar

Ministrja e Brendshme Faeser dhe Ministri i Punës Heil duan të trajtojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar me një ligj të ri imigracioni. Do të jetë e mundur që diplomat të njihen pas hyrjes në Gjermani.

20 Korrik 2022, 13:23 Nga d.a.
Ligji i imigracionit nëGjermani, qeveria dëshiron të
Foto Ilustruese

GJERMANI- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser dhe Ministri Federal i Punës Hubertus Heil kanë skicuar parimet bazë të një ligji të ri të imigracionit për të eleminuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. "Ne po i japim fund një politike migracioni të formësuar nga CDU dhe CSU, e cila ka mohuar realitetin e vendit tonë të imigracionit dhe ka dëmtuar kështu Gjermaninë si zonë ekonomike”, shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për "Handelsblatt”. Sistemi i imigracionit është "shumë i ngadalshëm, shumë burokratik, shumë refuzues".

Procedura e njohjes paralelisht me punën

Në artikullin e tyre, dy politikanët socialdemokratë bëjnë të ditur se duan të hapin tregun e punës për profesionistët që kanë kontratë pune, por të cilëve ende nuk u është njohur diploma në Gjermani. Ministrat propozojnë që këtë diplomë ata ta marrin më vonë me ndihmën e punëdhënësit gjerman. Ndryshe nga situata aktuale, dëshmia e diplomës dhe përvojës profesionale duhet të jetë e mjaftueshme për të hyrë në Gjermani. Procedura e njohjes mund të kryhet më pas, pas hyrjes në Gjermani dhe paralelisht me punën.

Sipas informacionit, planet e Faeser-it dhe Heil-it shkojnë edhe më tej. Kështu, njerëzit me përvojë duhet të jenë në gjendje të hyjnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa një kontratë pune, me dy kushte: ata duhet të kenë të konfirmuar që pa hyrë në Gjermani se diploma e tyre është të paktën pjesërisht e krahasueshme me një diplomë gjermane dhe të provojnë se janë në gjendje të ushqejnë veten.

Kufiri minimal për "Blue Card" duhet të ulet

Ky është një hap drejt një "karte shansesh” që SPD, të Gjelbërit dhe FDP-ja duan të prezantojnë para përfundimit të legjislaturës. Koalicioni qeveritar dëshiron gjithashtu të lehtësojë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar, kualifikimet e të cilëve tashmë janë njohur. Kjo duhet të bëjë të mundur në të ardhmen ushtrimin e një profesioni jo të specialitetit, për sa kohë që dikush ka një kualifikim profesional të njohur në Gjermani.

Përveç kësaj, të rinjtë e diplomuar nuk do të pritet më të fitojnë aq shumë sa profesionistët me përvojë, në mënyrë që të mund të hyjnë në Gjermani me një "kartë blu”. "Ne po ulim kufijtë e pagave për ta. Kjo e bën më të lehtë për të rinjtë e mirëarsimuar të hyjnë në jetën e punës në Gjermani," shpjegojnë Faeser dhe Heil. Aktualisht, kufiri minimal i pagës është 56.400 euro bruto në vit.

Pritet largimi i miliona punëtorëve

Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Peter Adrian i përshëndeti planet: "Ne duhet të kompensojmë zhdukjen e katër deri në pesë milionë punëtorëve në Gjermani gjatë dhjetë viteve të ardhshme për shkak të demografisë", i tha ai gazetës.

Qeveria gjermane planifikon të ndryshojë Ligjin e Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, që ka hyrë në fuqi që nga 1 marsi 2020. Qëllimi është të lehtësohet ardhja e profesionistëve të aftë nga vendet e treta, edhe sipas nevojave të ekonomisë./DW/

nancy faeser hubertus heil ligji emigracionit ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet