Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ligji për pagat minimale në Kosovë, veteranët e UÇK sot në protestë, policia bëhet gati
Në 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë në Prishtinë.
16 Qershor 2022, 08:01Nga A.B
Protesta e veteraneve
KOSOVË- Ditën e sotme, organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar për protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për pagën minimale. Në 09:30 veteranët do të nisin protestën e tyre.
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “më 15.06.2022, zyrtarë nga Policia e Kosovës (PK) kanë zhvilluar një takim njoftues me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes së saj dhe masave tjera që lidhen me zhvillimin e protestës”.- thuhet në njoftimin e bërë publik nga policia.
Më 6 qershor, veteranët u futën në oborrin e Kuvendit duke kërcënuar se do të futeshin brenda. Ata nuk janë dakord që Qeveria i ka lënë jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale. Mazhoranca i kishte numrat e nevojshëm për ta miratuar këtë projektligj, por nuk pati kuorum për miratim.