LIVE UPDATES
Bota

Axhami: Shqipëria ende nuk ka vendosur standardet e demokracisë

Ai akuzoi partitë e mëdha politike në Shqipëri se për 30 vite pas rënies së komunizmit vazhdojnë të qeveresin vendin me mendësi komuniste, pasojat e së cilës, si u shpreh ai, do të jenë afatgjata.

15 Qershor 2022, 20:40 Nga I.A
Axhami: Shqipëria ende nuk ka vendosur standardet e demokracisë
Shpëtim Axhami

SHBA- Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, ndodhet në Uashington me rastin e hapjes së Muzeut kushtuar Viktimave të Komunizmit. Krahas vlerësimit për hapjen e një muzeu të tillë, zoti Axhami shpreh keqardhje që në këtë muze nuk pasqyrohen krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri për gati gjysmë shekulli. Ai akuzoi partitë e mëdha politike në Shqipëri se për 30 vite pas rënies së komunizmit vazhdojnë të qeveresin vendin me mendësi komuniste, pasojat e së cilës, si u shpreh ai, do të jenë afatgjata.

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami tha se ndihet i lumtur teksa sheh në Uashington një muze që nderon mbi 100 milionë viktimat e komunizmit në botë dhe edukon brezat e rinj rreth mizorive të kryera nga regjimet komuniste.

“Nëse ne do të harrojmë krimet e komunizmit, nëse ne nuk do të dimë t’i kujtojmë këto krime, të pasqyrojmë kulturën e kujtesës dhe të edukojmë brezin e ri, është fare e thjeshtë, që nga brezi i ri këto ide komuniste mund edhe të përkrahen në një moment të dytë, gjë që nuk duhet të ndodhë kurrë dhe besoj se nuk ka për të ndodhur”, tha zoti Axhami në një intervistë për Zërin e Amerikës .

Megjithatë, zoti Axhami tha se ndjen keqardhje që në këtë muze, i pari i këtij lloji në botë, nuk pasqyrohen krimet e komunizmit në Shqipëri.

Për gati gjysmë shekulli të regjimit komunist, Shqipëria u përball me një nga diktatura më të ashpra ku mijëra vetë u ekzekutuan dhe dhjetëra mijëra të tjertë u burgosën e internmuan.

“Një muze i tille do të duhej ngritur gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. Dhe kjo nuk ka ndodhur. Përveç kësaj ne nuk ndjehemi mirë kur shikojmë këtu se qeveria shqiptare nuk mori pjesë me kontributin e saj në këtë projekt ashtu siq kanë marrë pjesë shumë shtete të tjera të Evropës Lindore. Nuk figuron asnjë kënd ku pasqyrohet egërsia komuniste mbi popullin shqiptar. Do të ishte mirë që këtu të ishte një kënd për krimet e shkaktuara nga regjimi komunist në Shqipëri, që ishin krimet më të egra që kanë ndodhur në gjithë Evropën juglindore”, thotë ai.

Partia Lëvizja e Legalitetit, e drejtuar nga zoti Axhami, është një parti e vogël e përbërë kryesisht nga ish të përndjekur politikë dhe familjarë të tyre.

Megjithatë, ai thotë se sot, zëri i kësaj kategorie nuk ka peshë në vendimmarrjen e Shqipërisë. Kjo, siç shton ai, është pasojë e faktit se edhe 30 vite pas rënies së komunizmit vendi ende nuk ka arritur të shkëputet nga mendësia komuniste dhe ka dështuar të ndëshkojë krimet e diktaturës shqiptare.

“Nuk mund të themi se pluralizmi ka ardhur ose se janë vendosur standardet e demokracisë ashtu siq duhet. Që tek vota e lirë, që tek fjala e lirë, që tek kthimi i pronës, që tek dekomunizimi shoqërisë, që tek ajo për të cilën po flasim në këtë mjedis ku jemi, mosngritja e kulturës historike për të denuar, për të hetuar dhe për të njohur krimet e komunizmit”, shton ai.

Zoti Axhami thotë se trajtimi që shteti shqiptar u bëri viktimave të komunizmit, bëri që shumë figura të njohura të detyrohen të largohen nga vendi. Kjo qasje, që sipas nuk tij nuk ishte e paqëllimshme, futi vendin në një krizë të thellë, pasojat e së cilës do të jenë afatgjata thotë ai.

Marrë nga VOA

shpëtim axhami

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet