LIVE UPDATES
Bota

"Duhet më shumë mbështetje për Ukrainën", ish-sekretarët e NATO-s thirrje Perëndimit

Ata i bënë këto komente gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik mbi "Vendosmërinë e aleatëve: Pikëpamjet e NATO-s për agresionin rus në Ukrainë.

15 Qershor 2022, 18:54 Nga d.a
"Duhet më shumë mbështetje për Ukrainën",
Ish-sekretaret e NATO-s

Ish Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, Lordi George Robertson, Jaap de Hoop Scheffer dhe Javier Solana, bënë thirrje të mërkruën për më shumë ndihmë ndaj Ukrainës në përballjen e saj me agresionin rus dhe më shumë trysni mbi Moskën.

Ata i bënë këto komente gjatë një debati të organizuar nga Këshilli Atlantik mbi "Vendosmërinë e aleatëve: Pikëpamjet e NATO-s për agresionin rus në Ukrainë.

Ish-sekretarët diskutuan mundësitë politike dhe ushtarake të NATO-s dhe çfarë mund të bëjë më shumë kjo aleancë për të mbrojtur Ukrainën dhe popullin e saj, për të forcuar vendosmërinë perëndimore dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Anders Fogh Rasmusen, tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar Ukrainën me më shumë armatime.

"Ukrainasit kanë vullnetin të luftojnë dhe ne duhet t'u japim mjetet për të luftuar. Ata po luftojnë për të gjithë ne, për lirinë dhe demokracinë", tha ai, duke nënvizuar se mund të bëhet më shumë politikisht dhe të mos përjashtojë asnjë mundësi.

Lordi George Robertson dhe Javier Solana thanë se mund të bëhet më shumë dhe më shpejtë për ta ndihmuar Ukrainën.

"Na duhen mesazhe të fuqishme për popullin e Ukrainës se po i mbështesim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe Kremlinit t'i bëhet e qartë se NATO-ja është një aleancë që nuk njeh humbjen dhe beson në artikullin pesë dhe sulmi në një vend të saj është sulm mbi gjithë aleancën", tha lordi Robertson.

"Dështimi i Vladimir Putinit është me rëndësi. Ai nuk dëshironte që Ukraina të hyjë në NATO. Deri në takimin e NATO-s në Madrid mund të kemi dy anëtare të reja, Suedinë dhe Finlandën", tha zoti Solana.

Më 29 dhe 30 qershor në Madrid mbahet takimi i nivelit të lartë të NATO-s në të cilin synohet vendosja e një kursi më të rreptë të aleancës në vitet e ardhshme.

Ish Sekretari Jaap de Hoop Scheffer, tha se takimi i NATO-s duhet të dëshmojë sërish një formë të pashembullt të solidaritetit. Ky është një agresion dhe nuk duhet të vihet nën hijen e problemeve të tjera.

"Kur jetoni në Poloni apo në shtetet baltike, kërcënimi ndjehet ndryshe sesa kur jetoni në Hagë, në Madrid apo në Romë", tha ai.

Ish sekretarët e vlerësuan me rëndësi për NATO-n anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të cilat vendosën t'i japin fund qëndrimit neutral pas agresionit rus në Ukrainë.

Të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mirëpret anëtarësimin e këtyre dy vendeve duke theksuar se aleanca gjithashtu duhet të marrë seriozisht shqetësimet e ngritura nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili i ka vënë veton anëtarësimit të tyre derisa këto dy vendet të ndryshojnë politikat për mbështetjen e militantëve kurdë që Ankaraja i konsideron si terroristë.

“Nuk ka asnjë aleat tjetër të NATO-s që ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, tha sekretari Stoltenberg, duke u shprehur "i kënaqur" që qeveria suedeze ka konfirmuar "gatishmërinë e saj për të trajtuar shqetësimet e Turqisë si pjesë e detyrimeve të anëtarësimit të ardhshëm në NATO".

Pararendësit e zotit Stoltenberg bënë thirrje për shtimin e trysninë ndaj Rusisë.

"Nuk ka kuptim që në njërën anë të ndihmojmë Ukrainën me miliarda (dollarë) në armë dhe në të njëjtën kohë të derdhim miliarda euro në valixhet e Vladimir Putinit", tha ish sekretari Anders Fogh Rasmussen.

Ish sekretarët minimizuan rrezikun nga përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia./VOA/

nato anders fogh rasmussen javier solana

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit