LIVE UPDATES
Bota

Kurti pret në takim Charles Michel, shpreson në përkrahjen e tij për liberalizimin e vizave

Gjatë takimit Kurti ka thënë se shpreson që Michel, me pozicionin që ka si koordinues i samiteve të Këshillit të BE-së, të përkrahë dhe të ndihmojë në liberalizimin e vizave për Kosovën.

15 Qershor 2022, 17:16 Nga d.a
Kurti pret në takim Charles Michel, shpreson në përkrahjen e tij
Michel dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në një takim ditën e sotme presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Gjatë takimit Kurti ka thënë se shpreson që Michel, me pozicionin që ka si koordinues i samiteve të Këshillit të BE-së, të përkrahë dhe të ndihmojë në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke e njohur rolin e rëndësishëm që ka Presidenti Michel në koordinimin e konkluzioneve të samiteve të Këshillit Evropian, kryeministri shprehu shpresën për përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrisë.

Kreu i shtetit gjithashtu e ka informuar Michelin se përpos liberalizimit të vizave Kosova synon dhe të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Kryeministri Kurti theksoi vullnetin dhe bindjen e fuqishme të popullit të Kosovës për të ardhmen evropiane dhe në Bashkimin Evropian dhe e njoftoi Presidentin Michel për aplikimin për statusin e vendit kandidat, që planifikohet të bëhet deri në fund të vitit."-vijon komunikata.

Komunikata e plotë:

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati takim tête à tête me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili të mërkurën për herë të parë erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë.   

Kryeministri Kurti duke i shprehur mirëseardhje e falënderoi Presidentin Michel për gjithë përkrahjen që ka dhënë Bashkimi Evropian për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Kjo përkrahje e ka kthyer Kosovën në një rrëfim suksesi dhe shprese, si prijëse në indeksin demokratik të Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri Kurti.

Ai e përgëzoi z.Michel për rizgjedhjen në mandatin e tij të dytë në pozitën e Presidentit të Këshillit Evropian dhe i uroi suksese në këto kohë shumë të rëndësishme dhe sfiduese për të gjithë.

Biseduan për të arriturat dhe sfidat në më shumë se një vit qeverisje dhe kryeministri Kurti tha se stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike ka ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin e Transparency International për vitin 2021 dhe po për 17 vende në indeksin e “World Press Freedom” për liri të shprehjes dhe të mediave. Ndërkaq, sa i përket sundimit të ligjit është radhitur e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e vitit 2021 të “World Justice Project”, dhe është vendi i vetëm në rajon që ka shënuar përmirësim në raportin e Fredoom House.

Ky stabilitet ka sjellë edhe rritjen e indikatorëve ekonomikë, tha kryeministri dhe përmendi rritjen ekonomike prej 10,53 për qind, ngritjen e eksporteve për mbi 83 për qind, ndërsa të investimeve të huaja direkte rreth 22 për qind. Po ashtu janë rritur për 30 për qind të hyrat tatimore, të hyrat doganore për 31 për qind, ndërkohë që ekonomisë i janë shtuar 25,000 vende pune.

Kryeministri Kurti theksoi vullnetin dhe bindjen e fuqishme të popullit të Kosovës për të ardhmen evropiane dhe në Bashkimin Evropian dhe e njoftoi Presidentin Michel për aplikimin për statusin e vendit kandidat, që planifikohet të bëhet deri në fund të vitit. Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet dhe është e përkushtuar për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Duke e njohur rolin e rëndësishëm që ka Presidenti Michel në koordinimin e konkluzioneve të samiteve të Këshillit Evropian, kryeministri shprehu shpresën për përkrahje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin për bashkëpunim rajonal që në themel e ka njohjen e ndërsjellë të dokumenteve dhe që me mekanizmat e pavarur mund të jetë njëkohësisht hap drejt Tregut të Përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe në përputhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në Kosovë është dëshmuar se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe që të dyja janë thelbësore për paqen e qëndrueshme dhe për progresin dhe mirëqenien sociale, shtoi ai.

Lidhur me dialogun me Serbinë në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi qasjen konstruktive të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se aty zgjidhja e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është posaçërisht e rëndësishme.

albin kurti charles michel ne kosove


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet