15 Qershor 2022, 15:19
Nga d.a
Vuçiç
SERBI- Të mërkurën, më 15 qershor, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës ishte dëshirë e Bashkimit Evropian (BE) por jo e Serbisë.
Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës.
"Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë, të gjithë kanë punën e tyre, ata kanë të tyren, ne kemi tonën," tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një eventi të zhvilluar në Beograd.
Vuiq theksoi se nuk e konteston rëndësinë e dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, por shprehu besimin se “përbërja e re e parlamentit dhe qeveria e re në Serbi do të konfirmojnë gjithçka që ai ka deklaruar sot”.
Vuçiq tha gjithashtu se korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet mbi “normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve, dhe jo njohjes.
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar të martën, më 14 qershor raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të "bazohet në njohjen reciproke".
Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar përfshin edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve kundër Rusisë si përcaktues i progresit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.
Autoriteteve në Beograd u kërkohet të "tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohen me vendimet dhe pozicionet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë".
Marrë nga REL.
aleksander vucic dialogu kosove-serbi
Bota
15 Qershor 2022, 15:04
d.a
Liese Dodd
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alton të SHBA-ve ku 22-vjeçari Deundrea S. Holloway i preu kokën t&...
Bota
15 Qershor 2022, 14:43
d.a
Foto ilustruese
BRUKSEL- Europa është në qendër të përhapjes së lisë së majmunëve, tha sot...
Bota
15 Qershor 2022, 14:18
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin&...
Bota
15 Qershor 2022, 13:53
d.d
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi sot se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhu...
Bota
15 Qershor 2022, 14:10
REL
Foto ilustruese
Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të rritur shitjet...
Bota
15 Qershor 2022, 13:48
VOA
Macron
Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shfaq me një gjuhë më të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pas...
Bota
15 Qershor 2022, 13:30
d.d
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar sërish BE-së të forcojë sanksionet ndaj Rus...
Bota
15 Qershor 2022, 13:37
d.a
teste, analiza
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe IKSHPK-ja kanë njoftuar se mostra e pacientit të...
Bota
15 Qershor 2022, 13:27
d.a
Nicola Sturgeon
SKOCI- Nicola Sturgeon planifikon të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë skoceze ...
Bota
15 Qershor 2022, 13:05
d.d
Foto ilustruese
MEKSIKË- Disa persona të armatosur kanë sulmuar forcat e policisë në Meksikë. Si pasoj e këtij sulmi u p...