26 Qershor 2023, 10:59
Nga a.l
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar pas vendimit të gjykatës serbe për të liruar nga burgu 3 policët e Kosovës. Në një postim në Twitter, ai tha se lirimi i tre policëve nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Orban shprehet se Vuçiçi e ka njoftuar se do t’i lirojë policët.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.
Ai tha se ky vendim është dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes Hungarisë dhe Serbisë.
“E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandër Vuçiç, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.
Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.
tensione në veri të kosovës
Bota
26 Qershor 2023, 10:53
a.l
Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka komentuar rebelimin kundër udhëheqjes së ushtris&e...
Bota
26 Qershor 2023, 10:47
m.s
Scuba Jake
SHBA- Një YouTuber me emrin e përdoruesit Scuba Jake, publikoi pamjet e tij nga "Ocean Gate" e nëndetëses "Titan", n&eu...
Bota
26 Qershor 2023, 10:47
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Një raport i medias ruse, zbulon se shefi i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin është vënë&nb...
Bota
26 Qershor 2023, 10:38
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar qëndrim të fortë, ku...
Bota
26 Qershor 2023, 10:35
Giorgia Meloni dhe Kyriakos Mitsotakis
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis p&eu...
Bota
26 Qershor 2023, 10:28
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjenc...
Bota
26 Qershor 2023, 10:16
a.l
Kyriakos Mitsotakis
GREQI-Partia konservatore greke “Demokracia e Re” fitoi bindshëm një mandat tjetër katër-vjeçar...
Bota
26 Qershor 2023, 10:10
a.l
Tornado në Indiana
SHBA- Një tornado i fuqishëm është raportuar në Indiana të SHBA-së. Tornado ka shkatërruar ...
Bota
26 Qershor 2023, 10:13
A.B
Policet
SERBI- Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga ...
Bota
26 Qershor 2023, 10:07
a.l
Gitanas Nauseda
LITUANI- Presidenti i Lituanisë ka kërkuar forcimin e krahut lindor të NATO-s pas revoltës së shkurtër të...