LIVE UPDATES
Bota

Lodhje dhe shpresë: Batalioni që mban vijën e frontit në jug të Ukrainës

Yuriy, 31 vjeç dhe Bohdan 22, kanë shërbyer si ushtarë të këmbësorisë për më shumë se një vit.

31 Gusht 2023, 12:11 Nga I.A
Lodhje dhe shpresë: Batalioni që mban vijën e frontit në jug
Ukraine

UKRAINË- “Ne i shohim ata, ata na shohin ne, vetëm kafshët midis llogoreve tona lëvizin nganjëherë”, tha Grizzly, komandant i një njësie që mbron disa pozicione në frontin jugor të Ukrainës.

Disa nga ushtarët e tij sapo ishin kthyer nga e ashtuquajtura llogore e zjarrit – vija e parë e mbrojtjes dhe po ashtu pika prej ku kryhen sulmet e mundshme – dhe u bashkuan me të tjerët për t’u stërvitur në një pozicion më të sigurt disa kilometra në thellësi të territorit të kontrolluar nga ukrainasit.

Atyre iu caktuan role të ndryshme gjatë stërvitjes ku u simulua një sulm në llogore, një lloj i luftës që është në qendër të përpjekjeve ukrainase për të thyer mbrojtjen ruse. Rreth 30 burra vrapuan, u zvarritën, u hodhën, u fshehën e mbuluan shokët e tyre gjatë stërvitjes që u mbajt në rajonin e Zaporizhjës.

Pasi mbaroi stërvitja, instruktori, i cili nuk deshi që t’i publikohej emri, përgëzoi ushtarët duke iu thënë: “Asnjëherë nuk ka stërvitje të tepërta, por ju që të gjithë që një kohë të gjatë jeni përgatitur”.

Kombinimi i luftimeve dhe trajnimeve – dhe pritjes – është bërë rutinë e përditshme për ushtarët e Batalionit të 62-të dhe Brigadës së 102-të, që përbëhen kryesisht nga vullnetarë që i janë bashkuar luftimeve që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Një vit e gjysmë më vonë, shumë prej tyre flasin për lodhje përderisa mundohen të adaptohen me mundësinë e zvarritjes së luftës, të cilës nuk po i shihet fundi.

Yuriy, 31 vjeç dhe Bohdan 22, kanë shërbyer si ushtarë të këmbësorisë për më shumë se një vit.

Yuriy tha se po tenton që të përballojë ndarjen nga gruaja e tij dhe djali i tyre i vogël, të cilët kanë gjetur strehim në Kanada. Ai i ka parë ata vetëm një herë që kur iu bashkua ushtrisë – në kohën kur po merrte trajtim mjekësor pasi ishte plagosur. Bohtan i la studimet universitare për t’iu bashkuar ushtrisë dhe tani tha se shpreson që do t’iu kthehet studimeve. Por, të dy duhet të vazhdojnë shërbimin e tyre ushtarak pasi që nuk ka ndonjë kufizim kohor sipas ligjit për mobilizimin e përgjithshëm që u miratua pak pasi nisi pushtimi.

“Lufta e shndërron njeriun në kafshë”, tha Yuriy. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se u përfshi në shumë luftime të afërta dhe më pas vendosi që të bëhej operator dronësh në mënyrë që “të vras armiqtë në mënyrë më efektive”. Bohdan tha se atij i duket “shumë më interesante” që të operojë dronët sesa të kalojë ditët në llogore.

Sikurse shumë njësi në Ukrainë, batalioni i tyre ka pranuar dronë komercialë, të dizajnuar për të bërë fotografi nga ajri. Këta dronë u siguruan përmes donacioneve dhe janë modifikuar për përdorim ushtarak. “Është një prodhim i një serie të lirë, që mund ta modifikoni lehtësisht sikurse Lego-t”, tha Bohdan.

Zhurma e dronëve që fluturonin mbi një fushë të mbjellë me luledielli dhe me pemë të tjera u ofronin mbrojtje ushtarëve. Dronët janë shndërruar në një armë që po përdoret shumë në luftë. Këto fluturake shpesh shkatërrohen nga sistemet elektronike të luftës që ka Rusia, tha Bohdan, por disa arrijnë të fluturojnë mbi vijat e armikut dhe arrijnë të lëshojnë bomba.

Sipas Oleksandr, zëvendëskomandant i Brigadës së 102-të, i cili ishte i pranishëm në stërvitje, dronët janë thelbësorë për të mbledhur informacione të inteligjencës dhe për t’i bërë më efektive sulmet me artileri.

Vija e frontit përreth Huljajpolit nuk ka lëvizur shumë për më shumë se një vit, tha Olesandr për REL-in. Forcat ukrainase të dislokuara aty po frenojnë sulmet ruse dhe po ushtrojnë presion mbi njësitë ruse që përdoren si njësi për sulme kur luftimet janë më të ashpra.

Pasi forcat ukrainase i shkaktuan disa humbje të mëdha Rusisë vitin e kaluar, lufta nisi gjatë dimrit dhe Kievi nisi jë kundërofensivë të shumëpritur në fillim të qershorit në një front prej 1.200 kilometrash në lindje dhe jug të shtetit.

Përpjekjet fillestare për të thyer vijat mbrojtëse ruse, të fortifikuara mirë, patën sukses të kufizuar dhe ritmi i përparimit të Ukrainës ka qenë i ngadalshëm.

“Armiku është i fortë, i përgatitur mirë, i pajisur mirë dhe ka ndërtuar një sistem mbrojtës të paprecedent”, tha Oleksandr, duke shtuar se të dyja palët mbledhin informacione të shumta të inteligjencës dhe janë në dijeni për lëvizjet e tjetrit.

Pavarësisht se ushtarët ukrainas kanë varur shpresat te tanket dhe autoblindat që aleatët i kanë dhënë Kievit, ai tha se artileria vazhdon të luajë një rol vendimtar në luftimet në frontin jugor, duke shtuar se nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur për një përparim drejt jugut.

Status quo-ja aktuale, tha Oleksandr, u mundëson forcave ruse të granatojnë pajisjet e rënda në momentin që ato sillen në fushëbetejë dhe se avantazhi i tyre në avionë dhe helikopterë e bën të rrezikshme lëvizjen përpara të forcave ukrainase.

Megjithatë, ai shtoi: “çdo ditë, ne ua shkatërrojnë artilerinë, depot e municioneve dhe logjistikën. Pra, në përgjithësi avantazhi është në anën tonë... Moti në jug është i mirë deri në fund të tetorit dhe luftimet pas kësaj periudhe po ashtu janë të mundshme”.

Dymbëdhjetë javë që nga nisja e kundërofensivës, shumë në Perëndim kanë shprehur shqetësim lidhur me prospektet e përparimit të Ukrainës drejt Detit Azov, pasi Kievi po synon që të ndërpresë qasjen në “korridorin tokësor” që forcat ruse përdorin për t’u furnizuar dhe për të fortifikuar Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Pa specifikuar burimet, The Wall Street Journal raportoi më 24 gusht se “zyrtarët amerikanë dhe ukrainas janë përfshirë në një debat për javë të tëra lidhur me strategjinë dhe taktikat për të ringjallur kundërofensivën e ngadalshme të Kievit”. Gazeta raportoi se komandanti ukrainas, Valeriy Zaluzhniy, u ka thënë zyrtarëve amerikanë se forcat e tij janë afër një suksesi të madh.

Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për durim dhe kanë theksuar se kanë bërë përparime deri më tani. Fitoret e fundit ishin rimarrja e Robotjne, një fshat në jugperëndim të Huljajpolit, dhe të Urozhajnes në lindje. Forcat ukrainase kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse në këto lokacione dhe ka raportime se Rusia po dërgon më shumë trupa, duke sugjeruar se suksesi është i mundshëm.

Në një intervistë për Shërbimin Ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se detyra për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia “nuk është detyrë e lehtë”. Ai shtoi se përparimet në vijën e frontit “po kryhen në një mënyrë që na lejon ne të mbajmë gjallë dhe pa lëndime sa më shumë ushtarë tanë”.

Përderisa rritet mundësia që lufta në Ukrainë të zgjatet, shqetësimet për rritjen e numrit të viktimave janë shtuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundi ka pranuar se ushtria e tij po kërkon mobilizim më të madh të ushtarëve dhe është zotuar se do “të rivendos rregullin” në zyrat për rekrutim ushtarak dhe komisionet mjekësore ushtarake, pasi janë publikuar të dhëna për korrupsion.

Tani për tani, lufta e ashpër po ripërcakton çdo aspekt të jetës në qytetet dhe fshatrat që gjenden përgjatë ose ngjitur me vijën e frontit. Këto vendbanime janë të mbushura me ushtarë që shkojnë atje të pushojnë pas betejave të ashpra. Restorantet janë të mbushura me ushtarë, tregjet shesin rroba ushtarake dhe mekanikët janë shumë të zënë me rregullimin e automjeteve që përdoren nga ushtria.

Rruga që shpie nga qyteti i Zaporizhjës për në Pokrevsk – në veri të Huljajpolit – është pjesë e një rruge të rëndësishme për furnizimin e frontit jugor. Kjo rrugë është e mbushur me makina, kamionë që bartin ushtarë, armë, municion dhe furnizime ushqimore.

Duke folur gjatë një darke në një kasolle fshati të shndërruar në strehim për ushtarët, Grizzly i tha REL-it se pikëpamja e tij për të ardhmen “është më pak e ndritshme çdo muaj që vazhdoj të luftoj”.

Grizzly, 34 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Roman, ishte sipërmarrës në industrinë e përpunimit të metaleve para se ai dhe 25 nga 100 punonjësit e tij iu bashkuan ushtrisë. Por, kjo nuk është hera e parë që ai merr pjesë në luftë. Më 2015, ai u mobilizua për të luftuar në Donbas, ku një vit më parë kishte shpërthyer konflikti mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtarëve ukrainas.

Njësia e tij ka mbështetje të madhe nga familjarët e ushtarëve dhe nga banorët në Ukrainën perëndimore, pasi Batalioni i 62-të ishte formuar fillimisht si një njësi për mbrojtje territoriale në Lviv, pasi nisi pushtimi i shkallës së plotë. Ai tha se kishte dhuruar mbi 40.000 dollarë për njësinë.

Në kohën kur u transferua në Huljajpol dy muaj më parë, ushtarët e tij veçse kishin kaluar nëpër shumë sfida: ata kishin marrë pjesë në luftimet për të larguar forcat ruse nga rajonin verior i Sumit, kishin luftuar në mbrojtje të Harkivit, kishin marrë pjesë në çlirimin e Kupjanskut fqinj, në luftimet në pyllin Serebrjanskij afër Kreminës në rajonin e Luhanskut, por edhe në misione të tjera ushtarake.

“Kam pasur 505 ushtarë, tani kam 189 që ende luftojnë. Dhjetëra kanë vdekur, dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa janë transferuar diku tjetër, e të tjerë kanë braktisur njësinë”, tha Grizzly. Disa nga ushtarët u larguan pasi siguruan dokumente false ose pasi gënjyen për situatën e tyre personale, shtoi ai.

Tetëmbëdhjetë muaj pas nisjes së pushtimit, “potenciali patriotik i shoqërisë ukrainase po arrin limitin” dhe rastet e korrupsionit në ushtri po zhgënjejnë shumë ushtarë, tha ai. “Shumë nga djemtë e mi janë të guximshëm dhe të motivuar për të luftuar, por thjesht nuk kemi mjaft ushtar”.

Më 24 gusht, Grizzly u zgjua në pesë të mëngjesit dhe iu bashkua ushtarëve të tij në pozicionin e njësisë, duke u përgatitur për një betejë, pasi pranoi informacione se rusët mund të tentonin të përshkallëzonin luftimet në front në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

“Të gjithë shpresojmë se Zaluzhniy ka një xhoker në dorën e tij”, një kartë që mund ta kthejnë rrjedhën e luftës në favor të Ukrainës, tha ai. “Por, çfarë nëse lufta zvarritet? Shpresoj që të jemi gjallë”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët