LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë! Ushtria izraelite hyn në Gaza për herë të tretë brenda 24 orëve

•Zhvillime të reja nga lufta Izrael-Palestinë. •Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar avionët ushtarakë të sulmojnë grupet e militantëve të mbështetur nga Irani në Siri. •Gjashtë persona u plagosën pasi një raketë goditi spitalin në Tabë, një qytet egjiptian në kufi me Izraelin, i cili ka qenë në luftë me Hamasin që nga 7 tetori. •Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit Evropian, tha se Hamasi ishte një organizatë terroriste dhe se duhet luftuar kundër saj, si çdo organizatë terroriste. •Ndërsa në raportin e fundit të publikuar nga Palestina në 24 orët e fundit, mësohet se janë vrarë 480 persona në Gaza nga sulmet ajrore izraelite. 

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Turqia protestë pro Palestinës, Erdogan fton krerët e gjashtë shteteve

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Erdogan

TURQI- Turqia vijon të qëndrojë e palëkundur në mbështetje të Palestinës, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe BE. Gazeta Milliyet shkruan se presidenti turk, Erdogan u ka dërgua ftesë për pjesmarrjen në një protestë pro palestineze gjashtë krerëve të shteteve të rajonit. Protesta do të zhvillohet nesër në Stamboll.

Gazeta turke pro-qeveritare vë në dukje se ftesa i janë dërguar princit të kurorës saudit Mohammed bin Salman, presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, mbretit jordanez Abdullah II, presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe krerëve të shteteve të Libisë dhe Libanit. Tubimi do të zhvillohet, nesër në orën 15.00, në ish-aeroportin e Stambollit “Ataturk”, nga ku presidenti turk do t’i drejtohet turmave.

Turqia i ka dënuar ashpër sulmet e izraelit në Rripin e Gazës. Por deklarata që ka ngjallur më shumë reagimin e faktorit ndërkombëtar është se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një lëvizje që lufton për të drejtat e popullit të vet. Zvkryeministri italian e konsderoi deklaratën si të neveritshme, ndërsa disa anëtarë të Kongresit Amerikan e konsideruan të të papranueshme që një vend i NATO-së të mbështesë një organizatë terroriste.

2 VITE ME PARE

Meloni: Evropa të planifikojë tani një zgjidhje afatgjatë për Lindjen e Mesme

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Giorgia Meloni

ITALI- Italia kërkon që Europa të mendojë sa më shpejt një zgjidhje afatgjatë në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, theksoi pas përfundimit të Këshillit Evropian të Brukselit se për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, Evropa duhet të punojë me synimin e një zgjidhjeje afatgjatë, e cila duhet të hartohet tani.

“Duhet të jemi konkret për zgjidhjen e dy popujve dhe dy shteteve. Prioritetet e BE-së janë të njëjta me ato të Italisë, me theks në uljen e tensionit dhe zhvillimin e përpjekjeve në fushën humanitare”, tha kryeministrja italiane.

Duke iu referuar, emigracionit dhe rrefugjatëve, Meloni nënvizoi se nevoja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm është tashmë një qëndrim i përbashkët i vendeve anëtare të Bashkimit dhe se propozimi i saj për një mision detar të BE-së në Mesdheun qendror do të thotë bashkëpunimin me vendet e Afrikës së Veriut. Meloni mendon se ky mision detar duhet të zhvillohet në ujërat e tyre territoriale. Të njëjtin shqetësim me Melonin ngriti edhe Presidentja e KE-së Von der Leyen në një letër dërguar liderëve të BE-së pak para mbledhjes në Bruksel. Ajo tha se nuk duhet të ulet vigjilenca për sulme të mundshme terroriste në Europë, ndërsa theksoi se një mënyrë që konflikti në Lindjes së Mesme të mos mbërrijë në kufijtë europianë është kthimi i emigrantëve të parregullt në shtëpinë e tyre.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Hamasi godet me raketë ndërtesën 4-katëshe në Tel Aviv, disa të lënduar

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
pamje nga vendngjarja

IZRAEL- Një raketë goditi një apartament në Tel Aviv të premten pasdite, duke plagosur tre persona. Dany Geva, zëvendës komandanti për komandën e frontit të brendshëm të Tel Avivit, ka deklaruar se raketa ishte lëshuar nga Rripi i Gazës.

Viktimat, të moshave nga 20 deri në 78 vjeç, u dërguan në Qendrën Mjekësore të Tel Aviv Sourasky për trajtim. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale nga vendi i ngjarjes treguan dëmtime në katin e sipërm të ndërtesës dhe tym që dilte prej ti.

Kryebashkiaku i Tel Aviv-Jaffa Ron Huldai i kërkoi turmës që u mblodh në vendin e shpërthimit që të evakuonin zonën.

2 VITE ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme rrit tensionet SHBA-Irak, udhëheqësi fetar: Të mbyllet ambasada amerikane në Bagdat

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!

IRAK- Udhëheqësi fetar i Irakut i bëri thirrje këtë të premte qeverisë irakiane të mbyllë ambasadën e SHBA në Bagdad për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar të Uashingtonit për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit palestinez.

“Nëse qeveria dhe parlamenti nuk i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese, ne do të ndërmarrim veprime të tjera që do t'i shpallim më vonë”, paralajmëroi lideri me ndikim shiit në një mesazh në platformën X.

Iraku e mbështet luftën e palestinezëve kundër Izraelit dhe kjo është një ndër çështjet që politika ka gjetur gjuhën e përbashkët. Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka kritikua sulmet izraelite në Gazë. Në Irak, si në shumë vende të tjera arabe çdo të premte mbahen demonstrata për të denoncuar bombardimet izraelite dhe për të mbështetur palestinezët.

Gjithashtu, prej një jave, forcat amerikane dhe aleatët e tyre të dislokuar në Irak janë shënjestër e sulmeve, shumica e të cilave janë marrë përsipër nga Rezistenca Islamike në Irak. Qeveria irakiane mbështetet nga parti pro-iraniane që mbajnë marrëdhënie të ngushta me Teheranin. Por ajo gjithashtu duhet të ruajë marrëdhëniet e saj me SHBA-në, 2500 trupat e së cilës janë të vendosura në Irak. Të hënën, Bagdadi dënoi sulmet të papranueshme ndaj ushtarëve amerikanë dhe premtoi një hetim.

2 VITE ME PARE

Forcat izraelite vrasin 4 palestinezë në Bregun Perëndimor

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Vrasje në Bregun Perëndimor

IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruajnë mediat e huaja.  Ndërsa lufta e tij kundër grupit të Hamasit në Rripin e Gazës vazhdon për tre javë, Izraeli ka shtuar operacionet kundër grupeve palestineze në Bregun Perëndimor, duke vrarë shumë palestinezë dhe duke arrestuar qindra. 

Ushtria izraelite tha se gjatë operacionit të Bregut Perëndimor, trupat e saj u sulmuan në qytetin e Jeninit dhe ata qëlluan kundër, duke vrarë Ayser al-Amar të grupit Palestinez Xhihadi Islamik (PIJ).

PIJ konfirmoi se al-Amar i përkiste grupit. Dy persona të tjerë të vrarë u identifikuan gjithashtu si luftëtarë të PIJ-së.  Hamasi tha se një nga njerëzit e saj, Jawad al-Turki, u vra gjithashtu gjatë luftimeve në Jenin.

WAFA tha se vdekjet e fundit e çuan numrin e palestinezëve të vrarë në territorin e pushtuar që nga shpërthimi i luftës Izrael-Gaza në 110, me më shumë se 1,900 njerëz të plagosur.

2 VITE ME PARE

Përpjekje për të ndërprerë fondet për Hamasin, SHBA njofton raundin e dytë të sanksioneve

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
SHBA

SHBA-  Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të ndërprerë fondet për Hamasin kanë njoftuar një raund të dytë sanksionesh kundër njerëzve dhe organizatave të lidhura me grupin që kur nisi një sulm ndaj Izraelit që vrau më shumë se 1,400 njerëz.

Sanksionet e reja theksojnë rolin e Iranit në ofrimin e mbështetjes financiare, logjistike dhe operacionale për Hamasin, tha në një deklaratë Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Ata përfshijnë një përfaqësues të Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. 

Sipas mediave të huaja, sanksionet u njoftuan pasi Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo udhëtoi për në Londër për të mbështetur mbështetjen nga Britania, një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës, për përpjekjet për të shkurtuar fondet për Hamasin, të cilin të dy vendet e konsiderojnë një organizatë terroriste.

 

2 VITE ME PARE

KUSHTI i 'Hamas': Armëpushim pastaj, lirimi i pengjeve

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Gaza

GAZA- Hamasi ka vënë një kusht sipas të cilës thotë se nuk mund të lirojë pengjet e kapur gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit derisa të arrihet një armëpushim, shkruajnë mediat e huaja. 

Izraeli i ka kërkuar Rusisë që të dëbojë delegacionin vizitues të Hamasit, duke e quajtur ftesën e tyre në Moskë të mjerueshme.  Më herët të enjten, përfaqësuesit iranianë dhe të Hamasit mbërritën në Moskë për të zhvilluar bisedime për herë të parë në tre javë që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Hamas tha se delegacioni i tij në Moskë theksoi të drejtën e popullit palestinez për t'i rezistuar Izraelit me të gjitha mjetet e mundshme. Në një deklaratë, lëvizja shtoi se delegacioni i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbajë përgjegjësi për "gjenocidin" e kryer nga Izraeli.

Delegacioni i kryesuar nga Musa Abu Marzouk, kreu i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të grupit, u takua me zëvendësministrin e jashtëm rus Mikhail Bogdanov në selinë e ministrisë së jashtme ruse në Moskë.

2 VITE ME PARE

'Nuk janë përfshirë ende në numrin e të vdekurve'/ Raporti i OBSH-së: Rreth 1000 trupa ende nën rrënojat e Gazës

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Gaza

IZRAEL- Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zbulohet se  rreth 1000 trupa të paidentifikuar janë ende të varrosur nën rrënojat në Gaza, të cilat ende nuk janë përfshirë në numrin e të vdekurve.

“Ne gjithashtu marrim këto vlerësime se ka ende 1000 njerëz nën rrënoja, të cilët ende nuk janë identifikuar”, tha Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me numrin e të vdekurve në Gaza. Ai nuk ka specifikuar burimin, shkruajnë mediat e huaja.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 7000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse ndërkufitare ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor. 

2 VITE ME PARE

Koordinatorja humanitare e OKB-së: Tetë kamionë të tjerë me ndihma humanitare pritet të kalojnë në Gaza

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Gaza

GAZA- Zhvillime të reja nga lufta Izrael-Plaestinë. 'Al Jazeera' raporton e se 8 kamionë të tjerë që transportojnë ushqime, ilaçe dhe ujë pritet të kalojnë në Gaza. Lajmi është bërë i ditur nga koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze Lynn Hastings. 

“Kemi dërguar 74 kamionë. Ne presim rreth tetë të tjerë sot”, u tha gazetarëve në Gjenevë, Lynn Hastings, koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze.

Kalimi kufitar i Rafahut midis Egjiptit dhe Gazës është hapur për të lejuar një sasi të vogël ndihme dëshpërimisht të nevojshme për palestinezët me mungesë ushqimi, ilaçesh dhe ujë në territorin që është nën një rrethim nga ushtria izraelite.

Izraeli thotë se dërgesat e ndihmave që hyjnë në Gaza nuk mund të përfshijnë karburantin, për të cilin objektet e përpunimit të ujit dhe spitalet kanë shumë nevojë për të vazhduar funksionimin. Sasia e ndihmave humanitare që hyjnë është përshkruar si një “pikë në oqean” e asaj që nevojitet. 

2 VITE ME PARE

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Hamasi po mban 229 pengje

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Izrael

IZRAEL-  Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, ka thënë se 229 persona mbahen aktualisht në robëri nga Hamasi.

Katër persona të mbajtur në Gaza deri më tani janë liruar nga Hamasi, duke mbajtur gjallë shpresat se edhe të tjerë mund të lirohen, shkruan Al Jazeera.

Një përfaqësues i Hamasit në Moskë ka deklaruar se pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk mund të lirohen, derisa të arrihet një armëpushim. Gazeta ruse Kommersant citoi Abu Hamid, një anëtar i një delegacioni të Hamasit që vizitoi kryeqytetin rus, të ketë thënë se grupit i duhet kohë për të gjetur të rrëmbyerit më 7 tetor dhe një mjedis të qetë për të përfunduar këtë detyrë. 

2 VITE ME PARE

Sulmet izraelite i vranë familjen, gazetari i 'Al Jazeera' kthehet në krye detyrës, vazhdon punën duke raportuar nga terreni (VIDEO)

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Gazetari në Gaza

IZRAEL- Një ditë më parë ai mori vesh lajmin e kobshëm të humbjes së familjes së tij nga sulmet Izraelite, por gazetari i 'Al Jazeera' me veprimin e fundit na jep mesazhine vyer se çdo fatkeqësi duhet të kthehet nga dhimbja në forcë dhe se jeta vazhdon. Wael al-Dahdouh ka vijuar me raportimin për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë edhe pse nuk janë bërë ende 24 orë nga lamtumira e fundit që i dha gruas dhe fëmijëve të tij. 

“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë. Pavarësisht dhimbjes dhe humbjes, ne u rikthyem”, tha al-Dahdouh në një video të postuar në Instam teksa falenderonte të gjithë ata që dërguan mesazhe ngushëllimi dhe duke shpjeguar vendimin e tij për t'u paraqitur në punë.

Duke folur në arabisht, Al Dahdouh tha se e kishte për detyrë që të kthehej në punë, pavarësisht nga situata. Në video-mesazhin e regjistruar sipër një çatie të një ndërteseje në qytetin e Gazës, në sfond shihet një shtëllungë tymi nga një objekt, ku u ndezën edhe sirenat e alarmit, raporton indianexpress.

Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.

“Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.

Gazetari mësoi për vdekjen e tyre në transmetimin e drejtpërdrejtë të imazheve. Imazhet e Al Dahdouh duke hyrë në spitalin al-Aqsa në Gaza për të identifikuar trupat e familjes së tij u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim dhe pikëllim në të gjithë botën.  

Lufta Izrael-Palestinë (përditësimi i fundit)

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 7,900 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 6,546 palestinezë dhe 1,400 izraelitë. 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

2 VITE ME PARE

Raporti i 24 orëve të fundit: Mbi 480 të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Izrael

GAZA- Sipas autoritetit shëndetësor të Gazës, të paktën 481 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, raporton Al Jazeera. Në total 7,028 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit, 66 për qind e tyre gra dhe fëmijë. 

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 7,900 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 6,546 palestinezë dhe 1,400 izraelitë. 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

2 VITE ME PARE

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi interes për një luftë më të gjerë

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Yoav Gallant

IZRAEL-  Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se vendi i tij nuk ka interes të luftojë me askënd tjetër përveç Hamasit.

“Ne po bëjmë luftë në frontin jugor kundër Hamasit, të përgatitur për çdo zhvillim në veri, Hezbollahu po pëson shumë humbje. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë interes të zgjerojmë luftën”, tha Yoav Gallant duke iu përgjigjur nëse ekzistonte mundësia e një konfrontim me Iranin.

I pyetur për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës, Gallant tha se nuk ishte “larg”, raporton Sky News. Izraeli deri më tani ka frenuar ofensivën e pritshme tokësore, me presion nga udhëheqësit perëndimorë për të pritur derisa të lirohen më shumë pengje. 

2 VITE ME PARE

Von der Leyen: BE do të ndajë 50 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare për banorët e Gazës

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Von der Leyen

GAZA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian do të ndajë 50 milionë euro të tjera për ndihmë humanitare për banorët e Rripit të Gazës, që vuajnë nga konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez HAMAS, shkruan TASS.

Ajo u tha gazetarëve pas ditës së parë të samitit të BE-së në Bruksel se do të nënshkruhet një kontratë në vlerë prej 40 milionë eurosh me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Dhjetë milionë euro do të ndahen për të financuar shpërndarjen e ndihmës nëpërmjet Egjiptit. Von der Leyen përsëriti se Bashkimi Evropian ka ndarë tashmë 75 milionë euro për këtë qëllim që nga fillimi i konfliktit.

Sipas burimeve të shumta diplomatike, një numër shtetesh të BE-së këmbëngulën në një thirrje të drejtpërdrejtë për një armëpushim, por samiti nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje.

2 VITE ME PARE

SHBA godet 2 objekte të lidhura me milicitë e mbështetur nga Irani në Siri

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA po kryen sulme ajrore duke synuar dy objekte të lidhura me milicitë e mbështetur nga Irani në Sirinë lindore, pas një serie sulmesh me dronë dhe raketa kundër forcave amerikane në rajon.

Në deklaratë thuhet se objektet janë përdorur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe grupet e lidhura me to, shkruan CNN.

Sulmet, të kryera nga një palë avionë luftarakë F-16 duke përdorur municione të drejtuara me saktësi, shënjestruan një objekt magazinimi të armëve dhe municioneve në Abu Kamal pranë kufirit midis Sirisë dhe Irakut. 

Administrata Biden ka kryer sulme kundër milicive edhe më parë, por në një kohë tensionesh të mëdha, SHBA po kërkon t'i dërgojë një mesazh të fortë Iranit dhe milicive që të mos përshkallëzojnë sulmet e tyre dhe të ndezin një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Rajoni është në avantazh ndërsa  lufta Izrael-Hamas , e cila u shkaktua nga sulmi brutal terrorist i Hamasit më 7 tetor, vazhdon.

2 VITE ME PARE

Biden paralajmëron Iranin që të mos vërë në shënjestër trupat amerikane në Lindjen e Mesme

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ku paralajmëron Teheranin që të mos vërë në shënjestër personelin amerikan në Lindjen e Mesme, tha Shtëpia e Bardhë të enjten pas një vale sulmesh ndaj forcave amerikane në rajon.

"U dërgua një mesazh i drejtpërdrejtë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në një konferencë shtypi, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Mesazhi përbën një rast të rrallë që presidenti amerikan i drejtohet drejtpërdrejt udhëheqësit suprem të Iranit.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e të paktën 1400 personave, kryesisht civilë.

Rreth 900 trupa shtesë amerikane janë nisur drejt rajonit ose kanë mbërritur atje për të forcuar mbrojtjen ajrore për të mbrojtur personelin amerikan mes një vale në rritje të sulmeve nga grupet e lidhura me Iranin, tha Pentagoni duke shtuar se trupat amerikane janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së kaluar.

Të mërkurën, Biden tha se kishte paralajmëruar ajatollahun se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin nëse forcat amerikane vazhdojnë të vihen në shënjestër, por nuk tha se në ç’mënyrë ishte dërguar ky mesazh./VOA

2 VITE ME PARE

'Burokraci e çmendur'/ Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së: Kontrollet e kamionëve, po ngadalësojnë rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza

LUFTA/ Avionët ushtarakë amerikanë sulmojnë Sirinë!
Kamion

Drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, (WFP) Cindy McCain tha se kontrollet tepër të rrepta mbi kamionët në kalimin Rafah nga Egjipti në Gaza po ngadalësonin rrjedhën e ndihmave humanitare. 

“Burokracia është çmenduri. Ne duhet të marrim një sasi të madhe me ndihma me kamione. Kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në Gaza, në mënyrë që të mund të sigurohemi që njerëzit të mos vdesin nga uria, sepse kjo është ajo që po ndodh", tha ajo. 

Kalimi i Rafahut, i cili kontrollohet nga Egjipti dhe nuk kufizohet me Izraelin, është bërë pika kryesore e shpërndarjes së ndihmave që kur Izraeli vendosi një rrethim total të Gazës si hakmarrje për një sulm nga militantët e Hamasit nga brezi bregdetar më 7 tetor, shkruan Reutes. 

 

thierry bode

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta