LIVE UPDATES
Bota

Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme/ Rritet urrejtja mes izraelitëve dhe palestinezëve

Në Bregun Perëndimor filluan protestat. Përplasjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve lanë disa të vdekur. Për herë të parë në pothuajse 20 vjet, avionët izraelitë sulmuan një qytet në Bregun Perëndimor.

26 Tetor 2023, 20:54 Nga f.i
Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme/ Rritet urrejtja mes
foto ilustruese

IZRAEL- Viktimat, që kanë arritur me mijëra, vazhdojnë të shtohen dhe imazhet tragjike nga të dyja palët e konfliktit të Gazës po qarkullojnë në mediat sociale palestineze dhe izraelite, duke shtuar urrejtjen reciproke, e cila po rrënjoset më thellë ndërsa konflikti thellohet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, bisedoi me njerëz nga të dyja palët, në Izrael dhe në territoret palestineze.

Dhuna ka qenë e pandalur ndërsa avionët luftarakë izraelitë bombardojnë Gazën dhe Hamasi vazhdon të godasë me raketa Izraelin. Në Bregun Perëndimor filluan protestat. Përplasjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve lanë disa të vdekur. Për herë të parë në pothuajse 20 vjet, avionët izraelitë sulmuan një qytet në Bregun Perëndimor.

Në kufirin me Libanin, dhuna gjithashtu po rritet, duke i shtuar shqetësimet se një luftë e re mes Izraelit dhe Hezbollahut është gati për të filluar. Qeveria izraelite publikoi video ku duken pamjet e filmuara nga kamera që mbante në trup një militant i Hamasit, ndërsa qëllonte me armë ndaj një automjeti civil, si dhe pamjet nga kamera brenda makinës. Zëri i Amerikës nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e videos.

Informacionin i pafiltruar dhe ndonjëherë i rremë ushqen urrejtjen e dyanshme që po bëhet më intensive dhe më e rrënjosur tek njerëzit nga të dyja anët e këtij konflikti.

“Këta fëmijë që shikoni, këta katërnjakë, prindërit e tyre pritën 16 vjet që t’i kishin; tani janë vrarë. Çfarë i bënë këta fëmijë Izraelit?”, thotë Nadoosh Mohamed, banore në Ramallah.

Mohamad jeton larg Gazës, në një shtëpi të rehatshme në Ramallah. Ajo thotë se do të preferonte të kishte vdekur se sa të shikonte gjërat që i shfaqen në telefon çdo ditë. Pasi i ke parë këto, thotë ajo, është e pamundur të mendosh për të jetuar në paqe me një izraelit.

“Jemi ndryshe nga ata. E pamë trajtimin e Hamasit ndaj fëmijëve dhe trajtimin e Izraelit. Ajo çfarë thanë për djegien e fëmijëve nuk është e vërtetë. Hamasi i trajton pengjet shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo e ka fjalën për një video të publikuar nga grupi militant Hamas, të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e konsideron grup terrorist. Në video pretendohet se Hamasi kujdeset mirë për fëmijët izraelitë që ka marrë peng. Përmbajtja e videos nuk është e verifikuar. Prej disa ditësh, rrugët e qytetit Ramallah janë mbushur me njerëz që protestojnë kundër sulmeve izraelite në Gazë.

Në komunitetet izraelite pranë kufirit me Gazën, jeta pothuajse është ndalur. Në Ashkelon, qyteti më i madh pranë Gazës, janë të paktë njerëzit që dalin në rrugë. Sirenat nuk bien më aq shpesh sa në fillimin e luftës, por raketat vazhdojnë të vijnë nga Gaza me objektiv këtë qytet izraelit.

Përgjatë molit dikur plot me lëvizje, tashmë vetëm pak njerëz shfaqen në pasditen me diell. Pas disa ditësh të mbyllur në shtëpi, Yana vendosi të dalë për një ecje së bashku me të dashurin e saj, Nikolay. Realiteti i tyre është krejt i ndryshëm nga i zonjës Mohamed, por çuditërisht tingëllojnë të ndërlidhur me urrejtjen që shprehin.

“Treguan videot e ushtarëve të marrë peng, të fëmijëve që i nxjerrin nga makinat; përdhunuan vajzat në sheshet e Gazës. Nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes tyre. Janë të një lloji”, thonë Yana Ikonnikov.

Ashtu si Mohamed, edhe Yana nuk mendon se do të jetë ndonjëherë e mundur, që izraelitët dhe palestinezët të bashkëjetojnë pas këtyre që ndodhën.

“Nuk mund të jetohet me ta në paqe. Në fund do të na vrasin. Ata i mësojnë fëmijët në shkolla se ne jemi armiqtë e tyre”, thotë ajo.

Yana e ka fjalën për videot që ka parë në mediat sociale ku pretendohet se shfaqen pamje në shkollat palestineze, ku fëmijët mësohen që t’i shohin izraelitët si armiq. Edhe ato pamje nuk janë të verifikuara. Izraelitët dhe palestinezët janë rritur në një kulturë urrejtjeje dhe mosbesimi reciprok. Shumë njerëz nga të dyja anët e kësaj tragjedie, e shohin vdekjen dhe shkatërrimin, më shumë se ndonjëherë më parë, si zgjidhjen e vetme./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet