4 Tetor 2022, 07:26
Nga A.B
Elon Musk
SHBA- Miliarderi Elon Musk u ka bërë thirrje përdoruesve të Twitter që të votojnë pro ose kundër propozimit të tij për t'i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë kur mbështet Ukrainën.
"Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?" ishte pyetja e shtruar nga Zelensky, duke ofruar dy opsione: ai që mbështet Ukrainën apo ai që mbështet Rusinë?
Musk, njeriu më i pasur në botë, propozoi mbajtjen e referendumeve në katër rajonet e Ukrainës - të cilat Rusia njoftoi javën e kaluar t'i aneksojë - me kusht që vëzhguesit e OKB-së të mbikëqyrin procesin. Referendumet e mbajtura në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson u dënuan nga Kievi dhe Perëndimi si "të paligjshme" dhe "shtrënguese".
“Rusia po largohet nëse ky është vullneti i popullit”, ka shkruar Musk.
Shefi i Tesla-s propozoi që Krimea të cilën Moska e kapi dhe e aneksoi në vitin 2014 – të njihet si pjesë e Federatës Ruse, që të garantohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe që Ukraina të mbajë një qëndrim neutral. Ai u kërkoi përdoruesve të Twitter të votojnë "po" ose "jo" për propozimin e veçantë.
“I dashur Elon Musk, kur dikush tenton të vjedhë rrotat e Teslës suaj, ata nuk e zotërojnë ligjërisht makinën apo rrotat. Edhe nëse pretendojnë se e kanë votuar. Thjesht po e përmend”, komentoi presidenti lituanez Gitanas Nausenda.
elon musk volodymyr zelenskyy
Bota
3 Tetor 2022, 23:32
Foto Ilustruese
ZVICËR- Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet në një raport të...
Bota
3 Tetor 2022, 21:56
e.k
Foshnja 10 muajshe
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda që tregojnë foshnjëm 10 muajshe të vrarë nga b...
Bota
3 Tetor 2022, 21:53
e.k
Uragani Ian
SHBA- Shkon në 88 numri i viktimave të shkaktuara nga uragani Ian në Florida. Këtë e bën të ditur CNN duke c...
Bota
3 Tetor 2022, 21:30
e.k
Foto ilustruese
UGANDË- Djali i Presidentit të Ugandës, gjeneral Muhoozi Kainerugaba, i ofroi Giorgia Melonit 100 lopë. Në rrjetet...
Bota
3 Tetor 2022, 21:24
e.k
Elon Musk
SHBA- Më shumë se gjashtë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë , Elon Musk ka “paraqitur” plani...
Bota
3 Tetor 2022, 20:13
e.k
Nëndetësja bërthamore “Belgorod”
RUSI- Vladimir Putin mund të ketë nxjerrë “përbindëshin n&...
Bota
3 Tetor 2022, 19:30
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Më 30 shtator, një i ri që qëndronte në një hotel në fshatin Kassandra raportoi se gjeti një...
Bota
3 Tetor 2022, 19:31
e.k
Peter Stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thirrur në një “mënyrë të koordinuar” ambasadorët rusë në ven...
Bota
3 Tetor 2022, 19:22
e.k
Palët duke diskutuar
AZERBAJXHAN- Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë zhvilluar bisedime në Gjenevë p...
Bota
3 Tetor 2022, 18:49
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Një hetim i kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe programi i transmetuesit publik amerikan PBS, ‘...