LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael – Hamas rrit frikën për armiqësi në SHBA

Tensione të tilla për mundësi krimesh kundër hebrenjve dhe myslimanëve shpërfaqen sa herë që shpërthen ndonjë konflikt në Lindje të Mesme dhe sa herë vriten apo merren pengje amerikanët.

21 Tetor 2023, 11:09 Nga I.A

Lufta Izrael – Hamas rrit frikën për armiqësi në SHBA

GAZA- Sulmi vdekjeprurës me thikë në Illinois, kërcënimi me armë zjarri drejt protestuesve në Pensilvania, vandalizmi në sinagoga dhe përçmimet e stafit në një restorant palestinez, janë duke e rritur frikën se lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit mund ta shtojë numrin e akteve të dhunës në Shtetet e Bashkuara. Tensione të tilla për mundësi krimesh kundër hebrenjve dhe myslimanëve shpërfaqen sa herë që shpërthen ndonjë konflikt në Lindje të Mesme dhe sa herë vriten apo merren pengje amerikanët.

“Ne përballemi me kërcenim të dyfishtë për komunitetet besimtare amerikane”, ka thënë Brian Levin, drejtor i Qendrës për Studime të Ekstremizmit dhe Urrejtjes në Universitetin e Kalifornias, San Bernardino.

Ndonëse është shumë herët për të vendosur nëse krimet kundër myslimanëve dhe kundër hebrenjve janë rritur përgjatë luftës, krimet me bazë urrejtje janë rritur në SHBA vitin e kaluar. Në raporton vjetor të lëshuar më 16 tetor, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka vlerësuar se krimet e bazuara në urrejtje janë rritur për 7 për qind, përkatësisht 11.634 raste më 2022, në krahasim me vitin paraprak.

Me 1.124 incidente, sulmet kundër hebrenjve kanë qenë të dytat më të shpeshta që janë raportuar, pas rasteve kundër amerikanëve me ngjyrë. Sipas raportit, janë regjistruar 158 incidente të raportuara kundër myslimanëve dhe 92 raste kundër arabëve.

Megjithatë, organizatat e shoqërisë civile besojnë se edhe para sulmeve të Hamasit në Izrael, të dhënat për krime nuk e kanë reflektuar realitetin, për shkak të mungesës së të dhënave të departamenteve policore lokale dhe frikës së brendshme në mesin e popullsisë myslimane, ka thënë Robert McCaw, drejtor për çështje qeveritare në Këshillin për Marrëdhënie Amerikano - Islamike.

Më 2021, Instituti Othering & Belonging i Universitetit Berkeley, e ka publikuar një studim, sipas së cilit 85 për qind e atyre që kanë qenë subjekte të islamofobisë, kanë thënë se nuk i kanë raportuar rastet te autoritetet.

“Numri i vërtetë mbetet të mësohet”, ka thënë McCaw.

Në një prej incidenteve më shqetësuese, një qiradhënës në Illinois, është akuzuar ditë më parë se e ka sulmuar me thikë një qiramarrëse palestinezo-amerikane dhe djalin e saj, dhe dyshohet se arsyeja ka qenë pse ata i përkisnin besimit islam.

Si pasojë e sulmit, djaloshi gjashtëvjeçar ka vdekur dhe nëna është plagosur.

Sherifi policor, prokurorët dhe familjarët, kanë thënë se djaloshi dhe nëna e tij janë shënjestruar pse kanë qenë myslimanë.

Më specifikisht, prokurorët kanë thënë se qiradhënësi ka qenë “i zemëruar… për atë që ka ndodhur në Jerusalem” dhe gruaja e tij i ka thënë policisë se burri i saj është frikësuar se ata do të sulmoheshin nga njerëzit me prejardhje prej Lindjes së Mesme.

Në Pensilvani, një burrë është akuzuar për frikësim në baza etnike, pasi policia ka thënë se ai ia ka drejtuar armën një pjesëmarrësi të marshit pro-palestinez afër Kongresit amerikan, të premten.

Në Boston, fjala “nazistë” është shkruar në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore Palestineze për Paqe.

“Ka shumë gjëra për t’u frikësuar. Ekziston shumë ankth dhe paraqartësi në gjithçka që është duke ndodhur”, ka thënë Abed Ayoub, drejtor ekzekutiv për Komitetin amerikano-arab kundër diskriminimit.

Ai ka thënë se grupi i ka pranuar më shumë se 100 raportime, përfshirë ngacmimet, kërcënimet, frikësimet dhe sulmet fizike.

“Është përkujtues i madh i ditëve të para pas sulmeve të 11 shtatorit, kur njerëzit nuk kanë dashur të dalin jashtë, nuk kanë dashur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë”, ka thënë ai.

“Ata janë të shqetësuar vetëm pse janë në ambiente publike”.

Në Dearborn të Miçiganit, ku gjendet numri më i madh i myslimanëve për kokë banori, liderë të komunitetit dhe liderët fetarë janë takuar jashtë departamentit policorë të vendit.

Në këtë qytet janë regjistruar disa kërcënime ditëve të fundit, përfshirë ato të një burri të akuzuar pse ka pyetur në rrjete sociale, nëse dikush dëshiron t’i bashkohet për t’i përndjekur palestinezët.

“Ne duhet ta kuptojmë që këto çështje që po ndodhin jashtë shtetit, nuk janë vetëm jashtë shtetit, shumë gjëra lidhen edhe me këtu”, ka thënë Imran Salha, imim i Qendrës Islamike të Detroidit.

Historikisht, krimet kundër hebrenjve janë rritur sa herë ka pasur konflikte izraelito-palestineze, ka thënë Levin, profesor në Kalifornia. Në mars të vitit 1994, ka pasur rritje të krimeve me bazë urrejtjeje kundër hebrenjve, prej 79 në 147, një muaj pasi një ekstremist amerikano-izraelit ka shtënë me armë kundër palestinezëve myslimanë në një xhami, ka thënë ai, duke i cituar statistikat e FBI-së.

Në tetor të vitit 2000, krimet me bazë urrejtjeje kundër hebrenjve në Shtetet e Bashkuara janë rritur nga 81 në 204, në krahasim me muajin para se të ndodhte një seri protestash të dhunshme në fshatrat arabe në veri të Izraelit. Levin e ka vërejtur një trend të ngjashëm të maj të vitit 2021, sidomos në qytetet me popullsi të konsiderueshme hebreje, sikurse Nju Jorku dhe Llos Angjellesi.

Javën e kaluar në Kaliforni, disa fletushka që kanë përhapur retorikë kundër hebrenjve, janë përhapur nëpër lagje dhe nëpër makina. Në Fresno, policia ka thënë se një burrë është i dyshuar për thyerje dritaresh dhe lënie të një shkrese kundër hebrenjve në një furrë buke, dhe është “person me interes” për vandalizim të një sinagoge lokale.

Julie Platt, drejtore e Federatës së Hebrenjve të Amerikës Veriore, ka thënë se sinagogat dhe qendrat e komunitetit hebrej në SHBA, i kanë forcuar kushtet e sigurisë.

“Mendoj se qëllimi kryesor është që të na terrorizojnë në aspektin psikologjik”, ka thënë ajo.

“Për aq kohë sa nuk dëgjoj për kërcënime shumë konkrete, besoj se duhet ta vazhdojmë jetën”.

Shumë amerikano-palestinezë të intervistuar së fundi në Bruklin, në një lagje me popullsi të madhe arabe, kanë thënë se atmosfera ka qenë e tensionuar në javën e fundit.

Jumana Alkaram ka thënë se ajo personalisht nuk është kërcënuar, mirëpo që “e di që nëse dal me flamurin palestinez në dorë, do të isha kërcënuar. Sepse shumica e mbështet Izraelin dhe nuk e kanë pamjen e plotë se çfarë është duke ndodhur në Gaza”.

Në qytetin e Nju Jorkut, restoranti palestinez, Ayat, është detyruar ta mbyllë linjën telefonike, pasi ka marrë vazhdimisht kërcënime, sipas pronarit, Abdul Elenani.

Në hyrje të restorantit është murali i një palestinezi duke qarë dhe në menu janë thirrjet “jepni fund pushtimit”.

Të premten, një burrë ka hyrë në dhomën kryesore dhe ka bërtitur “terrorist”, mbrapa shpinës së Elenanit.

Megjithatë, ky akt është tejkaluar me mbështetjen që ai e ka pranuar nga fqinjët, shumica prej të cilëve janë hebrenj dhe e ndajnë vizionin e njëjtë për minimizim të vdekjeve civile, ka thënë ai.

“Në Nju Jork ne jetojmë të gjithë bashkë, punojmë bashkë, rritemi bashkë”, ka thënë Elenani.

“Ne të gjithë duam që të ndalet kjo dhunë”.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën