LIVE UPDATES
Bota

Vulovic: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie

Çfarë pret ekspertja e Evropës Juglindore në Fondacionin gjerman Shkenca dhe Politika, Marina Vulovic nga vizita e emisarëve të Quint-it në Prishtinë dhe Beograd?

21 Tetor 2023, 08:34 Nga I.A
Vulovic: Asociacioni kërkon kushte të përshtatshme sigurie
Marina Vulović

Deutsche Welle: Të shtunën, të dërguarit e shteteve të Kuint-it udhëtojnë në rajon për të ndërmjetësuar sërish mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë prisni nga bisedimet?

Marina Vuloviç: Pres që të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë dhe Kosovës për t'u kthyer në dialog dhe për të punuar në implementinmin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Ky është shansi i fundit për implementim, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE dhe SHBA, të cilat mund të ndryshojnë prioritetet e Perëndimit në Ballkan. Megjithatë, edhe Serbia do të mbajë zgjedhje në dhjetor, që është një tjetër taktikë shtyrjeje. Fatkeqësisht, nuk llogaris se  Marrëveshja e Brukselit/Ohrit do të zbatohet së shpejti.

DW: Shumë u shpresua se këtë vit mund të arrihet përparim për shkak të situatës gjeopolitike, bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së, BE-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit. Në vend të kësaj, vetëm këtë vit ka pasur disa përshkallëzime të situatës. fillimisht protestat e majit me disa të plagosur rëndë dhe në shtator sulmi ndaj policisë. Cili është shpjegimi juaj për këto hapa prapa?

Vuloviç: Këto regresione ndodhin sepse Serbia nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, pasi kjo do të nënkuptonte një njohje de facto të Kosovës. Po ashtu, Kosova nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika e destabilizimit të mëtejshëm dhe instrumentalizimit të Asociacionit nga Beogradi. Veprimet destabilizuese në veri të Kosovës e heqin vëmendjen nga trajtimi i çështjeve thelbësore, si njohja reciproke.

DW: Pas sulmit të Banjskës, më 24 shtator, Kosova ndihet e pasigurt dhe preferon të investojë më parë në sigurinë e saj sesa në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, së cilës tashmë nuk i beson. Nga ana tjetër, Vjosa Osmani shpreh dëshirën për një ridizajnim të dialogut. A është kjo një kërkesë e realizueshme? 

Vuloviç: Një ridizajnim i dialogut mund të përfshijë një qasje më të ekuilibruar të BE-së në negociata. Këtu hyn rivlerësimi i masave aktuale ndëshkuese kundër Kosovës dhe marrja e masave të reja kundër Serbisë. Duhen krijuar kushtet e përshtatshme politike dhe sigurie për formimin e Asociacionit. Pa këto kushte, është e vështirë të imagjinohet se si mund të krijohet ky asociacion pa u instrumentalizuar nga Serbia për qëllime politike.

DW: Nëse do të ketë një ridizajnim të dialogut, sa gjasa ka që Perëndimi të përmbushë dëshirën e Kosovës për të mos krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe në veri të vendit?

Vuloviç: Unë mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, edhe me një qasje më të balancuar. Asociacioni shërben si nxitje për serbët që të integrohen në strukturat shtetërore të Kosovës. Pa të, e kam të vështirë ta imagjinoj se serbët do të pranonin të integroheshin. Në të njëjtën kohë, një qasje më e balancuar e BE-së përfshin edhe ushtrimin  e presionit ndaj Serbisë për të lejuar një përfaqësim më të mirëfilltë të serbëve të Kosovës në jetën politike të vendit.

DW: Komisioni i BE-së prezantoi në samitin e Tiranës, më 16 tetor 2023 një plan rritjeje për të nxitur bashkëpunimin në vendet e Ballkanit Perëndimor. A mendoni se ky plan do të ketë efektin e dëshiruar?

Vuloviç: Ky plan mund të ketë efekt vetëm nëse ka një vazhdimësi të politikave në periudhat e ardhshme legjislative të BE-së. Nuk e dimë nëse komisioni i ardhshëm do të vendosë një theks të madh te zgjerimi. Për më tepër, udhëheqja e disa vendeve në rajon, si Serbia, nuk do të përfitonte nga reformat e nevojshme për t'u bashkuar me tregun e përbashkët të BE-së ose me BE. Mendoj se do të ketë vende më të përkushtuara ndaj reformave dhe vende më pak të përkushtuara ndaj tyre. Por është një shenjë e mirë që duket se ka një dinamikë të re në procesin e zgjerimit përmes aksesit të diferencuar dhe të shkallëzuar në fondet  e BE-së.

DW: Ndërsa krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor u takuan në Samitin e përvjetshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç,  ishte në Kinë ku u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin. A përbëjnë këto marrëdhënie të Serbisë me  Rusinë një rrezik për sigurinë në Ballkan? 

Vulovic: Lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë jashtëzakonisht problematike, por unë mendoj se Serbia ka probleme më të mëdha, siç janë hapat prapa në demokraci, në sundimin e ligjit, kufizimet e lirive të medias etj. Regjimi aktual në Serbi është kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal. 

DW: Nëse është kështu, përse BE e ka kaq të vështirë të sanksionojë Serbinë? 

Vuloviç: Sepse regjimi aktual në Serbi është mbështetur edhe nga BE-ja në të kaluarën dhe aktualisht ka shtete anëtare të BE-së si Hungaria që e bëjnë më të vështirë arritjen e një vendimi unanim në Këshillin e BE-së për masa ndëshkuese kundër Serbisë. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e ardhshme në BE janë kaq të rëndësishme: Nëse opsionet politike të krahut të djathtë në BE forcohen ose së paku janë në gjendje të formojnë qeveri, ka të ngjarë të kemi një pozicion edhe më të butë ndaj Serbisë në të ardhmen. Por ka të paktën masa nga Komisioni Evropian që mund të vendosen pa unanimitetin e Këshillit, si ato që kanë të bëjnë me shkurtimin e projekteve të financuara nga IPA. Duhet të vendosen disa masa kufizuese, në mënyrë që të dërgohet një sinjal se politika zbutëse e BE-së ndaj Serbisë ka një fund. Me çdo masë ndëshkuese është e rëndësishme që të preket regjimi, dhe jo qytetarët e Serbisë, sepse opinioni publik është i polarizuar dhe regjimi mund t'i kthejë masat ndëshkuese në një narrativë antiperëndimore, të cilën e ka nxitur vetë në diskutimet publike të brendshme për vite me radhë.

DW: Serbia është para zgjedhjeve të reja. Sa gjasa ka që të ndryshojë raporti i forcave, dhe në cilin drejtim mund të shkonte ky ndryshim? 

Vulovic: Ka pak gjasa që opozita të fitojë, por shanset e saj patjetër do të rriteshin, nëse do të dilnin të bashkuar, në një listë të përbashkët. Partitë e opozitës kanë një shans shumë të mirë për të arritur një rezultat kërcënues për partitë në pushtet, nëse qëndrojnë së bashku. Edhe nëse nuk fitojnë, por arrijnë një rezultat prej 30 deri në 40 për qind (siç sugjerojnë disa sondazhe të fundit), do të ishte një sinjal i mirë për opinionin publik serb se ndryshimi është i mundur. Me një rezultat të tillë, ata do të kishin më shumë zë në Parlament dhe në media dhe do të mund të kundërshtonin narrativat dominuese të partive në pushtet përpara zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse mund të jenë vala e parë e ndryshimit politik në Serbi, por vetëm nëse bashkohen partitë opozitare. 

Marrë nga DW

marina vuloviç aleksandar vuçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj